Rama: Hyjmë në një epokë të re, për herë të parë kemi instrumentet të gjykojmë të pagjykuarit

July 26, 2016 19:12

Rama: Hyjmë në një epokë të re, për herë të parë kemi instrumentet të gjykojmë të pagjykuarit

Duke u shprehur krenar për angazhimin e PS për realizimin e kësaj reforme, në aktivitetin e 25-vjetorit të BERZH, kryeministri  Rama tha se që në fillim ka pasur besimin se kjo mund të arrihej.

Rama theksoi se tashmë është krijuar mundësia për të patur instrumentet e duhura për të gjykuar të pagjykuarit.

“Jam mjaft krenar që ia dolëm me reformën në drejtësi. jam krenar që ishim të angazhuar për reformën. Kjo është tashmë një paketë kushtetues e rëndësishme, e integruar me një konsensus mjaft të madh. Kjo ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me aleatët dhe miqtë tanë. Ka mjaft njerëz që kanë variantin e tyre të historisë, unë kam variantin tim. Në variantin tim ishte një kryevepër një kombinimi mjaft fatlum, për interesat e shqiptarëve që shkonin përtej çdo linje partiake, vullnetit të aleatëve tanë që shkuan përtej çdo pritshmërie, duke investuar përpjekjen dhe imazhin e tyre. Si dhe vullneti i atyre që siguruan që reforma të ishte e sigurt. Duke pasur 140 vota për reformën tashmë kemi hyrë në një epokë të re të historisë shqiptare. Ne kemi instrumentet të gjykojmë ata që kurrë nuk janë gjykuar”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri tha se kjo është një epokë e re për ata që duan të investojnë në Shqipëri, pasi me miratimin e reformës në drejtësi, rritet edhe besimi të investitorët e huaj.

Është një epokë e re për të gjithë. Jam ndjerë mjaft mirë që nga mjaft vende kam marrë vullnetin e shprehur të investuesve për të marrë nga afër mundësitë e zhvillimit në Shqipëri. Më vjen mirë që presidenti juaj theksoi vullnetin tonë për të qenë një qeveri reformash, dhe ne do të vazhdojmë të jemi kështu, deri në ditën e fundit në detyrë. Fjala jonë kyçe është modernizimi, përmes reformimit të institucioneve tona dhe shtetit tonë.

Pjesë e këtij procesi është edhe bashkëpunimi me BERZH, i cili nuk ka qenë thjesht një ofrues parash, por mbi të gjitha ofrues njohurish. Sot ne nënshkruam programin tonë më të ri, që është një instrument novator në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë, mbështetur në një shkëmbim mjaft të frytshme të njohurive. Jemi të angazhuar si partnerë më BERZH për të ecur më tej”, u shpreh kryeministri.

July 26, 2016 19:12
Komento

3 Komente

  1. alphade July 26, 21:28

    Me pak deklarata, sepse nga deklaratat tashme kane frike,
    populli kerkon nga kryeministri te nxjerri ” tymin e ZI ”…

    Reply to this comment
  2. Kali Tropojes July 27, 09:16

    Shoke dhe shoqe!

    UNE, kryetari juaj i perjetshem, dhe njekohesisht piktori i banderolave dhe njeri prej kosha-shenuesve me te dalluar te basketbollit neper zyra, sot ne kuadrin e fushates tone propaganduese, ju njoftoj se populli ine heroik dhe i pamposhtur po e le pas EPOKEN e RILINDJES me i rilindur se kurre ne historine e tij te shume pervuajtur.

    Urraaaaa!

    Shoke, populli ine me ne (a)socilaistet ne balle i ka hyre sot nje EPOKE TE RE.

    Kjo epoke shoke quhet EPOKA E REFORMAVE, ku kete te drejtesise mund ta quajme ndryshe dhe REVOLUCION PAQESOR.

    Urraaaaa!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*