Rama: Gati për shkurtimin drastik të burokracisë

February 7, 2018 12:20

Rama: Gati për shkurtimin drastik të burokracisë

Në Konferencën Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve Administrative, Kryeministri Edi Rama tha se qeveria është plotësisht e përgatitur për realizimin e plotë të një shkurtimi të parë drastik të burokracisë për qytetarët, në çdo sektor.

Kreu i qeverisë tha se kjo ishte faza e parë e operacionit anti-tepsi që përmbyllet pas 4 muajsh pune intensive.

“Një hap i madh për rritjen e shpejtësisë së shërbimeve për qytetarin në zyra e sportele dhe uljen e ndjeshme të korrupsionit. Jo vetëm kaq, po edhe masa konkrete kundër parazitëve e grabitqarëve, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al”, tha Rama.

“Nëse flasim për korrupsionin që shqetëson qytetarët, kemi nga njëra anë korrupsionin e lartë, për të cilin Reforma në Drejtësi, Vettingu është ilaçi i duhur dhe ndëshkimet që do të pasojnë janë ilaçi i duhur. Por kemi edhe korrupsionin e gjithë përhapur të nevojës për ryshfet, që është tipik për vende në zhvillim. Në këtë aspekt, ne besojmë shumë se përgjigja është modernizimi, i cili ka një komponent themelor, shkurtimin e duarve të shtetit në jetën dhe në xhepin e qytetarëve për shërbime që janë të drejta të fituara që shteti duhet t’i garantojë”.

Sipas tij, reforma do të kërkojë kohën e vet, por duhet të shkojmë drejt heqjes së mundësisë së marrjes së shërbimit në dorë me letër, në rastet kur janë të mundura shërbimet digjitale.

Platforma e bashkëqeverisjes është reale, funksionon. Në vend që të japësh mik, thjeshtë beso se ti e zgjidh vetë problemin tënd për tre minuta, duke futur mikun më të madh, qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ministrin apo ministren sipas sektorit. Sot ne kemi mbi 2500 raste konkrete që e provojnë këtë që them unë. Sot kemi 35 punonjës hipotekash në prokurori. Nuk i ka dërguar auditi apo kontrolli i shtetit, i ka dërguar qytetari që ka ngritur krye.”

Mes të tjerash, kryeministri solli edhe shembullin e reformës së thellë që po ndërmerret në zyrat e doganave.

“Ne do ta vazhdojmë procesin, ndër më të rëndësishmet është realizimi i një ëndrre të paimagjinueshme për të hequr doganierin nga shtëpia e importuesve dhe eksportuesve. Sot të importosh në Shqipëri është një proces pa doganierin në mes. Mjafton një kompjuter dhe për 20 minuta ti zhdoganon mallin.”

l.h/ dita

February 7, 2018 12:20
Komento

13 Komente

  1. Mijera veta neper radha,,,! February 7, 12:33

    Vijon procesi i Përditësimit të të dhënave !!
    01-02-2018

    Përditësimi/plotësimi i të dhënave të abonentëve është një proces mjaft i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe në drejtim të cilësisë së shërbimit dhe vendosjes së marrëdhënies kontraktore korrekte mes palëve!

    Me përditësimin/plotësimin e të dhënave, si numri i kontratës së furnizimit, kartën e identitetit, NIPTI, etj, evidentojmë qartë të dhënat e klientit, objektit që furnizohet me energji elektrike dhe shmangim pasaktësitë në trajtimin apo ofrimin e shërbimit.

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A) sqaron se, procesi i përditësimit të të dhenave nuk lindi si nevojë ditët e fundit, por në fillim të zbatimit të reformës, pasi u konstatuan pasaktësi të dhënash për një pjesë të abonentëve tanë, të trashëguar në vite!

    Sikurse publiku është informuar, procesi i përditësimit nisi në shtator të 2015-s, dhe ka vijuar me kalimin e kohës, duke rritur sensibilizimin, përmes fushatave të ndryshme, e cila kulmoi në tetor 2016, me nisjen intervistave derë më derë, bazuar mbi:
    • Ligjin Nr.43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”
    • Kontratën e Furnizimit me Energji Elektrike, miratuar me Vendimet Nr. 108 dhe Nr.109, datë 21.10.2011 të ERE
    • Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 207, datë 16.03.2016, për “mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave”

    Procesi i përditësimit ka vijuar gjatë gjithë vitit 2017, ku pavarësisht intensifikimit të punës nëterren, konstatohen ende abonentë që nuk kanësaktësuar të dhënat, kryesisht shtëpi të dyta, emigrantë, por edhe konsumatorë të cilët nuk janë gjetur gjatë procesit të intervistimit!

    Për t’i sensibilizuar më tej, abonentët u njoftuan sërish në tetor 2017, përmes njoftimeve në media, rrjete sociale, te zyrat e Kujdesit ndaj Klientit në OSHEE, dhe nga kontraktori.

    Për nga rëndësia që mbart saktësimi i tëdhënave, është shumë i nevojshëm përfundimi i procesit në kohë, ndaj dhe abonentëve, sërish, iu është bërë thirrje sërish të kontaktojnë me numrat e telefonit, apo tek adresat si më poshtë:

    +355686055900
    +355686035990

    Tiranë

    1. Zyrat e “Çelësit”, “Rruga e Kavajës”, Qendra “Condor”, Kati 3

    2. Zyrat e “Datech”, mbrapa ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot” (përballe Restorantit “Grepi i Artë”)

    Durrës

    1. Rruga “Hafiz Podgorica”, Nd 16, Hyrja 2 ose ish-oxhaku i vjetër i NISH Goma

    Elbasan

    1. Qendra Tregtare Dardanët, ngjitur me OSHEE

    Fier

    1. Tek Kullat e Omerit, Lagjja “15 Tetori”

    Theksojmë se, me vendosjen e afatit 31 Janar dhe rezervimin të të drejtës për ndërprerjen e energjisë elektrike në rast mospërditësimi, kemi rritje të fluksit të abonentëve në pikat e autorizuata për përditësimin e të dhënave.

    Në kushtet aktuale kur në sportele janë me mijëra klientë duke saktësuar të dhënat, OSHEE së bashku me nënkontraktorin vendosën për vijimin e procesit të përditësimit të të dhënave deri në Mars 2018.

    Paralelisht me shtyrjen e afatit, do të shtohen pikat e shërbimit, për t’i dhënë mundësi gjithë klientëve t’i përgjigjen detyrimit kontraktual për saktësimin e të dhënave.

    Thirrja u drejtohet atyre abonentëve, të cilëve:

    • Kontrata e furnizimit me energji elektrike rezulton e papërditësuar në bazën e të dhënave të OSHEE, e cila gjendet në linkun publikuar në faqen zyrtare të OSHEE.al http://oshee.al/verifiko-perditesimin/
    • Për klientët të cilëve iu është vendosur njësticker/voucher në banesën/objektin e tyre
    • Për klientët, të cilët nuk janë gjetur në banesëgjatë procesit të intervistave dhe/ose kanërefuzuar te kryejnë përditësimin.

    Gjithashtu, për klientët të cilët nuk kanë njësticker/ voucher në banesën e tyre, kanëmundësinë të kontaktojnë në zyrat me adresat e mësipërme, respektivisht sipas qyteteve ku banojnë.

    Ndërprerja e energjisë elektrike nuk është qëllim në vetvete, sesa rëndësia e përditësimit të të dhënave, dhe për këtë arsyeje po shikohet mundësia e përballimit të fluksit.

    Procesi është mjaft i rëndësishëm, dhe nuk duhet parë si nevojë vetëm e OSHEE-së, pasi çdokush duhet ta kuptojë se me të dhëna më të sakta, aq më shpejt dhe korrekt do të marrë shërbim, zgjidhje të çështjeve apo të ankesave!

    Reply to this comment
  2. Socialisti i Ndershem February 7, 12:42

    Edhe shoku Enver ne 1974 beri luften kunder burokracise dhe pati sukses.
    Suksese edhe ti shoku Rama !
    Si i ati dhe i biri. Populli gezon e lumturohet. Shqiperia behet perdite e me e forte.

    Reply to this comment
    • Gringo February 7, 21:05

      Vetem qe socialist sje ti pale te te thuash “i ndershem”. Dhe ta ka thene dikush ne blog qe perdorimi pa kriter i mbiemrave cilesor si: i ndershem, i pakorruptuar,etj te kujtojne ate prostituten qe cirret dhe perbetohet per ndershmeri. Keshtu je edhe ti “Sifiliz i ndershem”.

      Reply to this comment
  3. Kris 1 February 7, 12:45

    Po ky qenka kokepagure fare!
    Jane harxhuar miliona dollare borxhe me interes per informatizimin e administrates dhe vazhdohet si ne kohen e qepes.Per te marre pensionin duhet te deklarosh qe je gjalle se ndryshe instituti i sigurimeve mortore te ben ceremoni kompjuterike
    Miremengjez o rilindas!

    Reply to this comment
  4. info analitike February 7, 16:20

    Filloi perseri me refrenet e vjetra te sterlodhura kriepsikopati. Nuk ka faj kur ka ende aguridhe qe e besojne dhe i shkojne pas , mire ia ben.

    Reply to this comment
  5. Dibrani February 7, 17:19

    Gati sot e gati neser po te ikin 8 vjet qeverisje

    Reply to this comment
  6. A February 7, 18:05

    Kush eshte mender kryeministri EDI RAMA, nga ana profesionale dhe e zanatit eshte nje piktor i patalentuar, zhgarravinist, nuk kemi shikuar nje vizatim potret, nje vizatim natyre te qete pejsazh ne zhanrin e bojrave te vajit, pra nje person i patalentuar qe ka fatin qe ti ndigjojne broçkullat, pordhet dhe pallavrat e tij mileti non stop.
    Ne France njihet si nje endacak dhe barbon dhe frekuentues i mencave te papuneve dhe mjeraneve. Thyente rekordin per ngrenie makaronash.
    Si perfundim eshte nje person i profilit te ulet dhe nje mashtrues e demagog i pa cipe.
    Ka qene i martuar me aktoren MATILDE MAKOCI dhe ka patur nga kjo martese nje djale me emrin GRIGOR dhe ka thene me gojen e tij ne media qe djalin gruaja e ime e ka bere me babain tim KRISTAQ RAMA. Komplet psikopat. Tung.

    Reply to this comment
  7. Mark .uk February 7, 18:25

    I futi ne pune per fushat elektroale tani I perzen si qent..

    Reply to this comment
  8. socialistet vlonjat,jo hajdutet te vleresuar February 7, 19:38

    grabitqaret i ke bere drejtora z. RAMA

    Reply to this comment
  9. perkthyesi February 7, 20:39

    Zoti Rama, keto i keni thene dhe sterthene, por te siguroj qe situata eshte e njejte, ne disa raste dhe shume me keq! Nuk duhen punesuar kurrsesi militantet, por vetem te aftet dhe ata qe punojne ndershmerisht! Ka sa te duash! Mos bej gabimet e PD dhe sidomos te LSI, pasi, sic e pate, kjo e fundit vajti atje ku duhej te shkonte me kohe! Neser dhe per ju, ne se nuk merrni masa, do jete vone!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*