Rama: Fund piramidave financiare në arsim, studentët do të kenë përkrahjen e ministrisë

August 5, 2014 11:18

Rama: Fund piramidave financiare në arsim, studentët do të kenë përkrahjen e ministrisë

Kryeministri Rama shprehet i vendosur për t’i dhënë fund tregut të diplomave false në Shqipëri. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se pas raportit të publikuar një ditë më parë mbi ligjshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë, reforma në arsim do të vijojë me përgjegjësi kombëtare. Rama shton se studentëve të universiteteve që mbyllen do t’u jepet një mundësi e dytë nga Ministria e Arsimit.

Postimi i Ramës

RILINDJA E UNVERSITETIT KALON NGA SHEMBJA E ÇDO PIRAMIDE

Faqja e re që u çel dje me raportin publik të ligjshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë do të shkruhet deri në fund me transparencë të plotë, përgjegjësi kombëtare dhe vendosmëri ligjore e profesionale. Historia e turpshme e lulëzimit të piramidave financiare në arsim dhe tregut të diplomave false do marrë fund njëherë e mirë. Ligji do të veprojë pa asnjë tolerancë dhe organet e ligjshmërisë do të duhet të veprojnë për çuarjen para drejtësisë të të gjithë mashtruesve publikë që në shkelje të plotë të ligjit kanë grabitur prindër e studentë për vite të tëra. Studentët e universiteteve që do të mbyllen do të kenë një mundësi të dytë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Arsimit e Sportit. Bashkëngjitur lista e plotë e rezultateve të kontrollit të ligjshmërisë emër për emër.

lista e rames

 

August 5, 2014 11:18
Komento

5 Komente

  1. Ben August 5, 11:54

    Mire fund piramidave ne arsim qe jane private, por nuk po na thua gje
    per piramiden e shtepise shteterore me kryepiramidistin Fullani.
    Apo nuk asnje Information z. Rama ?

    Reply to this comment
  2. lejleku August 5, 13:24

    MOOOOOS!
    Ju ka dale ne mbrojte LULI dhe do te rreshtohen te gjithe ne radhet e partise se lavdishme te PD me ne krye ideatorin e ketij sistemi largpames dhe te dobishem per injorancen e vendit…
    C na bere more EDI !

    Reply to this comment
  3. anonim August 5, 15:13

    Perfundimisht ky njeri do ta coj vendin drejt rrenimit ,nuk jam kundra mbylljes se universiteteve qe japin diploma pa vlere per student qe nuk jane ulur asnjehere ne auditor .Ky proces duhej te realizohej ne menyre graduale qe do te donte nje periudh prej 2-3 vjetesh duke u vendosur disa standarte ligjore dhe akademike qe duhet te permbush nje universitet dhe nqs keto standarte nuk do te permbusheshin nga keto universitete atehere zoti edi ti mbyllte ato.zoti edi shikon ndonje enderr te keqe naten dhe ngrihet ne mengjes dhe thote qe do bejm keshtu .Peshku eshte qelbur nga koka ,por edi harron qe ministrja e arsimit e ka bere masterin ne nje universitet privat .

    Reply to this comment
  4. inf August 5, 15:52

    Zoti Rama
    pse nuk fole nji llaf te vogel per Guverrnarin e Bankes Made in DON SALIU.
    Apo ke lidhje dhe ti dhe rraca jote dhe shoqnija jote dhe deputet e tu pse
    Zotnija jote ED RAMA BEN ROLIN E SHURRDHIT
    TE VI TURP TURPI JU KA MBULU TY METEN SALIUN LULIN E GJITHE SORROLLOPIN E KESAJ KLIKE POLITIKE
    JU JENI PARIJA E TIRONES MIR E KA PAS THENE SHENASI RAMA QE JU DO DIGJENERONI NJI KOMB NE THEMEL DHE JA PO E BENI SI TI META SLIU DHE GJITHE SOJI JUAJ QE TRASHEGOni VRASJE DHUNIM TRADHTI DHE POSHTERSI.

    SI KA MUNDESI QE GAZETA KOMBETARE D I T A SOT PO HESHT PER KET VJEDHJE
    GALOPANTE QE PO I BEHET NJI POPULLI TE MJERE
    JAM I ZHGENJYER DERI NE PALCE NGA KJO KLIKE HAJNASH E SATRAPESH QE PO GLLABEROJNE TROJE E PASURI PARA E VOLUTE PER TU QUJTE NJI
    BORGJEZI E RE
    JU NUK JENI GJE TJETER VETEM KENI NJI EMER DHE AI ESHTE EMRI MASHTRUSA HAJDUTER E KOPUKER
    JU LUTEM GAZETA D I T A POSTONI KOMENTIN I CILI KA VETEM TE VERTETAT .
    FLM . inf……………………………………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*