Rama-Gentiloni: Italia, avokatja kryesore Shqipërisë për në BE

October 11, 2017 16:48

Rama-Gentiloni: Italia, avokatja kryesore Shqipërisë për në BE

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur nga homologu i tij, Paolo Gentiloni.

Pas takimit, liderët e dy vendeve zhvilluan një konferencë për mediat, ku pjesë e diskutimeve ishin bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, është diskutuar edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Gentiloni e ka nisur fjalën e tij, duke uruar kryeministrin Rama, pas konfirmimit të tij në mandatin e dytë qeverisës.

“Mendoj se kjo është vizita e parë bilaterale e kryeministrit Rama jashtë vendit, pas konfirmimit të tij si kryeministër, ndaj dua ta uroj atë në këtë mandate të ri qeverisës. Italia është një partner kryesor për Shqipërinë, kemi biznese italiane të vendosura në Shqipëri, por ajo çfarë duhet të bëjmë në këtë fushë është të intensifikojmë më tej raportet tona, ndaj duhet të bëjmë më shumë për përfaqësonin tonë atje.”

Nga ana e tij, kryeministri Rama është shprehur se Italia është një partner strategjik, por edhe një vend që i ka ofruar ndihmë gjithmonë Shqipërisë.

“Italia nuk është vetëm një partner strategjik, por edhe një vend që i ka qëndruar dhe i ka dhëne shumë Shqipërisë. Ka ofruar mbështetjen e saj në vijimin e procesit të Berlinit.”

Rama është ndalur në luftën kundër kanabisit, ku ka falënderuar kryeministrin Gentiloni për mbështetjen e dhënë në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, Rama foli edhe për procesin e integrimit, ku u shpreh se Italia është një avokat i rëndësishëm i Shqipërisë për në BE, ndaj sipas tij po bëhet e pamundura për hapjen e negociatave.

 

October 11, 2017 16:48
Komento

4 Komente

  1. Novruz Taip Vishanji October 11, 17:30

    E DI GENTILONI KUSH ESHTE

    ai veterineri ne fund te grupit, nje fare Engjellushe Ramiz Agaçi ?

    Eshte nje fondamentalist edhe me i peshtire se vete kreret e ISIS-it !

    Le ti kerkoje bashkepunetoreve te tij, te hulumtojne se çfare shruante jo shume kohe me pare, ne blog-un italian “Papimga” !

    Reply to this comment
  2. Zahide October 11, 18:28

    Nuk ka europe per shqiperin se è ke mbush vendin gjithe xhamia largohu nga turqit kuvajti arabia saudite dil nga lega arabe ti se kupton pse nuk na do Europa do futet vetem mali i zi dhe Serbia se ne shqiperi ka hy radicalismi islamik lidhjet qe ben ti erdoganin kto jan pasojat

    Reply to this comment
  3. Adih October 11, 19:03

    Si gjithmone hipokrit . E dime te gjithe , se as ju rruhet ber integrim ne BE . Shqiperia me kohe duhet te ishte ne BE .Nuk ju rruhet se e dini fare mire ,diktatin dhe transparencen e ligjit qe te imponon BE ,po te jesh ne gjirin e saj. :
    Ke disa pika ,per tu ingranuar ne BE , qe ti personalisht shkel kushtetuten ,per hyrjen ne BE .Konkretisht o neokomunist i thekur ,mos shkel kushtetuten Ligjin nr 181 ,posacerisht per pronat, e leri hipokrizite e Italise si nje avokate e mire ne favor te shqiperise .Prandaj??????!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. shqip October 11, 20:50

    Me beri pershtypje qe media vizive , Mediaset , nuk dha asnje koment . Po ashtu kerkova ne teletex , Po asnje njoftim . Do isha i kenaqur sikur ta kete trasmetuar Rai te pakten . Ka nje problem . Qe ne ma duket sikur jemi kerthiza e botes . Ne duhet vetem te perfitojme sa te mundet nga vendet e zhvilluara . Pastaj Nese Jane avokate apo strategjike , kjo nuk eshte e perjetshme . Po te shohesh fqinjet veriore , Jane me efikase ne politiken e jashtme . Ata ( Serbia ) , Po luajne ne plan shumepalesh . Me BE, me Shba, me Rusine , me Kinen , madje edhe me Turqine . Ne duket sikur i kapemi pas ushkurit nje aleati , dhe rrime ne vend numuro .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim