Rama: Nuk jemi sovranë në këtë proces

August 30, 2016 19:32

Rama: Nuk jemi sovranë në këtë proces

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se vettingu do të miratohet me votat e mazhorancës.

Sa i takon pretendimeve të opozitës, Rama tha se s’mund të ketë konsensus që bie ndesh me parimet e SHBA e BE.

Ata u detyruan t’i bashkohen konsensusit nga presioni popullor dhe i BE-SHBA. Muri i 94 votave u shemb përpara derës së SHQUP. Kemi vetëm një gjë për të bërë, të votojmë ligjin. Bëmë të gjitha përpjekjet për konsensus. Nuk mund të ketë konsensus allashqiptarçe që bie ndesh me konsensusin e SHBA-BE. Menuja e ndërkombëtarëve duhet të merret e gjitha. Në këtë proces nuk jemi sovranë të zgjedhim veç çfarë nga pëlqen nga rregullat e BE-SHBA, por duhet të përvetësojmë të gjitha normat“, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë seancës se, vettingu do t’i japë fund drejtësisë së kthyer në mall që shitet dhe blihet. Duke iu drejtuar demokratëve, Rama tha se ata që i kundërvihen reformës, kanë probleme me drejtësinë.

 

August 30, 2016 19:32
Komento

1 Koment

  1. Arben August 30, 18:58

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*