Rama: I mbyllëm sheshet e qyteteve, tani nisim rrugët për turizmin dhe prodhimin

June 11, 2017 10:21

Rama: I mbyllëm sheshet e qyteteve, tani nisim rrugët për turizmin dhe prodhimin

 

Kryeministri Edi Rama është takuar me sipërmarrësit e zonës së Golemit ku foli për një ndërthurje të turizmit detar, me agroturizmin dhe turizmin historik.

Duke dëgjuar kërkesat e tyre për uljen e taksave dhe shtrimin e rrugëve në veçanti, Rama ka bërë të ditur se ka nw plan të nisë fazën e dytë të Rilindjes Urbane, prej së cilës ata do të përfitojnë.

“Tani vjen faza e dytë e Rilindjes Urbane, – tha kryeministri, – sepse shtrimi i qendrave është bërë dhe tani mbetet lidhja e qendrave me zonat përreth dhe në tre destinacione për këtë shtrirje, duke nisur nga turizmi tek pikat e prodhimit bujqësor; një projekt ky i fundit prej 100 milionë USD, jo të shtrojmë rrugë fshati, por rrugë për në pikat ku prodhohet.”

Rama foli për një projekt me Bankën Botërore prej 71 milionë euro për zonën turistike.

Shefi i qeverisë tha se tashmë pas përfundimit të projekteve në zonën e jugut, prioritet janë Golemi dhe Velipoja. “Kemi bërë një investime të rëndësishëm në rrugën e plazhit në këtë zonë”, tha Rama.

 

 

June 11, 2017 10:21
Komento

2 Komente

  1. adi June 11, 10:42

    Keni bere shume me ato cka gjetet kur erdhet. Keni akoma shume per te bere dhe besoj se do ju japim nje mandat te plote vetem per te pare se ku jeni dhe qe te bindemi se lsi ka patur 100% fajin per shum projekte qe nuk jan bere. Beno dhe ti nuk ngelesh mbrapa me falenderimet se dhe ti bere shume. Shpresojm qe tbesh akoma dhe me shume se kte 4 vjecar. Suksese

    Reply to this comment
  2. rea June 11, 10:44

    Suksese ne 4 vjecarin tjeter. Mos harro benin se ai ka qen nje pik kyce per kthesen ne ekonomi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*