Rama: Heqim tarifat doganore për 6 vende të Ballkanit

July 5, 2016 14:33

Rama: Heqim tarifat doganore për 6 vende të Ballkanit

Në përfundim të Samitit të Parisit kryeministri Edi Rama ka njoftuar  se 5 vende të rajonit kanë mbështetur propozimin e Shqipërisë për të hequr taksat për shkëmbimet tregtare. Kreu i qeverisë nënvizoi gjithashtu se nga kancelarja gjermane dhe presidentit francez është garantuar se  zgjerimi i unionit do të vazhdojë. Nga marrëveshja e firmosur në Paris, Shqipëria është përfituese direkte e 35 milionë euorve për rehabilitimin e hekururdhës Tiranë Durrës, si edhe i 1 mln eurove për ngritjen e Zyra Rajonale të Bashkëpunimit Rinor në kryequtetitn shqiptar.

Nga shtatori shkëmbimet tregtare mes 6 vendeve te Ballkanit, Shqipërisë, Bosnjë Hercegocninës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kroacisë do të  jenë të lira dhe të përjashtuara nga taksat, raporton Oranews.

Në Samitin e Parisit, këto shtete kanë mbështetur propozimin e kryeministrit Edi Rama i cili ka sugjeruar  shtrirjen e praktikes që po zbaton Tirana me Prishtinën,  për ti dhënë shtysë bashkëpunimit ekonomik, përmes tarifave zero.

Rama: Më vjen mirë që u vlerësua lart propozimi i Shqipërisë dhe puna e bërë sëbashku me qeveritë e tjera me mbështetjen e rrjetit të zyrave të Bankës Botërore për një plan veprimi për heqjen e barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve tona. Është një plan që ne e kemi propozuar nisur nga eksperienca shumë pozitive mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një plan i përqafuar menjëherë nga qeveria e Serbisë dhe qeveritë e tjera e ne po përgatitemi ta lançojmë sëbashku në muajin shtator të bindur që do të sjellë një impakt pozitiv në rritjen e përbashkët të volumeve tregtare në rajon dhe padyshim dhe në rritjen ekonomike të vendeve të rajonit.

Samiti i Parisit u zhvillua në një periudhë ku zhvillimet brenda BE janë dominuar nga largimi i Britanisë nga BE, çka ka shtuar pikëpytetjet mbi zgjerimin e unionit. Kryeministri tha se nga kancelarja gjermane Merkel  dhe  presidenti francez Hollond kishte marrë garanci se zgjerimi i BE nuk do të ndalet.

Rama: Jemi të kënaqur që mesazhi ynë për të mos reshtur në procesin e integrimit dhe për të shkuar më tutje padyshim që pati jehonë pozitive, jo në këtë rast thjesht për ndonjë meritë, por thjesht sepse qoftë Kancelarja, qoftë Presidenti Hollande u treguan shumë të vendosur që ta çojmë përpara procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian.

Nga marrëveshja e firmosur në Paris, Shqipëria është përfituese direkte e 35 milionë euorve për rehabilitimin e hekururdhës Tiranë-Durrës, nga 85 milionë që është në total vlera e projektit.

Në Tiranë do të ngrihet gjithashtu  Zyra Rajonale të Bashkëpunimit Rinor një nismë e kryeministrave të  Shqipërisë dhe Serbisë,  për funksionimin e të cilës BE dha 1 milionë euro ndërsa 1 mln të tjera do të jenë kontrobut i vendeve të rajonit.

Në samit u mbështetën edhe dy projektet e tjera qw kanë të bëjnë me modernizimin e hekurudhës Nish-Dimitrovgrad-kufiri me Bullgarinë, me një grant 44 milionë Euro, dhe projekti nga Kosova për rehabilitimin e Hekurudhës Fushë-Kosovë-Mitrovicë, që do mbështetet me një grant  prej 17 milionë Eurosh.

July 5, 2016 14:33
Komento

1 Koment

  1. Xxx July 5, 23:20

    Po ky eshte plani serb per te pushtuar ekonomikisht keto vende e per te dale deri ne jon…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim