Rama: Heqja e Vulës Apostile, kursen 6.7 milion euro të emigrantëve në vit

March 13, 2018 17:59

Rama: Heqja e Vulës Apostile, kursen 6.7 milion euro të emigrantëve në vit

Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet në qytetin e Elbasanit, ka folur për heqjen e vulës apostile nga Greqia, duke thënë se është një fitim për xhepat e emigrantëve shqiptarë.

“Kjo vulë ishte për çdo vit një barrë prej 6.7 milion euro nga puna dhe gjaku i emigrantëve dhe tani do të kursehen. Ne këtë e arritëm  pas një procesi shumë të gjatë bisedimesh. Hoqëm 6.7 milion euro nga arka e burokracisë greke,  dhe i vendosëm në arkën e xhepave të shqiptarëve”, deklaroi Rama.

Ai është shprehur  edhe në kuadër të programit të zhvillimit 2021 dhe shqipëriaqëduam.al se nëpërmjet tyre dëgjohet zëri i çdo qytetari dhe zgjidhet çdo ankesë e ligjshme apo kërkesë e mundshme.

s.a/dita

March 13, 2018 17:59
Komento

1 Koment

  1. info analitike March 13, 21:50

    Po nuk the se cfare u dhe grekeve ne kembim o kriepsiko apo ti bene qyl leshimet. Ky te genjen sy me sy, duhet te jesh leshko ose militant i thekur t’i besosh qyfyreve te ketij te semuri mendor

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*