Rama fton mjekët shqiptarë nëpër botë: Thuajini Shqipërisë PO!

November 6, 2013 09:36

Rama fton mjekët shqiptarë nëpër botë: Thuajini Shqipërisë PO!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kënaqësinë e tij të ftojë mjekët shqiptarë me karrierë jashtë vendit, “të vijnë për të ndarë ide e eksperienca, projektuar hapa e jetësuar nisma, që do t’i hapin rrugë transformimit sa më të shpejtë të sistemit shëndetësor shqiptar”. “Jemi të vendosur të bëjmë të mundur, së bashku, një shërbim shëndetësor cilësor, të denjë për qytetarët tanë, suksesin tuaj dhe të nesërmen e gjeneratave të tjera. Ndaj, pres me shumë kënaqësi takimin tonë, që kalon përmes kësaj PO-je për Shqipërinë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

 

 

Thuaji po Shqipërisë

“Thuaji Po Shqipërisë!” është nisma që synon të mbledhë në Tiranë profesionistët më të mirë shqiptarë që ushtrojnë profesionin e mjekut në vende të ndryshme të botës. Për t’u njohur me sukseset që mjekët shqiptarë kanë arritur në botë dhe për t’u njohur me përvojën e tyre në funksion të përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, fton mjekët profesionistë shqiptarë që ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendit në Konferencën “Thuaji Po Shqipërisë,” që do të organizohet në dt. 22 Nëntor 2013 në Tiranë, nën e kujdesin e Kryeministrit Edi Rama. Për këtë qëllim është krijuar edhe një faqe online, ku mund të aplikohet nga të interesuarit: www.thuajiposhqiperise.org.

 

 

November 6, 2013 09:36
Komento

1 Koment

  1. BESIANA GUSHI November 6, 12:31

    DASHURI PLATONIKE EDIRAMISTE
    Ritmi i jetes ne qytete e ne fshatrat per rreth tyre, po shndron shqiptaret ne njerez te vetmuar, te pakenaqur, hunde rene e pa humor.
    Deri dje, zengjinet, pyesnin te habitur kush ishin te uriturit, kush ishin prinderit e femijeve me barkun bosh, kush nuk kishte ushqim te mjaftueshem e jetonte ne banesa te shkaterruara, kush nuk mund te kurohej nga semundjet e varferise, kush vishej me rrobat e te vdekurve te dhuruara nga misionet humanitare, kush ngrohej vetem me avullin e frymemarrjes ne dimrat e ftohte te dheut te shqipeve.
    Sot, zengjinet e rinj, ketyre pyetjeve kerkojne ti shmangen. Per ta mizerja e djeshme eshte hedhur menjane, edhe ne familjet me te vobeketa nuk mund te mungoje buka, apo veshja, apo ngrohja. Shqetesimi i tyre tashme eshte perqendruar ne tipin e ri te mangesive – ate shpirterore, miredashese familjare, frika nga semundjet qe mund ti gllaberojne, hendeqet e krijuara ne rraportet prinder femije, shkaterrimi teresor i asaj qe deri dje quhej miqesi, besnikeri, burreri, beselidhje, fqinjesi e mire, ndershmeri, pasterti morale, sinqeritet.
    E kjo lind brenda kater mureve te banesave te tyre moderne, plot komoditet e bashkekohore. Lind qe ne brishtesine e tyre te te qenurit prinder, ne humbjen e autoritetit te tyre, ne pershtatjen e tyre te forcuar te te qenurit moderne. E kjo ne fund te fundit i çon ne deshtimin e misionit per te cilin kane ardhur ne kete bote, ate vetekrijimit te tyre, te vazhdimesise se rraces se tyre, te se ardhmes.
    E ndodh qe pa pritur krijesat e tyre te shndrrohen ne prinder pa e patur kete dhunti natyrore, te burrerohen qe ne adoleshence, te forcojne ligjin e maturimit ngadalesor, ate universal natyror. E ndodh qe urat e gjakut te shkallmohen, te thyhen, te shkaterrohen pandreqshemrisht, femijet-prinder te largohen prej krijuesve te tyre pa pendese, pa ankth, pa menduar dy here, drej lirise se tyre te pa cak, te grijesuar, te mjegullt, pa perspektive.
    E flllon sundimi i vetmise, pakenaqesise, trishtimit ne kolltuqet moderne te zengjineve bashkekohore. Maturohet ne ta nje deshire e fshehte per te rimekembur ate qe vete kane shkaterruar, duke shndrruar krijesat e tyre ne femije-prinder, duke i humbur ata pergjithnje.
    Te pamunduren, te pa perterituren ne fund te fundit mundohen ta zevendesojne me ate qe moderniteti sot i afron: mediat shoqerore, ato virtuale, boshe, internetiane.
    Dhe lind keshtu idea e miqesive virtuale, çateve te pafundme, dashurive lehtegjetese, fantazive te shthurura ne boten e askusheve. Krijojne miqesi te panumurta, te brishta, pa peshe. Dhe i kerkojne ato ne modelet e fantazive te tyre tashme te semura, qe ne te shumten e rasteve per vete oqeanin e pafund te botes internetiane edhe i konkretizojne ne personazhe reale, te kontaktueshem, jetesore.
    E te paret qe bien ne kete rrjet te gjembezuar jane “kemishat e bardha”, mjeket e dy perdorueshem – kurues shpirterore e kurues trupore. Arrijne me fantazite e tyre te semura, ne saje te shpejtesise dhe shpeshtesise se mesazheve SMS, @-mail, videoçatore, te bombardojne predat e tyre “kemishe bardhe” me deklarata dashurie, kerkesa miqesie, duke filluar me kerkesat e vizitave mjekesore per semundje te mirefillta qe nuk kane, qe te arritjne te realizojne enderrat e dala nga truri i tyre tashme i semure.
    Dhe ndodh shpesh, qe “kemishat e bardha”, pas largimit te ketyre pacienteve kure-kerkues, te akuzohen prej tyre per avance apo dhunim. E gjenden keshtu gjithnje te ngujuar ne internet, qe as edhe Igli Totozani nuk mund ti zhngujoje me, te pasigurte, te vetmuar.
    Arrijne deri atje sa te ngaterrojne jeten reale me ate virtuale, e kane aty brenda ekranit katror, mjekun kurues te shpirtit apo trupor. Mjafton nje klik ne tastieren e konsumuar.
    Dhe Edi Rama theret “kemishe-bardhet” e shqiponjes dykrenare kudo ku jane, me nje klik nga tastiera e tij “Aple” post moderne, i therret ata per te kuruar……..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*