Rama: Ne mundëm Saliun, pse do blejmë vota për të mundur Lulin

April 3, 2019 11:36

Rama: Ne mundëm Saliun, pse do blejmë vota për të mundur Lulin

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ju drejtua deputetëve të rinj të opozitës duke i thënë se janë njësoj si ata që tanimë janë jashtë parlamentit dhe kërkojnë të futen sërish brenda me protesta

“Mos bëni se s’keni lidhje me ta, jeni njësoj si ata, po ambientoheni, po pres që të jeni në lartësinë e tyre përderisa jeni fut në lista. Ju anatemojnë se dolët më të zgjuar se ata, ata dolën jashtë dhe tani duan të futen brenda. Kjo është më e çuditshmja, ikën vetë tani shtyjnë policët të futen brenda.  Një pyetje që duhet bërë për të ndarë me njerëz këtë absurd është pse dolën nga parlamenti? Sepse pasi mbaruan llafet vezët dhe bojën zgjodhën të ikin në rrugë, me idenë se do merrnin zvarrë Shqipërinë.”

Rama foli edhe për zgjedhjet e 2017. Në fjalen e tij ai u shpreh se kur PS mundi Sali Berishën  kur kishte shtetin, nuk ka sesi të blejë vota për të mundur Lulzim Bashën.

Rama duket se ka injoruar edhe sekretarin e përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhin kur këtij të fundit nuk i kujtoi dot as mbiemrin.

“A ka shqiptar që beson se kur ne mundëm Saliun kur kishte shtetin, të blejmë vota për të mundur Lulin?

E mundëm Saliun bashkë me Jozefina Topallin apo Ridvan Boden. E vërtet mendoni se patëm frikë me Lulzim Bashën dhe atë Gaz…Gaz si e ka ai, Salianjin dhe Dumën?, u shpreh Rama.

l.h/ dita

April 3, 2019 11:36
Komento

4 Komente

  1. anticensurë25642654 April 3, 11:58

    ky nuk është në rregull!
    nuk është se kam pasur dyshim në këto 3 vitet e fundit,por problemi qëndron tek ajo se deri dje ruhej,nuk hante kaq shumë!!
    këto tre vejt po shton gjithnjë e më shpesh dozën e idiotëisve,agresivietetit dhe çmëndurisë!!

    Reply to this comment
  2. Nga "fitorja na fitore" April 3, 12:04

    Kujt i plasi kush “fiton”,deri sa eshte kjo gjendje,ju jeni te gjithe njesoj, Ti po tregon se prioriteti eshte pushteti,Ti po jeton ne boten endrave,populli nuk ju honeps dot asnjerin TE GJITHE SA JENI Ti thua “fitorja”. FITORJA e vetme do jete kur ju te gjithe ta lini pushtetin,

    Reply to this comment
  3. Dulla April 3, 12:37

    Loje e llogje kavaje per mediat

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku April 3, 13:48

    Pervec te gjitha budallalleqeve dhe psikopatlleqeve te Edvinit, kjo lloj gjuhe e perdorur me keta frrulat e opozites tregon qe kryesisht eshte ai palloshi qe e mban gjalle konfliktin ne parlament. Nuk kishte asnje arsye ta sulmonte me kete gjuhe “Opoziten e Re” pa e hapur mire gojen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim