Rama: Furtuna ndaj qeverisë, sepse po prekim interesa të mëdha

January 8, 2015 17:22

Rama: Furtuna ndaj qeverisë, sepse po prekim interesa të mëdha

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale shkruan se është ngritur një furtunë në gotë për të gjitha ngjarjet e fundit në vend.

“E patë se si u ngrit një furtunë në gotë me një video nga QSUT që tani na del se qenka e manipuluar?!”

E patë se si u ngrit një furtunë në gotë për një truprojë ministri që u tha “bënte lek me punësime” dhe pastaj na doli se s’kishte punësuar dot askënd, por kishte humbur edhe punën e vet për të shkuar para drejtësisë?

E patë se si u ngrit një furtunë në gotë për një “luftëtare” kundër korrupsionit që u tha se e larguam ngaqë u trembëm prej heroizmit të saj dhe pastaj na doli se qenka një abuzuese e paepur me ligjin e me detyrën shtetërore?!”

Shumë shpejt do ta shihni edhe se si, po njësoj, në gotë është ngritur dhe furtuna mbi ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë. Vetëm pak durim, sepse në këtë rast ka një hetim që kërkon kohën e vet”.

Po bëjmë reforma të thella. Po lëvizim ujëra të ndenjura e të qelbur prej vitesh. Po prekim interesa të mëdha dhe struktura të konsoliduara prej kohësh për së prapthi.

Natyrshëm kundërshtarët politikë po dalin edhe më shumë nga binarët e arsyes. Natyrshëm kundërshtarët mediatikë po hidhen edhe më lart përpjetë se zakonisht për ta bërë tra çdo qime.

Krejt natyrshëm po krijohen edhe pakënaqësi mes atyre që u është prishur një mënyrë e caktuar bashkëjetese me shtetin e me ligjin, apo mes atyre qe pas njëzet vjet zhgënjimesh i duan gjërat të zgjidhen të gjitha me shkopin magjik.

Sepse ne nuk qeverisim për pushtetin tonë, por e kemi vënë pushtetin në shërbim te interesave të kombit tonë, të vendit, të njerëzve të këtij vendi. Të fëmijëve të Shqipërisë në radhë të parë”.

Prandaj, dy gjëra janë të qarta: 1. Qeveria reagon menjëherë ndaj çdo krimi, abuzimi e shkeljeje dhe shteti në tërësi ka filluar të reagojë pas shumë vitesh paralize.2. Lajmet e furtunave që përhapen në forma deri edhe histerike duke i përfshirë shikuesit, dëgjuesit, lexuesit në vorbulla të ngritura pa analizuar e verifikuar faktet e pretenduara, duhen marrë me shumë rezervë.

Kurajo, Shqipëria po rilind dhe siç nuk ka lindje pa dhimbje as rilindje pa sakrifica e vështirësi nuk mund të ketë!”, përfundon postimin e tij Kryeministri Edi Rama.

January 8, 2015 17:22
Komento

49 Komente

  1. Lul January 8, 17:39

    Sa e veshtire eshte te prangosesh Berishe, Bashen,Imamin, boden, Fullanin, e plot mutra te tjere qe e kane kthyer shqiperin ne betej vrasjesh…..kete bej dhe i ke bere te gjitha ne te kundert ngelesh nje mashtrues i njejt me Berishen.

    Reply to this comment
    • Dulla January 9, 03:33

      Po ate godinen e ish Lidhjes se Shkrimtareve kujt ja fali Rama sepse ja ka pas vene syrin me kohe por u desh te behet kryeminister qe ta vidhte edhe kete godine sepse I duket qe ka vjedhur pak kur ishte ne bashki

      Reply to this comment
    • KULUFI January 9, 08:53

      Lexoj vazhdimisht komente te tipit:-pse nuk arreston Berishen,pse nuk cohet per gjykim Basha e me radhe.
      I kerkohet qeverise te beje ate qe nuk e ka ajo ne dore. A u dergua ne prokurori Arben Imami? Cfare beri prokuroria?
      Nese me kete sistem drejtesie, dergohen te gjithe abuzuesit me pushtetin,duke filluar nga me i vogli dhe deri te me i madhi,te jeni te bindur qe te gjithe te medhenjte do dalin pa faj. Imagjinoni per nje moment te dergohet para kesaj drejtesie Berisha. Ne te treten dite si i ndaluar do lirohet si i pafajshem. Do jene po keta qe i thone Rames fute ne burg, qe nuk do i lene fjale pa i thene se pse e nxore nga burgu. Rama(qeveria) as nuk fut dhe as nuk nxjerr njeri nga burgu.
      Prandaj,zerin e fuqishem por edhe protestat e fuqishme duhet te adresohen te Presidenti si emerues i tyre dhe para gjykatave si ekzekutore te vendimeve skandaloze per keta hajdute dhe shkeles te ligjit.

      Reply to this comment
      • Diktatori Radhes January 9, 10:39

        Protesta eshte mjeti i fundit i zemerimit popullor, dhe qe te jemi te sinqerte, deri ne kete pike kulminante nuk kemi arritur akoma. Keshtu qe per momentin do te mjaftonte sikur te gjithe ata qe e shohin realitetin me syte e ballit e jo te b…., t’a drejtonim gishtin ndaj atyre, qe me veprimet apo mosveprimet e tyre, kane lene shkas te rritet pakenaqesia tek qytetaret. Te drejtohet pikerisht nga ata qe kane ne dore gjithshka, qe do t’i hapte rrugen ndeshkimit te kokave te krimit qofshin keto edhe te skajeve me te larta. Le te bejme nje analize te thjeshte situates.

        Nese kryeministri do te ishte angazhuar seriozisht per te plotesuar nje per nje pikat e parashtruara ne programin e tij partiak, ai punen duhej t’a kishte perqendruar fillimisht me projektimin e nje reforme efikase per sistemin e kalbur te drejtesise.

        Sot, nje vit e gjysem pas ardhjes ne pushtet te koalicionit te nje prillit, dites se mashtrimeve, shumekush mund te konstatoje me lehtesi neglizhencen dhe mungesen e interesit te kesaj qeverie, per te bere te mundur kryerjen e kesaj reforme kaq te nevojshme per konsolidimin dhe zhvillimin e metejshem demokracise se nje vendi.

        Mandatit qeveritar po i afrohet gjysma e afatit, dhe deri me sot nuk eshte prezantuar per shqyrtim as edhe nje projektide e thjeshte e kesaj reforme.

        Sot askush nuk eshte ne gjendje te shpjegoje bindshem, se cfare ndryshimesh rrenjesore do te perfshije reforma baze e pranimit te vendit ne gjirin e unionit evropian.

        Sot askush nuk mund te thote me saktesi, se cilet juriste apo eksperte ligjore jane perzgjedhur per te perpiluar skemen e re te kesaj reforme. Sot askush nuk mund te thote me saktesi, se sa kohe duhet pritur akoma, qe pikat themelore te ndryshimeve te behen publike apo t’u vihen ne dispozicion te interesuarve per shqyrtim.

        Nuk eshte gje e re te thuhet, por sa per rifreskim kujtese, kjo qeveri po zhgenjen perdite e me shume elektoratin e saj, me skandalet e njepasnjeshme te ndodhura brenda kesaj periudhe te zymte per qytetaret.

        Per t’i bere nje pasqyrim real ngjarjeve me te bujshme te koheve te fundit do te duhej nje artikull i vecante, ku te renditeshin ne menyre kronollogjike te gjitha skandalet dhe deshtimet e turpshme te ketij koalicioni biznesmenesh, te interesuar vetem per te mbrojtur interesat e tyre te ngushta.

        Te kesh nga njera ane perkrahje masive dhe 84 vota pro ne parlament, dhe nga ana tjeter te zhubrosesh e te hedhesh ne kosh te plehrave “tapine e 23 qershorit” qe te fali ne dore sovrani, kjo eshte e paket te quhet mosmirenjohje. Kjo eshte sjellje hipokritesh dhe njeheresh pabesi dhe skutheri !!!

        Vota masive kunder qelbesirllekut salinist deshmoi se skutherise se propagandes mediatike te sahanlepiresve te pushtetareve i ka ikur vakti me kohe. Dogmat e tyre te rendomta s’mund te terheqin lehte pas hunde qytetaret, apo te manipulojne sipas oreksit te eproreve opinionin publik.

        Jo shume larg, por 21 qershori i ketij viti do te vertetoje dezastren e turpshme qe do te pesojne deshtaket e maviosur . Koha per t’u distancuar nga praktikat dhe avazet e rendomta te paraardhesve po u mbaron afati.

        Tik-taku i ores per ndryshim po troket me te njejten force sic trokiste ne mesin e atij qershori aq shpresedhenes per kete popull te lodhur nga marrezite e “diktatoreve te radhes”.

        Reply to this comment
  2. KingBardhyl January 8, 17:41

    Per cfare ngarje te fundit e ke fjalen more zoteri. A jane ne burg pergjegjesit e Gerdecit dhe te 21 Janarit? A jane ne burg Fullanet e Imamet? Asnje nga kriminelet me kollare nuk eshte denuar.Tregon perralla.

    Reply to this comment
  3. Eraldi January 8, 17:42

    Por c’fare lesh interesash te medha po thote ky njeri? Qe te prishes kjoska dhe te fusesh njerezit ne burg per nje kabell te varur te shtepia, qenkan interesa te medha? Ata qe kane interesa te medha i ka ne parlament, dhe asnje nga ata nuk eshte prekur qofte ne pozite apo opozite!

    Moj kasolle ku i mblodhe keta lloj delenxhinjsh.

    Reply to this comment
    • nazim January 8, 19:02

      Edi, me vjen keq por interesa te medha ti nuk ke prekur ende.

      Ti ke prekur interesat e capaculeve te vegjel qe u mesuan te jene imorale, hajdute, e te papergjegjshem ne detyre gjate sundimit shkaterrimtar te berishovicit & kompani.

      Shqupistet e PD-se po e shfrytezojne kete qe te vine perseri ne pushtet, duke u munduar ti nxsisin inatin atyre qe jane”prekur” nga rregullat qe ti po ve, per ti nxjerre ata ne demostrata sic e ka bere gjithmone dhe te krijojne kaos.

      Nqs do qe ti besh me te vertete te heshtin apo te flasin se ju preken interesat, merr ne duar pushtetin,
      shkarko gjyqtaret e saliut dhe sejmenin e tij ne parlament,
      co para gjjyqit pergjegjesit e gerdecit dhe 21 janarit,
      gjyko Imamin, lulin e company, merrjua parate qe i kane vjedhur ketij populli, dhe do ta shohesh qe atehere ne se do rrine urte apo do flasin.

      Atyre ju eshte hapur goja corap, se nuk kane me frike se do te denohen. Para kane e bejne qef e tallin b—-n me ty e me ne.

      Reply to this comment
  4. Eno January 8, 17:43

    Ata qe duhet te preken deri tani askush nuk eshte prekur as Berisha as Luli qe vodhen dhe vrane ne mes te sheshit as Fevzo e klani i tij qe vodhen e vune pasuri me reklamat Te arestosh nje truproje nuk eshte ndonje merite e madhe por reformat duhet te prekin te gjithe Duhet nderhyrje e kirurgjikale pa pare as majtas e as dhjathtas ndryshe do te deshtosh E di qe nuk degjon njeri natyrisht ske perse me degjon mua por degjoji specialistet Te tille ka kudo

    Reply to this comment
  5. Thanasi January 8, 18:00

    Shqiperia do rilinde kur drejtesia te kete fytyre tjeter nga kjo e Saliut qe ka sot or Rame. Shteti eshte DREJTESIA E PAVARUR dhe jo fjalet e tua te bukura per….tërri vërri përri. Je ber si Zogu qe kujtonte se ishte Mbret reformator meqe kopjonte ligje nga Franca si te ecnin kuajt ne rruge dhe donte tja impononte popullit me xhandare. Apo ty te duket “shtet i se drejtes” te futen ne burg njerzit e thjeshte per nje fature energjie te pa paguar dhe Sali Berisha me femijet dhe ministrat e tij te shijojne milionat e vjedhura duke te vene ty cdo dite kushte! 21 janari po afron! Apo e ke…shuar me vere te mire?

    Reply to this comment
    • era January 8, 18:25

      Furtunat ne gote do marin fund kur te dali perpara drejtesise si qe e shkateroi kombin shqiptare ,Sali berisha. Vetem atehere do te te duket puna ty dhe qeverise tende. Ndryshe sallate do jete per shume kohe.

      Reply to this comment
  6. black_lion January 8, 18:08

    Shqetesoheni ne menyre te panevojshme z. Kryeminister per fortunat ne gote qe ngrehen nga SHQUP-i. Por me kete shqetesim nuk mund te mbuloni deshtimet e qeverise tuaj, aq me teper kur jeni bashkefajtor qe ne krye te SHQUP-it jane ata qe jane.

    Reply to this comment
  7. Artur January 8, 18:24

    edhe Enveri ashtu tha Edvin, po permbysim boten e vjeter dhe do e nderojme te rene, ate do besh edhe ti, sic bere Tiranen me mijera pallate njeri mbi tjetrin, ashtu sic beri Vangjua Durresin, apo ai tjeri Vloren, apo Korcen. Sic bere lemsh policine, sic do besh lemsh drejtesine, kjo eshte e reja sipas teje. E reja me te cilen mburresh dhe njihesh jane fasadat pallateve me borja e vija te shemtuara, ashtu do besh gjithandej, dhe larot e tu therrasin “urraaaa”

    Reply to this comment
  8. charlie January 8, 18:25

    Po #Sandrrit ti bejme te fala . Ke kohe qe se ke kujtu ?!

    Reply to this comment
  9. intrigantet e saliut January 8, 18:28

    Zakonisht dhe normalisht, kur dikush perveteson mallin e te tjereve dhe vertetohet se eshte hajdut, jo vetem duhet te kthej ate qe ka pervetesuar padrejtesisht si hajdut, por edhe duhet te ndeshkohet sipas ligjit!
    Z Kryeminister, deri me sot, te gjithe kemi shikuar se jane ndaluar vetem ata qe vjedhjen e energjise e konsiderojne normale, por pas dy vitesh qeverrisje, nuk kemi shikuar asnje HAJDUT te ish qeverris tì rikthej ketij populli te shume vuajtur gjakun qe i kane vjedhur gjate ketyre dy dekadave te kesaj pseudo -”demokracie.”
    Si mund te presi ende ky popull , kur sali berisha me familjaret e tij, drejtojn, kane ne duar te tyre te gjitha istitucionet me te rendesishme te vendit, qe nga presidenca, gjykaten dhe prokurorine, prandaj sa here qe ju Z Edi Rama, shfaqeni me konferenca shtypi vizive apo virtuale, aq here edhe ne qe ju dhame voten me besim te plote , mendojme se cdo fjale e juaja , eshte thjeshte demagogji e rradhes…
    Nese ju si qeverri , nuk merrni hapa konkrete, qe ne rradhe te pare te vendosni drejtesine ne vend dhe te dergoni para ligjit pergjesit kryesor te shkaterrimit te vendit, eshte e kote , qe jo vetem te dilni duke na bindur per ”sukseset” e hajduteve te energjise , por edhe te jepni doreheqjen e menjehershme!
    Referendum mbare popullor , per te larguar bujar mehmet nishanin nga presidenca, per te larguar prokurorin e pergjithshem adriatik llallen, mikun e djalit te sali berishes, per te largua kryetarin e gjykates se larte. Nese keta horra largohen atehere mund te themi se reformat e qeverris tuaj , jane ne rruge te duhur!

    Reply to this comment
  10. JOY -72 January 8, 18:30

    bla .bla , bla ,ik mer se le nam le nuk paske kokerr sedre gjith ao gjo e gjate je po asnji gram seder nuk paske, ngele neper twiter edhe fb ik mer se nuk i ha asnji kto qe thua ti pervec atyre qe ja kane pa hjarin lepirjes tende,,,,,,,,,,,,veshtiresi do kemi per zotin deri sa mos ta shofim fytyren mas 4 vjetesh,,,,,do e bejme kete sakrifice mo ki merak se veni gjyshit me antiplum te pret edhe ty ……….!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  11. Jimi January 8, 18:43

    Edi vazhdo sic e ke nisur! vetem mos u thyej nga keto zera kunder.
    Qe opozita eshte kunder kjo tregon qe ti po ecen ne drejtimin e duhur,ndersa kritikat e bera nga mbeshtetsit, si shenje e padurimit per ti vendosur gjerat ne vendin e tyte ne kohe rekord.
    Por jo gjithcka realizohet ne praktike ashtu sic eshte parashikuar teorikisht, ashtu sic edhe thua, me shkopin magjik.
    Presim dhe shpresojme!

    Reply to this comment
  12. orli January 8, 18:46

    Edo!me keqardhje por interesave te medha deri tani(me fal per shprehjen) ju ke rruar bishtin!!!ndoshta e ke ne plan per me vone,kjo eshte tjeter gje!deri tani ndoshta nuk te ka dale koha se je marre me hajdutet e energjise(mire ke bere) mos te hame hakun per Lazaratin dhe kanabisin ne pegjithesi.Populli pret nga ti 21 Janarin dhe Gerdecin etj.tishohesh me perparesi!

    Reply to this comment
    • Qytetari January 9, 12:35

      Kur studion, ne fillim merren leksione rreth Mikroekonomise dhe pastaj rreth Makroekonomise. Keshtu edhe rilindasit e rinj te klonuar me G 99-shat, filluan me peshqit e vegjel dhe me pas do kalojne tek te medhenjte. Ka radhe puna

      Reply to this comment
  13. beni January 8, 18:52

    Zoti Kryeminister !
    Ju lutem filloni nga koka punen po nuk dolen para drejtesise kryehajdutet eshte e kote .

    Reply to this comment
  14. Emigrant SHBA January 8, 19:04

    Cilat Interesa?

    Reply to this comment
  15. antikomunist January 8, 19:11

    KESHTU FLISTE EDHE ENVER HOXHA PER ARMIQTE E BRENDSHEM DHE TE JASHTEM O EDI RAMA.

    Aq shume i u fanepsen ne gjumin e nates ARMIQTE e Kllases dhe te Partise sa filloi te mos i besoje me as Nexhmijes dhe hijes se vet. Prandaj mos i fol shqyptareve per gjera qe i kane pare, degjuar dhe provuar ne kurrizin e tyre mjeran ne Kohen e Qepes te Partise se Punes ashtu sic i cilesove do kohe me pare te persekutuarit politike te Enver Hoxhes, te cilet nuk ishin dakord me ty per festimet frenetike me LEKA borxh te 29 nentorit te ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona.

    Ne qe te shkruajme kete leter nuk jemi kundershtare dhe as ARMIQ te reformave per rivendosjen e autoritetit te shtetit ne fushat qe ka filluar qeverisja yte socialiste, nuk jemi as Opozita e Sali Komunistit dhe as ARMIKU i Kllases sipas Enver Hoxhes, ne jemi populli yt qe te votoi o Edi Rama dhe qe vuan mjaft kur shikon se po kalon nje vit dhe:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET TONA QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT DHE E SALIUT BASHKE.

    Ne jemi robt e tu o Edi Rama qe te kuptojme mire per veshtiresite per daljen nga kriza ekonomike dhe prandaj jemi gadi te falim per premtimet elektorale te pambajtura:

    – 300 mije vende te reja pune si nje Cudi socialiste ne Kohe Krize ekonomike Boterore
    – Taksa Famoze Progresive qe si Ilaci Cudiberes do te sheronte ekonomine tone kombetare
    – Shendetesi, arsim falas dhe shume mbrojtje sociale si ne PARAJSEN e BABA Marksit
    – Rritje madheshtore te GDP permes punesimit dhe investimeve nga brenda dhe jashte
    – Rilindje e Drejtesise dhe ndeshkimi i hajduteve e fajtoreve per kolapsin ekonomik

    Po t’i falim o Edi Rama te gjitha keto TOLLOMBACE elektorale sepse e kuptojme qe jane nje mision i pamundur ne situaten tejet tragjike ne te cilen ndodhet ekonomia jone, por ama ne, populli yt o Edi Rama kemi te drejte te pyesim kryeministrin qe kemi zgjedhur me kaq deshire ne 23 qershor per ndryshimin qe e prisnin te gjithe shqyptaret e ndershem:

    PO KU I KE GJETUR KETA BUDALLENJ DRU ME PRE QE PO QEVERISIN VENDIN?

    Nuk po permend per “FURTUNEN NE GOTE” te videos makaber ne spitalin me te madh te Tiranes dhe Shqypnise, sepse ky REZIL qe na paraqet ne shqyptareve si nje fis kanibal prej Afrike ZULU ne syte e Botes dhe qe sajti You Tube nga turpi e fshiu menjehere, por te kishte bere vaki ne nje vend tjeter te Botes Demokratike me shoqeri me te zhvilluar civile, do te ishte si nje “CUNAM” prej verteti per qeverine e atij vendi shoqeruar me shume doreheqje ministrash deri ne kreun e qeverise. Pran nuk po merremi me ministrin tend Beqja qe nuk e morri vesh fare kur Jozefina i vodhi votat ne Shkoder, prandaj nuk ka si te marre vesh qe Spitali Publik Nene Tereza eshte lene ne meshire te fatit dhe eshte leshuar ne doren e perdhunuesve pa frena fare meqe kjo histori te duket ordinere dhe e cileson si nje “FURTUNE NE GOTE” pak a shume sic i cilesive edhe LHL-te e Asadit qe doje te disllokoje me kaq mendjelhetesi ne vendin tone do kohe me pare. Prandaj nuk po zgjatemi ne kete rast VIDEOJE e flet pak por tregon shume. Prandaj edhe vemendjen po e cojme ne nje ceshtje me thelbesore:

    Ne nje emision TV pame dhe degjuam ministrin Ahmetaj me shume servile rreth e rrotull tij qe mburrej papushim per programe famoze partneriteti per biznesin privat ne shume fusha, por qe perseriste perseri me nje mburrje te paspjegueshme qe qeveria e tij nuk dispononte asnje LEK ne arken e shtetit per keto programe

    NE NUK KEMI LEKA AS TANI DHE AS PAS 10 VJETESH DHE AS 20 PAS VJETESH!

    degjuan dhe shiquan te gjithe ministrin Ahmetaj te deklaronte me krenari per investimet e qeverise Rama-Meta ne nje studio famoze TV te TOPIT ne oret e vona te nates.

    PO QYSH DO T’JA BEJME?

    e pyeti dikush nga salla ministrin krenar socialist te Edvinit qe nuk kishte LEKA, por qe kishte shume IDE perparimtare ne koke. Dhe ministri pa LEKA por me shume IDE famoze ne koke u pergjegj:

    KAM GJETUR NJE ILAC TE RI CUDIBERES DHE AI NUK ESHTE TAKSA FAMOZE PROGRESIVE E EDI RAMES, POR QUHET “KONCESION”

    pa spjeguar fare se ku do t’i gjente keta koncesionere qe do te hidhnin LEKAT e tyre badiava sepse ministri famoz Ahmetaj i siguronte ata qe do te vilnin fitim pas 10 vjetesh apo me falni nuk i dihet pas 20 vjetesh.

    Reply to this comment
    • Antienverist January 8, 20:35

      Antikomunist

      Lexova , me te vertet nga ju nje shkrim , qe nuk munde ti shtosh as ti heqesh as nje presje .
      Dhe eshte e veshtire te lexosh shkrime te tilla ne nje
      gazete ku jane mbledhur , Komunista dhe Rilindesa ku bejne sikur debatojne .

      Bravo per kete shkrim kaq te bukur ,
      Me keto ide Zogiste qe kishim Kohe qe nuk i lexonim .
      Vetem me Zogun shqiperia do te gjeje qetesine dhe bollekun.

      Reply to this comment
    • Rapsodi January 9, 09:36

      Ah mor antikomunisti te lumte dora!

      Per ministrin Ahmetaj, ME KEQ AKOMA, “Koncesioni” nenkupton “Privatizim” edhe i atyre pak pasurive publike qe i kane mbetur ketij kombi, qe ato LEKAT ti futen sot dhe jo mbas 10 vjetesh.
      Ne nje tjeter emision televiziv qe e kam ndjekur leshoi edhe “perlen” e rradhes, kur flitej se pasiguria e ceshtjes se prones eshte nje nder faktoret qe po pengon biznesin, duke thene se: “Tek ne pronesia e prones eshte e paqarte, por perdorimi eshte i qarte”?!
      Ministrin e financave e degjon te flasi vetem per faktin se kujt do t’ia shperndaje LEKAT qe i mori FMN dhe qe do fillojne te na kruajne mire kurrizin mbas dy vitesh qe do fillojne te paguhen interesat!
      Perse po qeveris me persona qe nuk kane lidhje me dikasteret qe mbulojne apo nuk sjellin nje platforme finaciare, ekonomike, juridike?! U ndodhen ne vendin e duhur ne momentin e duhur… Te tjeret nuk i duhen se e kundershtojne! Dhe ai qe kundershton sot quhet MISTREC!

      Reply to this comment
    • Deshtaku Radhes January 9, 14:35

      Sa here qe lexuesit do t’i duhet te perballet me tentativa pushtetaresh per te shtremberuar realitetin e hidhur per interesa te ngushta private apo partiake, eshte e nevojshme qe ketyre orvatjeve ordinere, ai t’u kunderpergjigjet me gjuhen e argumenteve bindese dhe te fakteve. Ketij qellimi do t’i sherbente me se miri aktualizimi i vazhdueshem i ngjarjeve dhe publikimi i here pas hershem i nje kronologjie te shkurter te bemave te turpshme dhe skandaloze.

      Le te perpiqemi te sjellim nje kronologji te permbledhur te disa prej skandaleve dhe bemave nga me te bujshmet te neo-komunisteve te pashprese per t’u rilindur, qysh nga dita e ardhjes se tyre ne pushtet e deri me sot. Sektori baze prej se ciles varet me se tepermi politika e nje vendi eshte ekonomia, prandaj le t’a fillojme dhe me deshtimet e dyshes problematike Rama-Meta ne kete fushe.

      Deshtimet ne fushen e ekonomise

      01.) – Blamazhi i vertete me premtimet boshe te bera gjate fushates elektorale per hapjen gjoja te 300 mije vendeve te reja te punes brenda mandatit “te fundit” qeveritar,
      02.) – Perpjekja per t’u rikthyer tek biznesi fason ne pamundesi te punesimit te militanteve partiake ne strukturat shteterore,
      03.) – Doktrina trushplarese me preteksin e krijimit te paketave favorizuese fiskale per “shoqatat e biznesit”,
      04.) – Taktika e “thithjes se kapitalit” duke i mbajtur syte gjithmone nga portofoli i konsumatorit, ku ajo qe ja vlen me shume per te permendur, eshte rritja skandaloze e çmimit te energjise elektrike. Nese ne bote rritja e cmimit te energjise me rreth 1-2% justifikohet edhe me rritjen graduale te te ardhurave te punonjesve, ne menyre qe kjo rritje te jete lehtesisht e perballueshme per ta, ne vitin e pare te qeverisjes se dyshes problematike PS-LSI pati nje rritje galopante te cmimit me rreth 20-25% perkundrejt lenies konstante te rrogave dhe te ardhurave te konsumatorit,
      05.) – Skandaloze ishte rritja e papritur e çmimit te naftes, e me pas perpjekjet per t’a mbajtur konstant cmimin e saj, nderkohe qe ne tregun nderkombetar, cmimi i nje fucie me nafte qysh nga korriku i vitit qe lame pas ka ardhur gjithnje e ne renie dhe sot pothuajse eshte pergjysmuar,
      06.) – Rritje graduale te çmimeve te produkteve ushqimore, rritje te koeficienteve te vlerave te taksave dhe atyre te tatimfitimit,
      07.) – Rritja e pashpjegueshme e cmimit te larte te leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike, po te marresh parasysh koston qesharake qe nevojitet per prerjen, stampimin dhe presimin i nje pacavureje prej kartoni…,
      08.) – Premtime boshe e te mbetura vetem ne leter per rimbursimin e fermereve, per pagesat e shlyerjes se borxhit kundrejt disa prej kompanive vertet private te qena jo ne varesi te pushtetareve,
      09.) – Premtime sa per sy e faqe per rimbursimin e qytetareve per shkak te rritjes ne vlera absurde te cmimit te energjise.
      10.) – Borxhe te pajustifikuara dhe te harxhuara kryesisht per shpenzime operative, dhe jo per te mbeshtetur ekonomine dhe njerezit ne nevoje.

      … vijon

      Reply to this comment
  16. D.Cutra January 8, 19:15

    vazhdo Edi se je ne rruge te mbare. mbrapa na ke

    Reply to this comment
  17. psy January 8, 19:26

    Te shohim se çfare gjembi do t’i hyje Bashkim Ulajt !

    Reply to this comment
  18. Vëzhguesi F. January 8, 19:34

    O zoti Kryeminister!
    Mos bjer ne batakun e mburrjeve berishiane!
    Çfare po thua mor zoteri?!
    Per çfare furtunash ne gote flet zotrote dhe per çfare suksesesh?!
    Po sa gjurme te thella ka lene politika e atij satrapit Berishe qe e kane perqafuar aq zellshem dhe kundershtaret e tij, te pakten siç jane prezantuar te tille ne fushata elektorale?!
    Çfare reformash te sukseshme ke ndermare mor zoti kryeminister?
    Dhe me cilin staf?
    Apo vetem me ministrat e rilindjes dhe administraten rreth tyre?
    Ti dhe stafi yt nuk ke guxuar te besh as te njeqinten e asaj qe beri paradhesi yt me banden e tij duke sakatuar dhe hedhur ne rruge gjithe administraten e meparshme dhe specialistet e trajnuar nga instutucionet nderkombetare me leket e taksapaguesve shqiptar duke i zevendesuar me militante dhe sejmen te hurit dhe litarit ne sherbim te kolltukut te tij, nga piramida ne baze. A e di ti mor zoti kryeminister, se pjesa dermuese e administrates ekzistuese nga piramida ne baze, jane kameleonet dhe karkalecet politike qe kane ndryshuar perkohesisht teserat e partise, nga PD ne LSI!
    Dhe qe te mos le shteg qe dikush te spekulloje, po te them nuk e kam fjalen per revansh por per drejtesi, per t’i gjetur punes njerine dhe jo servilave dhe sahanlepiresve seksere pune.
    Se ata, tashme pas tete vjetesh jane bere mjeshter vetem ne matrapazllek dhe horrllek dhe ti na thua se ke bere dhe po bene reforma?!
    Rezultati i juaj i suksesshme eshte gjuetia e sardeleve.
    Sepse furtunat ne gote nxjerrin ne siperfaqe vetem sardele.
    Ende nuk je futur ne “lume” e jo mandej ne “det” ku bredhin pa kurrfare qederi “peshkaqenet”.
    A ballafaqohesh ndonjehere me premtimet elektorale, apo ashtu e donte loja?!

    Reply to this comment
  19. info analitike January 8, 19:47

    Qyfyret e fillimvitit te Rames. Kaq te medha kane qene interesat qe ka prekur sa ai flet per furtuna ne gote. Ketij i duket vetja si Enveri saqe edhe shtepine e re e ka bere sj bunker. Nje gje harroi te na permende Naltmaldhnia e tij Rama, cilat interesa te medha ka prekur? Nga sa po ben ai po tregon se po punon ne favor te interesave te medha, edhe energjine elektrike do ta paguajne me lire.

    Reply to this comment
  20. "Horri i Bulevardit" January 8, 19:59

    Te budallepsur komentues, te infektuar nga virusi “Berisha”, u mashtruat ne vitin 90-te, ne vitin 96-te, ne vitin 2005 e ketej, por perseri kini rene pre e mashtrimit berishian.
    Per kete une besoj se ju komentues te budallepsur, nuk jeni te mashtruar nga Berisha, por jeni te infektuar keq nga virusi “Berisha”, semundje qe per fatin tuaj te keq, eshte e pasherueshme.
    I vetmi sherim per ju eshte te shkoni ne ndonje vend, ku nuk vjen gazeta dhe nuk ka vale televizive dhe interneti, qe te mos kini asnje informacion nga Berisha, perafersisht 2 deri ne 5 vjet shkeputje.
    Cdo thenie e Saliut, tek ju eshte sikur e ka thene ndonje profet dhe ju filloni lumin e komenteve, duke rene pre e shpifjeve berishiane.
    Filloni sa me shpejt kuren, qe ju kam rekomanduar me lart.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. January 8, 20:19

      Pershendetje i nderuar “Horri i Bulevardit”! Duke qene se komenti yt eshte publikuar me vone se opinioni im, çka besoj se e ke lexuar, do te thote qe sipas asaj qe shkruan kam pjese ne (per te mos thene fyerje) menyren e te drejtuarit.
      Natyrisht respektoj gjykimin por jo fyerjen! Une nuk kam levizur nga Shqiperia dhe as kam dashur dhe as dua te flas si tifoz i ndonje partie, pavarsisht paragjykimeve.
      Mua, nuk me hyne as ne zemer dhe as ne sy asnje force politike dhe politikan per hir te “fjaleve te bukura”, apo paraqitjes dhe premtimeve. Une shpreh ato qe ndjej, shoh dhe prek. Ne opinionet e mia, qe shpesh kam shprehur ne forme komentesh, ne dukje paksa te tepruara, por asnjehere nuk jam penduar per ato çkam thene me bashibuzukun berishe dhe gjithe ndjekesit e tij, pa perjashtuar kete kukullen e tij ne krye te pd-es. Por kjo nuk me pengon qe ta them te verteten dhe per keta fjaleshumet dhe pune paket, apo “trima” me fakiret dhe burracake me shkaterruesit dhe hajdutet e ketij populli, shkurt demagoget qe pretendojne se jane te majte me veprime te djathta.

      Reply to this comment
    • info analitike January 8, 20:41

      Kujdes Horri se do te mbytesh ne lumin e budallalleqeve qe shkruan. Detyre te veshtire i ke vene vetes per tu bere garant i qyfyreve te zdapit. Po na behesh si gaztori i oborrit te naltmadhnise se tij.

      Reply to this comment
    • Ali Asllani January 8, 20:43

      Horri me gjith respektin qe kam per euridicjonin tend sps te lexoj shpesh te gazeta Dita.Je gabim ..ky i gjati po ben kerdin me fukarejt..Saliu vrau, preu,vodhi ,sipas qejfit dakort..ndersa ky miku yn qe e votuam po e thur stanin qe mos dal asnji bageti nga vatha.

      Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi January 9, 03:12

      O Horr Merkeli ? Më duket se po ju anon kandari nga idealizmi me shumicë dhe nga informacioni me pakicë!? Dhe kjo po ju ndodh qysh atëhere kur e drodhët fjalën që kini dhënë për herë të tretë!? Nderime dhe pakësoje pak “shumicën” e shto “pakicën” në këtë koment? Përqafime!

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" January 9, 13:24

        Per Vezhguesi F, Ali Asllanin dhe Zaimin e paduruar, per info rakitikun, sja vlen te pergjigjesh.
        Nje dite shkaterrim eshte e barabarte me nje vit ristrukturim. Kjo eshte parazpesha e kaosit berishian me rilindjen e Edi Rames.
        Te biesh pre e asaj qe me kohe e ka instaluar Berisha, eshte thjesht nje padurim nga ana juaj.
        Cdo gje kerk8n kohen e vet dhe durim, per tu realizuar, ne qofte se kerkojme te mbetemi demokrate europiane.
        Te kritikosh eshte e domosdosshme, por sduhet dhene krah, atij qe e katandisi kete vend ne katrahure.
        Per kete une megjithe kritikat qe mund te kem, per shume gjera qe me vrasin syte, perseri bej te duruarin dhe i jap mbeshtetjen time qeverise, per nje aksion me te madh e te organizuar kunder krimit, qe kur krimi te perballet para drejtesise, te mis kete me shprese, se miqte do ti nxjerrin perseri jashte.
        Respekt per ju.

        Reply to this comment
  21. ZARELI January 8, 20:03

    PYETE NJE HERE VETEN O Z, RAMA NGA VIJME KU JEMI DHE KU DO VEMI NE VIJME NGA NJE MEGA KORUPSION KE MBI 1 VIT QE QEVERISNI KOKAT E KORUPSIONIT (jo kembet) jane si pashallare DHE BEJNE POLITIK TERE DITEN NGJARJET E 97 98 GERDECI 21 JANARI AS NJE NUK KA PESUAR GJE SI DUKET E KE HARRUAR SE CFAR KE THENE PER KETO ?

    Reply to this comment
  22. Ali Asllani January 8, 20:24

    Cke mbjell do korresh zoti Rama…ti po perdor vetem kamzhikun ndaj fukarenjve…Mos e rif gjoksin kot se asgje nuk ke per tu bere oligarkeve jo nuk do por nuk ke fuqi.edhe pse kushtetuten e vendit e bere si pacavure ne 2008 per ta permbledhur pushtetin ne duart e kryeministrit. Keshtu i bie qe presidentin e vure ti Edi Rama me ligjin tend qe votove. the qe do e ndryshosh ?beje ndryshimin po qe burr se e pranove gabimin.Por ske per ta bere kurre sps tani qe je ne karrike ai ligji yt i bukur eshte si shpata e doklekut mbi kedo qe ngre krye ndaj pushtetit tend.Mirpo zotrote nuk u kenaqe me kaq u hoqe dhe imunitetin minstrave!me pretekstin e korrupsionit.Qe do te thote qe nji minister nqs te kundershton ty i fluturon karrikja dhe karrjera si politikan duke e kthyer ne 0000.Po juve zoti Edi Rama kush ju kontrollon ne qoft se merni nji vendim ne kundershtim me interesat e qytetarve dhe te vendit????.Perse Pandeli Majko nuk hyri ne qeverin tuaje e shum te tjere si Majko!.Dikur nji burr i mencur shkruante qe diktatoret nuk i duan njerzit me karakter te pavarur afer vetes..preferojn te kene afer vetes kopshtaret e tyre ,njerez qe nuk shohin para hundes se tyre,njerez qe i nxjerin nga errsira ne drite dhe ne kundershtimin me te vogel diktatori i rifut me lehtesi ne erresire…Patjeter qe ti nuk ben bjes tek diktatoret sps ti ke hedhur kraheve mantelin e Teknokratit ,shtetformuesit ,ne emer te demokracise?per te mire e SHqiperise?.Un isha gati nji muaj nentorin e kaluar ne atdhe dhe i pash mire mrekullite e qeverisjes tende.Por dije mir qe shumica e njerzve qe te votuan nuk kan per ta dhen me voten….dhe ato endrrat e tua qe po kerkon ti besh realitet do ti kthejn ne hic ne hi po ne qe te votuam………………..

    Reply to this comment
  23. Nuk po Rilind January 8, 20:27

    Une kam besim tek Edi rama se do
    RILINDIM .
    PSE ?
    1 – EDI RAMA eshte i gjate .

    2 – Edi Rama eshte djale modern

    3 – Edi Rama eshte çune Tirane

    4 – Edi Rama eshte bojaxhi i shkelqyer.

    5 – Edi Rama na bo me qesh , me Batutat e tij te Kriposura .

    6 – Edi Rama vesh çorape te kuqe , me mode pe Librazhdi .

    Sa per pune , Taksa ,, e drita e Drejtesi ,
    Besoje se Per ti rilindur i duhet akoma shume Kohe ,
    Nejse jemi mesuar edhe pa ato .

    Rama do te Beje Shtet bashke me Like Floririn
    do te vere Drejtesine ,
    Duke arrestuar Pensionistat komuniste qe e votuan per Pa mundesi te paguajne Dritat e Rilindjes .

    Reply to this comment
  24. seldi January 8, 20:55

    PO per q,ujra e ke fjalen zoti k/minister?Akeni dijeni se qfar kane bere deputetet e tu ne rrethe? Vetem drejtesi nuk kane bere. A keni dijeni ,ju zoti Rama se grupi G6 siq e kane etiketuar njerezit (behet fjale per grupin e ngritur nga deputetet ne rrethe) per te verifikuar punesimet ne administrate, a keni ju z.Rama dijeni se ky fare grupi ke ka punesuar? po ju a them une qe kam votuar 24vjet partine tende, por sot jam i pa pune ,dhe deputeti yt nuk hap as telefonin, ndonese kam bredhur me te fshat me fshat si qifutet ne shkretetire. jam prej dy vjetesh e gjysem rrugeve ,se pd me nxorine asistence edhe pse e meritoja qendrimin ne pun, por keshtu kishte urdheruar partia. PO ju a tregoj une katrahuren. ky grup ka punuar shume ,nuk ka lene njeri nga farefisi pa punesuar,deri ne 5persona te nje familje ,ka nga ata qe kane punesuar, po nuk e besove pyeti deputetet,apo drejtoret qe deputeti ka emeruar. Me skandaloze eshte fakti se vellezer drejtorash anetare te g6, kane punesuar te aferm me aresim 8vjeqar ,por qe marin paga deri ne 70 mije leke.njerez si puna ime me aresim te larte dhe 3ovjet eksperience, bredhim rrugeve dhe telefonojme deputetin qe te pakten te na takoje vetem nje sekond, pasi eshte e pa mundur ta takosh ,apo te flasesh me te ne telefon, ka nga ata deputete qe ju eshte rritur edhe mendja dhe te ofendojne kur i theret me emer se e kujtojne veten vip. kjo qe te shpjegova me lart ,a mos e dergoi pd ne opozite? nuk te urren njeri perse ben reforma ,qofshin ato edhe te dhimshme,por keto veprime te ketyre horave deputet, te shkurtojne jetegjatesine ne qeverisje. prandaj kujdes ,po humbni pike.

    Reply to this comment
  25. Kris 1 January 8, 21:12

    Po mor Vajmedet ke prekur interesat e medha te fukarenjve se me Fullanet ben Selfijen ndersa tek Berisha gjen te mira.
    Bere reformen e pensioneve per popullin ndersa deputetet i le me ligjin e Saliut.
    Ngrive pensionet ndersa per qeverine,parlamentin,Nishan Nishanin ,partite politike dhe derrat e fondacioneve irrite fondet.
    More borxhe per te paguar borxhet e Saliut ndaj bizneseve por nuk po u merr bizneseve borxhet qe i kane shtetit.
    Ben policin ,prokurorin dhe gjykatesin me fukarane por ha e pi me taksat e popullit me ata qe shtrohej Saliu
    po rrit harxhimet per dinamit e polic dhe harron se duke shtuar fukarallekun nuk ka polic qe e ndal krimin
    Mire eshte te na i thuash se cilat interesa te medha ke prekur dhe cilat ke ledhatuar.
    Ktheju premtimeve elektorale se per ato ta dhame voten,per te tjerat te te vleresoje Zahua me mamane.

    Reply to this comment
  26. orli January 8, 22:56

    Meso te shkruash shqip pastaj e ke hak vendin e punes!se per arsimin dukesh qe e ke te”larte” si nard ndoka!!!!!

    Reply to this comment
  27. Alfade January 9, 01:28

    Zgjidhja shume e thjeshte : prangat Berishovicit !

    Reply to this comment
  28. Alfade January 9, 01:48

    Shenim: Nje bande mafioze qe ka vene emrin PD . po tallin bythen me shtetin aktual . Nuk
    duan t’ja dine fare ne se ka shtet apo jo ! Dhe shteti nga ana e tij , ne vend qe t’i coje ne
    qeli hajnat dhe vrasesit ka krijuar simbioze me ta dhe denon fukarejt ,ata qe luftojne cdo
    dite per te siguruar buken e gojes se femijve !
    O Edi c’po ben me peshkaqenet qe tallen ore e cast me shtetin ? Apo nuk ke c’i ben goma-
    rit dhe i sill samarit. ,!!! O tempora , o mores ! Quo Vadis ?

    Reply to this comment
  29. socialisti bythpambuk January 9, 03:26

    Ky kryeminister eshte i pa cipe , eshte krye mashtrues , ja kalon edhe Saliut.

    Reply to this comment
  30. Emigranti January 9, 06:27

    Enver Ska me! E lini edin te vazhdoj punen

    Reply to this comment
  31. Antonio January 9, 06:31

    Po mundohesh dhe mir ben po duhet te besh dhe detyren e ministrave se ske gjo ne vij me keto ne ket ven duhet ti kontrollosh dhe drejtorat dhe policat vet po te iken prej dursh gjith sakrifica qe ke be.

    Reply to this comment
  32. arbi January 9, 09:47

    E lini te punoje qeverine. E ka nisur mire ..durim durim . Durim .

    Reply to this comment
  33. Eraldi January 9, 13:34

    Qeveria Shqiptare e cila perfaqesohet nga PS-ja per momentin, te mbaj premtimet elektorale te cilat e sollen ne pushtet me nje vote plebishitare dhe te sinqerte. Apo nuk e sollen???? Neqoftese e sollen, atehere ata qe e votuan jane te pakenaqur nga kjo qeverisje te ciles i besuan me vote. Neqoftese nuk e sollen ata qe e votuan per me mire (lojera qe ne nuk i dime), atehere te mos llapi per durim dhe kurajo, sepse durimi eshte dicka e rralle dhe e vyer tashme ne mashtrimin e gjoja “demokracise” Shqiptare keto 23-vitet e fundit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin