Rama ftesë tifozëve të mbështesin kuq e zinjtë përballë Armenisë

October 9, 2015 16:52

Rama ftesë tifozëve të mbështesin kuq e zinjtë përballë Armenisë

Kryeministri Rama ka lëshuar ftesën për tifozerinë shqiptare të mbështesin kuq e zinjtë në sfidën përballë Armenisë të dielën në mbrëmje.

Përmes një postimi në fb, Rama shkruan se kjo është sprova e parafundit e djemve të kombëtares si në rast fitoreje, barazimi apo dhe humbje drejt ëndrrës së “Euro 2016”.

Është e (para)fundit sepse është e fundit në grup, për të shkuar direkt në Francë me një fitore dhe, në rast barazimi ose humbjeje, është e parafundit sepse Shqipërinë e pret sprova finale në playoff me të tretën e një grupi tjetër. Dhe pas dy humbjeve të minutave të fundit, të dielën në 18.00, është koha për të qenë përsëri sëbashku me Kuqezinjtë në Parkun e Kryeministrisë në përpjekjen e vështirë po aspak të pamundur, të kualifikimit direkt në Finalet e Europianit”, tha Rama.

Ftesa nuk vlen për ata që kanë ekzagjeruar në kritika ndaj ndeshjes me Serbinë.

“Kush ka shfryrë fjalë të tepërta zemërimi ndaj Kombëtares pas ndeshjes së mbrëmshme nuk është i ftuar!”, shtoi ai.
Kryeministri thotë se kush është patriot kombëtaren e do njësoj, në humbje e fitore.

Kush është kuqezi i vërtetë Kombëtaren e do njësoj kur fiton e kur humbet dhe mund të zemërohet me të vetëm kur Kuqezinjtë nuk japin gjithçka nga vetja në fushën e lojës. Por kjo deri tani nuk ka ndodhur kurrë me këtë Kombëtare, e cila shkon apo nuk shkon në Francë, është ngjitur në majën e historisë së futbollit shqiptar”, tha Rama.

October 9, 2015 16:52
Komento

1 Koment

  1. D October 10, 09:32

    Pak Shance ka qe Shqiperia te Kualifikohet Direkt.
    Nga 100% mundesi qe kishte tani ka 10-20% ,aq me keq ne ndeshjet e vendeve te treta.
    Nqs nuk i ndihmon fati ne Armeni,Shqiperia e ka te pa mundur misionin France 2016.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*