Rama: Heqja e apostilit me Greqinë u kursen shqiptarëve 6.7 mln euro në vit

March 6, 2018 09:35

Rama: Heqja e apostilit me Greqinë u kursen shqiptarëve 6.7 mln euro në vit

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me një lajm të mirë që lehtëson gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Rama thotë se me vendimin e heqjes së vulës apostile me Greqinë, shqiptarët heqin një barrë të madhe nga procedurat dhe shpenzimet për të marrë dokumentacione.

Kosto për një dokument në ambasadën greke ishte 32 euro, dhe mes mijëra dokumenteve që merrnin shqiptarët emigrant në shtetin fqinj, kostoja për shqiptarët shkonte në vit në 6.7 milionë euro.

” Mirëmëngjes dhe me këtë video që shpjegon se si, falë dialogut këmbëngulës me qeverinë greke, heqja më në fund, pas kaq shumë vjetësh, e rezervës për vulën apostile nga ana e Greqisë, u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë dokumenteve çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

l.h/ dita

March 6, 2018 09:35
Komento

4 Komente

  1. anticensurë25642654 March 6, 11:46

    pra ne e kemi marrë falas këtë “heqje”??
    si me tërë europën apo na u desh të paguanim??
    çfar dhamë si shkëmbim për këtë 7 milionsh??
    pra kursimin që do të kenë bashkatdhetarët tanë të emigruar në greqi me çfarë e paguam ne që kemi mbetur këtu??
    me varrezat?
    me nënshtetësinë e klerikut që ka zënë rrënjë e ska traktor që e shkul?
    me marrveshjen më të mirë se e berishës,por prapë tradhëti për shqipëtarët??
    me zgjerimin e zonave të minoritetit?
    me kuotat në adminiestratë lokale e qëndrore për minoritetitn??

    ME SE E KEMI PAGUAR,ZOTI KRYE TRADHËTAR??

    Reply to this comment
  2. KA QI March 6, 16:13

    FJALA KOQE PER EDVININ DO ISH NDER KY ESHTE KOMPLET LOQE!!!!

    Reply to this comment
  3. Pellazgos March 6, 16:39

    Ky veprim i qeverise Greke,pervec se tregon miqesine e sinqerte me nje vend te njohur myslimane (keshtu i shpetoi Bushit) ka interes per Vulen Apostile qe te behen me lehte Greke,ashtu sic behen shtetare te atij shteti ne vendet qe kane emigruar.
    Kjo tregon interesimin e Greqise qe duke kursyer keto para,te mos kthehen ne Albanistane,por te kene mundesi jetese me te lehte.
    Mos te harrojme qe femijte e lindur ne Greqi nga prinder Shqipetare qe u kthyen nga kriza,po qajne akoma per vendin e tyre Greqine.
    Rama po te ishte politikane dhe patriote nuk do hiqte termin Vorio Epir nga librat shkollore,gje qe tregon se Epiri dhe Prijesi i Tij nuk ishin Shqipetare,ndryshe nuk mund te shpjegohet mohimi i Kultures se Epirit dhe Civilizimit Greke ne Albanistane.
    Le ta shkruajme ne shqipetaret Vorio Epir dhe si Epirote te Kastriotis te kemi aresye kombetare per Epirin e Jugut.
    Por sic duket ashtu sic kini nxryshuar te gjitha Toponimet si Kostandinopoja pa kuptim,Jeorgios Kastriotin ne Gjergj kur Italianet e quanin George Kastriota Epirotas.
    E vetmaja shprese e ketij vendi eshte nje Federate me Greqine,gje qe nuk do ta donin as amerikanet,as Italianet,as Turqit,as Sllavet.
    Te pakten te rivendosim nderin tone te neperkembur,mohuar,asgjesuar nga Austro Italianet fashiste.

    Reply to this comment
  4. miki March 6, 17:24

    pellozgos ,e keni shansin me te mire tash,per ate federate me Gerrqin ,po punonn heshtasi por tash haptas edhe Ramos…..ska kush e nal me.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*