Rama: I lutem PD të mos bllokojë reformën. Drafti nuk preket

May 25, 2016 20:00

Rama: I lutem PD të mos bllokojë reformën. Drafti nuk preket

Edi Rama fton edhe njëherë Lulzim Bashën që të takohen sa më shpejt, për t’i dhënë një zgjidhje bllokimit të reformës në drejtësi nga opozita.

Kryeministri, në një intervistë për Top Channel i lutet Partisë Demokratike të mos tërhiqet nga procesi dhe të rrezikojë ta kthejë vendin në një vrimë të zezë. Por ai thotë se drafti nuk preket pasi prek vetë thelbin e reformës.

 Jeni i gatshëm ta takoni Lulzim Bashën?

Ftesa është bërë me shkrim dhe nëse doni ta kompletoni me gojë merreni si konfirmim. Është shumë e rëndësishmë që të bëjmë çdo përpjekje dhe nuk më vjen fare zor të them që i lutem PD që të mos e minojë një proces! Të mos e kyçë Shqipërinë në një zonë gri që mund të bëhet vrimë e zezë në procesin e integrimit.

 Përse nuk toleroni dhe të thjeshtoni 4 institucionet, apo edhe votimin me 2/3?

Nuk do të rikonfirmoja ftesën ‘i lutemi PD’ që të shikojë përpara dhe të shikojë interesin kombëtar nëse do të ishte qeveria dhe qeverisja që rrezikohet. Nuk është qeverisja dhe Qeveria që vihet në diskutim nga kjo gjë; është fati i popullit dhe vendit. Nuk është çështje pazari, është thelbi i reformës që nuk duhet të cënohet dhe është mungesë e madhe serioziteti që pasi është punuar 1 vit e gjysmë mbi një draft, pasi është konfirmuar nga Venecia dhe nga vetë PD, të shfaqesh me një draft tjetër. Kjo quhet barrikadë për të bllokuar reformën në drejtësi.

May 25, 2016 20:00
Komento

9 Komente

  1. info analitike May 25, 20:42

    Hajde ne takim por bej si te them une. Ky ka rreshqitur fare. Ka hallin se po nuk kaloi reforma rrezikon kolltukun dhe milionat qe nuk do te vjedhe deri ne fund te mandatit se sa per gjendjen e mjere te vendit as qe nuk i behet vone sepse perndryshe nuk do ta kishte katandisur ne kete derexhe.

    Reply to this comment
    • korçari May 26, 08:47

      O info aletike :Vendin e katandiset keshtu bastardet dhe antishqiptaret e PD-se ku megjithese je nje handikapat mendor ben pjese dhe ti ,fatkeqesisht ju i keni ngelur PD-se njerez pa tru ,pa sy dhe pa veshe

      Reply to this comment
      • info analitike May 26, 12:53

        shoku militant qe nuk artikulon dot asnje mendim vec sharjeve, ti vazhdo shkoji pas Pe leshit dhe rilindjoteve me ne krye Edi Ramen derisa te realizoni ardhjen e te gjithe krimineleve te Shqiperise ne pushtet.

        Reply to this comment
  2. alpghade May 25, 21:46

    O zoti K/minister coje ne popull reformen ne Drejtesi dhe
    mos iu lut bandes vrasese,hajne,mafioze te Sali Milloshe-
    vicit ! Apo don me e shtyre edhe ketomuaj qe te kane mbetur dhe pastaj te merresh me zhgarravinat tuaja ?!
    Mire ta bejne ! Ke tradhetuar te gjithe elektoratin socialist
    qe pati depozituar shpresat te Ti, por me kot ! I le ne rruge te madhe dhe ne meshire te fatit ! Je bere thjeshte
    nje marionete e te tereve, djathtas e qendres….
    Me nolizem e gandizem nuk ecen perpara Shqiperia !
    Pushtetin do ta marrin udbashet e Milloshevicit,zoti K/
    Minister!!

    Reply to this comment
  3. Labi May 25, 21:51

    Leri komentet,por hidhe draftin ne parlament,dhe aty do te shihet se kush e do dhe kush nuk e do.Kush eshte Ai burre qe do miratoje ligjin qe tia fuse vetes?Mos,ata kane gjithato gjynahe dhe sidomos Sala me Lulin deri dhe vrasje e tradheti.SHiko se ke ujtin poshte rrogozit,Ilir Skrapardhiun,i cili nuk e shet dot Salen se e shpetoi nga burgu per vidion e Dritanit. Meqenese Ata nuk duan te cohet kerkesa ne KQZ dhe te behet REFERENDUM POPULLOR,atehere te shikohet se sa trima jane Ata hajdutet dhe kriminelet e PD.

    Reply to this comment
  4. Toni May 25, 22:16

    Fakti qe PD dhe kokat drejtuese jane te inkriminuar plus ne sherbim te Serbise ata do te perpiqen me te gjitha menyrat ta minojne miratimin dhe avancimin e Shqiperise ne procesin e bisedimeve me BE. z. Rama duhet te pergatitesh dhe per referendum popullor. Populli do ta coje kete process perpara nese PD perpiqet ta blookoje Shqiperine per ne BE.

    Reply to this comment
  5. fteri May 26, 08:09

    *****Edi Rama po ndërhynë nga veprimet e dëmshme të pa
    rtisë demokratike dhe po kërkon një pajtim të detyrueshëm me opozitën për miratimin e reformës ne drejtësi .Një stimul i thirrjes për takim me L.Bashën ose nië pajtim i detyruar është pa dyshim përgjegjësi e lartë e kryeministrit që shqiptarët të kenë një sistem drejtësie të drejtë drejtësi që meriton populli shqiptar ,por është pa dyshim një ndëshkim moral për Partinë demokratike që është kundër reformës në drejtësi në thelbë duke nxjerrur rregulla e pretendime në momentin e fundit ,kur shqipëria synon dhe duhet të antrsohet në B.E,zvarritja reformës në drejtësi sjellë vonesa dhe dëme të mdha.Sipas këtijë modeli P.D-ja përveç dëmit që i sjell sistemit të drejtësisë ,kërcënon strukturën bazë të shoqërisë shqiptare duke lënë një drejtësin e kalbur në kurriz të shqiptarve,Me këto propozime farsë që pretendon P.D-ja shkakton një dëmë të madhë jo vetëm për magjorancën dhe popullin që donë e kërkon drejtësi por duke ju shmangur draftit të parë venecjas te magjorancës të dashamirsve dhe miqve ndërkombëtarve .P.D-ja po kërcënon e uzurpon autoritetin e ligjëshëm magjorancës ,e të ndërkombëtarve .Nga sa u trajtua më lartë tani shikojmë qartë se kush e pengon reformën në drejtësi ,prokurori dhe gjykata të korruptuara,dhe nevojnë e ndërhyrjes së detyruar të kryeministrit kur po cënohen nga veprimet e dëmshme nga pala e opozitës së S.Berishës dhe L.Bashës.P.D-ja po kërcënon edhe strukturën bazë të drejtësisë duke I mbajtur të kalbura se ashtu i nevoitet P.D-së.

    Reply to this comment
  6. spata May 26, 09:01

    Butesia ,zemergjersia ,durimi ,sterzgjatja,mos veprimi dhe edukata ze vend per ata qe kane sensin pozitiv.Me thuaj i nderuari Rama kur ke pare ti qendrime te tilla nga Pd qe i lutesh .Lutjet jane vetem per Zotin te na shpetoje nga keta cakenje qe po na shqyejne .Ti i lutesh kopese se ujqerve te mos shqyejne delet .Hajde coban hajde.Paskemi per te bere prokopi.
    Ta kane thene dhe po ta themi perseri .Kur te ngec dobjogjashta ose lere lojen ose ju drejto popullit .Ngri duarte larte dhe thuaj .Me falni, qe ju bezdisa shume, kete pune une nuk e kapexeje dot . Mos mendo per karike e lluks K/Ministri por per ate popull qe te besoje kete kembore.Nese nuk e tund kerko ndihme ne popull jo tek te tjeret . Referendum .Je i lare dhe heq nga kurrizi epitetet qe te kemi vene .

    Reply to this comment
  7. Arben May 26, 10:14

    TE JETE PER TE LUTUR, ATEHERE LUTJU POPULLIT SHQIPETAR, NXIRRE REFORMEN NE REFERENDUM.

    POR, PUNA ESHTE SE EDHE TI JE NJE MASHTRUES ORDINER, SI PUNA E SALIUT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*