Rama i penelit, Meta i shtangës dhe e majta që nuk është më

October 3, 2019 10:54

Rama i penelit, Meta i shtangës dhe e majta që nuk është më

Bedri Islami

Përplasja mes qeverisë, drejtuar nga Edi Rama dhe, presidencës, ku ushtron detyrën Ilir Meta, është e hershme, e njohur dhe e panjohur në të njëjtën kohë, e shfaqur me tone të larta dhe e lënë në miniaturë, por gjithnjë e pranishme. Më tepër se miq të politikës, kohë e pjesshme kjo, ata kanë qenë kundërshtarë të saj dhe janë bashkuar vetëm në çastet kur nga bashkimi përfitonin të dy dhe kishin përballë një kundërshtar tjetër, i cili mendonte niavisht se mund t’i kapërdinte të dy në të njëjtën kohë.

Asnjë lloj parimi politik nuk ka qenë mes tyre kur kanë qenë sëbashku, e, po ashtu, asnjë mendim politik nuk ka pasur lidhje me kundërshtinë e njëri tjetrit. Ata janë dashur se janë ndjerë të rrezikuar nga dikush tjetër dhe janë hasmëruar kur e kanë ndjerë rrezikun nga njëri tjetri.

E njëjta gjë është edhe tani, por në dimensione më të mëdha dhe me tone më të ashpra. Nëse më parë, shumë gjëra kanë qenë të fshehura pas një perde tymi apo pas një zemërimi të çastit, pra edhe meskin, tani perde tymi nuk ka më, gjithçka është e hapur, e përballshme ndaj njëri tjetrit dhe me synimin për t’i shkuar deri në fund përplasjes së tyre.

Deri tani kanë qenë provat e përballjes politike të dy nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, tani gongu ka rënë në katrorin e vogël të politikës, si duket, nuk do të ketë vend për të dy, ose, e gjitha kjo do të sjellë përsëri, sa më shpejt të jetë e mundur, një marrëveshje të re, “ngjalore”, pas së cilës do të fillojnë përsëri puthjet e përbetimet, për të pritur një moment përballjeje të re.

Ilir Meta dhe Edi Rama, janë dy politikanë profesionistë, që, pas vitit 1990, nuk kanë bërë asnjë punë tjetër. Janë marrë me politikë, të dy që nga fillimi i proceseve pluraliste, të cilat nuk arritën të sjellin asnjëherë, në këto tridhjetë vite, një fillesë demokracie.

Të dy, qoftë njëri, qoftë tjetri, kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë, kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten aktorë dhe realizues të kësaj gjendje, megjithëse në fillimet e tyre, njëri vinte nga peneli e tjetri nga shtanga.

Në fakt, as njëri e as tjetri nuk duhej të ishin në botën e ngushtë të liderëve politikë, por ky vend është i çudirave dhe, në tridhjetë vitet e fundit, asnjëherë nuk ka pasur fatin e mirë të drejtohej nga njerëz me mend, pa pasione të mëdha dhe mëri të habitshme.

Përplasja e tashme mes tyre nuk është as për parime, pas së cilave fshihen, e as pas institucionit të Kushtetutës, të cilën, as njëri e as tjetri, nuk e vlerësojnë më shumë se sa një letër bakalli. Kur kanë dashur e kanë shkelur marrëzisht e kur u është dashur e kanë cituar çmendurisht.

Edi Rama, në fillesën e tij politike, ishte një fenomen i ri, i ngjitur pas mendimit të të rinjve, adhurues i së djathtës ektreme, por një rastësi e bashkoi me të majtën. Për më tepër, e bëri liderin e saj. Prej më shumë se 15 vite, edhe me ndihmën e heshtur të Ilir Metës, ai drejton të majtën, nga ku largoi Nanon dhe nuk i bëri vend Meidanit. Është rasti unik, ndoshta në të gjitha lëvizjet politike të së majtës, kur, që ditën që pranohet në Partinë Socialiste, fillon fuhatën për t’u bërë kryetar i saj. Ende pa u zgjedhur në asnjë organ drejtues nis betejën për të kapur majën dhe, megjithëse në disa aktive nuk e qasin e në disa, po, ai nuk rrudhet, nuk sprapset, pret ditën e tij dhe fiton besimin e dy njerëzve që kishin hapësirat e tyre në PS: të Gramoz Ruçit dhe të Namik Dokles.

Ilir Meta, po ashtu, hyn në politikë si lëvizja e të rinjve brenda saj dhe bëhet figurë determinuese. Kryeministri i saj më i suksesshëm, por edhe më i anatemuar; befas në kohën e pushtetit të tij përqindja e përfitimit nga tenderët dyfishohet dhe njerëzit e lidhin atë me emrin e njeriut pranë tij, Kryemadhit. Askush nuk e di të vërtetën, por, kur ngastrat e tij ngushtohen, atëherë kërkon të ngrejë ngastrën e tij, gjysëm miqësore, pak familjare dhe më shumë inatçore, LSI-në. Është një ndërmarrje private, krisja e parë e madhe në të majtën, që pasohet edhe me krisma të vogla e të parëndësishme. Përmes ndarjes zbret Naon nga kali i pushtetit dhe i jep samarin për t’iu ngjitur armikut të tij të deriatëhershëm, të cilin edhe e kishte ndaluar për pak kohë në Policinë e Tiranës, Berishës. Për inat të vjehrrit të tij politik, Nano, shkon e flen me mullixhinë e egërsuar, Berisha dhe i hap krevatin e liderit politik në PS, Edi Ramës.

21 janari u mendua se do të ishte fundi i një miqësie që herë ngrohej e herë ftohej. Pritej të vinte akullimi. Historia me bllok e Metës, servirur nga miku i tij i ngushtë, i ndjeri i parakohshëm, Prifti, solli gjakun në rrugë, thyerjen e çdo norme kushtetuese nga dyshja Berisha-Meta; solli përfundimisht mposhtjen e gjyqësorit përmes një farse të paparë gjyqësore, dëshmoi se krimi dhe politika janë një dhe politika sundon mbi drejtësinë, duke e përtallur atë; brenda pak orëve u bënë disa grushte shteti, mbi të gjitha, dyshja në pushtet, dërrmoi prokuroren e përgjithshme dhe institucionin e presidentit, që, po ashtu, ishin duke u shkallmuar.

Rama e harroi gjakun, duke e zëvendësuar me ngjalat që sollën 1 prillin, por si çdo e gënjeshtërt, edhe kjo do të ishte një ndarje karrigesh, por kurrë një pajtim mes pjesës së madhe të së majtës me pjesën e vogël dhe agresive të saj.

Morali i politikës u dërmua edhe një herë.

Meta i 21 janarit u bë kryetari i Kuvendit.

Meta i para zgjedhjeve të vitit 2017 u bë president.

Dhe, duhet thënë, u bë me forcë. “Nëse nuk do, atëherë kemi presidentin tonë”- i pat thënë kryetari i ardhshëm i Kuvendit, Ruçi.

Tani, si është pritur që nga fushata e vitit 2017, kur Meta, i veshur me petkun e presidentit, por me këpucët e LSI-së, hapi shtegun e përplasjes, bëri deklaratat politike e ultimative, që nuk do i kishte bërë sikur të ishte thjeshtë shefi i një partie që ia kishte besuar një të binduri të tij, Vasilit. Përplasja erdhi duke u rrudhur paksa, por do të ngrihej përsëri.

A e ka mbrojtur Ilir Meta kushtetutën kur, befas, me 10 qershor, thuajse dy javë kur fushata kishte nisur e tri javë para ditës së zgjedhjeve vendore, i anuloi ato? Nuk ka qenë e nevojshme një përgjigje nga Komisioni i Venecias! Edhe ai vetë e di se, po.

Përse Ilir Meta e ndërmori këtë Akt që, vetë ai, e dinte më mirë se të githë, se ishte harakiri politik dhe se pas kësaj, kupa e mbushur do të derdhej?

Meta nuk ka qenë kurrë institucion ndërtues, por, në të kundërtën, ai është luftarak në një fushë ku mund të shkelen të gjitha institucionet, qoftë edhe vetë Kushtetuta.

Por, nuk është vetëm kjo.

Krijesa e tij, LSI, qoftë nën drejtimin e Vasilit, një meskinitet i paparë politik, qoftë nën drejtimin e Kryemadhit, një dalldi politike e dashuruar me veten, po merr tatëpjetën. Atë nuk mund ta ndalë askush nga ata që ka lënë në rrugën “Sami Frashëri”, ku është godina e partisë së tij, sado të mëdha të jenë përpjekjet.

Sado që grupi i të rinjve të atrofizuar nga ideologjia vrastare të thërrasin “na prij burrneshë”, burrnesha nuk ka kujt t’i prijë!

Një krijesë e ngritur mbi llogaritë politike, mërinë, punësimin, alibitë dhe pabesinë, nuk mund të shkojë përfundimisht duke u rritur.

Nga ana tjetër, Edi Rama shkallmoi të majtën tradicionale, pa ndërtuar një të majtë të re. “Rilindja” e tij, krejt ndryshe nga Rilindja e Rilindasve, është një shfaqje oligarkësh politikë dhe financiarë, që nuk kanë asnjë hesap tjetër para vetes, veç shkallmimit të asaj që kanë luftuar në fillim dhe që në fund bënë sikur e deshën. Rilindja e Ramës u bë një trup i huaj brenda së majtës, por një trup që sundon. Të gjithë skandalet e ndodhura, sidomos pas vitit 2017, kanë lidhje me këtë trupë oligarkie politike e financiare, që u mblodh grusht rreth Ramës dhe që harroi se vota e dhënë ishte shenjë besimi për të luftuar të keqen.

Nëse edhe tani, e majta është forca politike kryesore në vend, kjo, më shumë se gjithçka tjetër, ka të bëjë me atë që i rri përballë, një e djathtë meskine, e çoroditur, pa ide, me njerëz të akuzuar për vjedhje e vrasje, shitje të territorit kombëtar dhe të lidhur ngushtë me lobin serb në Sqipëri dhe në Kosovë.

Mes dy të këqijave, njerëzit vazhdojnë të zgjedhin të keqen më të vogël, pa patur një forcë ku mund të vareshin, edhe një herë, shpresat e tyre.

Në Presidencë Ilir Metën e delegoi e majta e Edi Ramës. Dukej si një zgjedhje e zgjuar, pasi, në llogaritë politike të Ramës, nuk ekzistonte në një të ardhme katër vjeçare një forcë politike inatçore, kërcënuese dhe e domosdoshme në pushtet, LSI.

Duke e lënë pa kryetarin e saj, ai mendoi se do e linte pa kokë dhe në fakt llogaria e tij doli.

Por, nuk kishte llogaritur se, në postin e tij të presidentit, ai nuk mund të ishte një kukull politike dhe as një i heshtur.

Ilir Meta politikës i futet në këmbë, vendçe, fort dhe pa marrë parasysh pasojat.

Si president ai ka shkelur kushtetutën disa herë, por, edhe përtej saj, ka  patur çrregullime të skajshme të politikës presidenciale.

Duhet të jemi naivë deri në fund dhe të besojmë se krijesa e tij, LSI, doli nga parlamenti pa u diskutuar mes dy njerëzve të njohur si çifti i vilës në Lalëz, ku edhe macet kanë wc-të e tyre. Sado që zonja Kryemadhi të deklarojë se braktisjen e parlamentit nuk do ia falë kurrë Meta, aq më shumë është e pabesueshme? Përse? Pasi qëllimi i tyre ishte e mbetet i njëjtë: shkatërrimi i sistemit. Duke mos mundur nga jashtë, atëherë nisën nga brenda. Me gjithë çfarë kishin. Me çizme, me tym, me flakë, me dorërim mandati dhe, në fund, me mospjesëmarrje në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Nëse braktisjen e parlamentit nuk e paska ditur Meta, që ishte në një udhëtim (po këta, të shkretë telefona, çfarë janë), po, mosmarjen pjesë në zgjedhje e dinte?

Me siguri, po.

Meta u bë palë me rrugën, duke i ngjitur asaj institucionin e tij. Më 8 qershor turmat e përgatitura, dhe dihet se kush i përgatit këto turma, do të zaptonin parlamentin dhe, nëse nuk do të mund të futeshin brenda, do e digjnin atë. Kishin thirrur në ndihmë edhe disa udbashë nga Kosova, si ndodh shpesh në zhvillimet e PD-së. Që nga krijimi i saj.

Turma u zbraps jo se deshi Meta, përkundrazi, kundër dëshirës së tij. Një telefonatë nga shumë  larg, e pasuar nga një tjetër, më afër, por gjithsesi larg, skuqën fytyrën e Bashës dhe i treguan kufijtë. Ai i bëri llogaritë: nëse nuk do të zmbrapseshin njerëzit e tij, do të ishte në listën e zezë dhe përjetësisht jashtë pushtetit, në mos më tej se aq; nëse sprasej, do të mund të arrinte në kohë në shtëpi për supën e darkës. Zgjodhi të dytën. Kryemadhi, po ashtu. Sado që rrahin gjoksin dhe skuqin fytyrën, ata e dinë frikën.

Ata, edhe përmes mbështetjes së Metës, bënë gabimin fatal, më të ndjeshmin e jetës së tyre politike. Riintegruan Ramën dhe e bënë atë faktorin e vetëm politik për të ruajtur fasadën institucionale dhe ku mund të mbështetej politika ndërkombëtare.

Institucione të rëndësishme europiane u janë drejtuar liderëve opozitarë për ndërprerjen e këtij mendimi të çmendur, braktisjen e parlamentit, i lindur në një çast marrëzie tek Berisha dhe i realizuar, po marrëzisht nga Basha, të vërtetën e së cilës nuk e di askush në PD, e aq më pak në LSI. Ata bënë çka Rama nuk mund të bënte i vetëm: e bënë edhe një herë lider.

Meta e nuhati i pari të vërtetën. Ai nuk është riosh politik dhe buzëqumësht si Basha e as fluturak si Kryemadhi. Është me këmbë në tokë dhe e ndjeu i pari se toka nën këmbët e tij filloi të rrëshqiste.

Rrëshqitja duhej ndalur. Ishte e dyfishtë: edhe në institucionin ku e kishte dërguar Rama dhe tek opozita, që nuk kishte lider. Të bëhej lider ishte qëllimi i tij, por, i njëkohshëm dhe i dyfishtë: i presidencës dhe i opozitës.

Përballja me qeverinë do të vinte, madje kishte ardhur. Provat foshnjarake. Mos dekretimi i ministrit të brendshëm, Lleshi, që u bë, e më pas, mos dekretimi i ministrit të jashtëm Cakaj, duke u fshehur pas kostumit patriotik, ishin butaforike dhe paralajmëruese. Secili priste çastin e tij dhe dihej se dorashka do të hidhej së pari nga presidenti. Ai ishte ndër humbësit dhe zakonisht ata që humbin godasin të parët.

Rama nuk e do, tani për tani, presidencën. Ai nuk e do Metën në atë godinë, por nuk do as vetë godinën.

Më shumë kërkon alibinë e përleshjes, se sa vetë përleshjen.

Kërkon të ndëshkojë, pa e dhënë ndëshkimin.

Një presidencë në duart e Ramës do të ishte sulmi i fundit mbi insitucionet. Të gjitha i janë falur atij pas protestave të marra opozitare; edhe shkeljet e ligjeve, edhe harbutëria në politikë, edhe përçartjet politike, edhe oligarkia që sundon, zgjedhjet njëpartiake, salla e parlamentit, por kjo do të ishte shumë për të. Do të ndodhte ajo që thuhet në kanunin e vjetër, që ai e di: kur abuzon me të drejtën, e drejta kthehet kundër teje.

Rama e do presidencën pa Ilir Metën, por nuk e do për vete. Ai po vonon në shkarkimin e tij, megjithëse kësaj here ka një alibi: Komisionin e Venecias, të cilin nuk e ka blerë e as nuk mund ta blejë. Ndoshta do të kishte dashur një version ndryshe të vendimit, me një rrugëdalje, por gjërat janë të qarta. Ai fitoi 30 qershorin, por nuk e di se çfarë do të bëjë me presidencën. Nuk mund të mbajë nën një sqetull kaq shumë kunguj!

Ilir Meta pret shkarkimin, kjo do e bënte faktor të opozitës dhe mundësi për një nisje të re. Si të thuash, luftë me armët e vjetra në një fushëbetejë të re.

Ndërsa Rama kërkon një figurë të së djathtës për ta deleguar në karrigen presidenciale, Ilir Meta shpall kohë qëndrimin e tij deri në fund të mandatit.

Në fakt, koha e tij për të ikur, ka ardhur.

Nuk ka asgjë parimore dhe të principtë në luftën mes dy institucioneve: qeverisë dhe presidencës.

Nga njëra anë qeveria miraton ligje, shpall vendime dhe ndërmerr nisma ligjore, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me zhvillimin e vendit, por me një rreth kusarie që po forcohet dhe zapton shtetin. Të gjitha PPP-të e famshme, të cilat nga frika e së nesërmes do të kenë tashmë vulosës parlamentin, janë hilet e një qeverie, të cilën e kanë kapur oligarkët dhe me të cilët është bërë pjesë.

Nga ana tjetër, presidenca kërkon hisen e saj të pushtetit, me të cilën është mësuar dhe ka mëkuar veten dhe njerëzit rreth saj.

Forca e kësaj përplasjeje qëndron tek alibitë, ndërsa dobësia tek mungesa e dinjitetit.

Kështu si po vjen puna, do të vijë një ditë që askush të mos e marrë seriozisht insitucionin e presidentit, aq më tepër kur ai shfaqet çuditshëm, herë me rroba banjo e herë marshues nëpër male…

 

 

 

 

 

October 3, 2019 10:54
Komento

11 Komente

  1. intelektuali October 3, 11:35

    RAMA I KRISTAQIT DHE I BASHKIM ULAJT META I SILLOS DHE I RYSHFETIT, GRAMOZI I HURIT DHE I HANXHARIT DHE E MAJTA E ENVERIT QE KA RENE NE DASHNI ME IMPERIALIZMIN AMERIKAN

    Kjo tingellon me bukur dhe eshte me reale per momentin

    intelektuali

    Reply to this comment
    • tori October 3, 12:51

      Intelektual : Bashkim Ulaj eshte miku I Berishes,dhuruesi I shtepis 200000 euro ku ai banon,dhuruesi I zyres se punes ku ai punon,antar fanatik e donator me I madhi I PD.Papritmas na nxorret barmik te PD!!!!!!!!!.Intelektual,Mirel,Arben I njejti person ne ne postet drejtuese te PD qe me horat Bardhi e tjere deshen me ane te mashtrimeve frikese te pa imagjinushme ne nje ambjent intelektual,por edhe ne rrethe apo ambjente vagabondesh sajuan,skicuan e ne fund filmuan e shfaqen “filmin Babale”.Nuk besoj se ne bote realizohen te tille skenare te tilla mashtruese e thellesisht dashakeqese.Shqiperia nuk eshte as e Rames apo Berishes por e shqiptareve qe nuk do lejojne kurre qe bande mashtruesish keqdashesish politik te drejtojne Shqiperin,qe heret apo vone drejtesia do thot fjalen e saj.

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 October 3, 11:47

    “Kështu si po vjen puna, do të vijë një ditë që askush të mos e marrë seriozisht insitucionin e presidentit, aq më tepër kur ai shfaqet çuditshëm, herë me rroba banjo e herë marshues nëpër male…”
    përse nuk e ke vazhduar o bedriu i partisë,o bajgëshitësi i palloshit dobiçburgajeti??
    pas pikave duhej të kishe vazhduar se po ashtu “askush nuk e merr seriozisht dobiçin e tironës kur vishet me brekushe e altlete të bardha a kur pret filanin e fistëkun,zyrtarisht,me brekë nëpër plazhet e shqipërisë”!
    o bedri o hale mediatike!!
    boll me këto mbrojtje “duke sulmuar” kundërshtarin dhe duke bërë lojëra fjalësh!!
    sot godet palo presidentin dhe hale kryeqeveritarin,nesër i vë gjoksin shurrës që do të derdhin kundër sunduesit rilindiot!!
    sepse nuk mund ta lësh të të lager i adhuruari tënd!!
    ose më shumë punëdhënësi!
    shkoni mor pirdhuni të gjithë!!përfshi dhe dukën e vargjeve të pëgëra!!

    Reply to this comment
  3. Shqiptari October 3, 11:52

    “Edi Rama adhurues i te djathtes ekstreme , por nje rastesi e bashkoi me te majten” perifrazon Bedri Islami.
    Edi Rama i biri i Kristaq Rames deputet ne Kuvendin Popullor komunist qe rrinte ulur prane e prane me Nexhmije Hoxhen paska qene rastesi qe u bashkua me te majten???
    Nuk e di a i beson Bedriu vete keto qe shkruan per Ramen a jo por ka dhe nje tjeter thenie nga Liliana Hoxha, e reja e Enver Hoxhes qe Edi Ramen e perifrazon keshtu –
    “Kur Ramizi e Nexhmija e pane se Saliu (Berisha pra) u doli nga skenari, hodhen ne anen e djathte Edi Ramen duke e nxitur per deklarime antikomuniste”
    Nga afersia qe pati me Familjen dhe nga ato qe ngjane me pas, del se Liliana Hoxha ka thene krejt te verteten, ate qe Bedriu kerkon ta sheqerose me rrena me Rame ekstremist te djathte.
    Shkurt pra, Berishes, Metes, Rames mos u mundoni kot ti gjeni pozicion politik majtas-djathtas!
    Ata jane vecse Saliu malok, Iliri katunar dhe Ed Rama idiot i lindur.

    Reply to this comment
  4. A October 3, 11:54

    Personi qe nuk duhet te ishte ne politiken shqiptare keo 30-te vjet dhe aktualisht nuk duhet te ishte nje moster, nje maskara pa principe nje maskara, nje demagog dhe nje hajdut si EDI RAMA.
    Te tjeret me radhe duke filluar me SALI BERISHEN, FATOS NANON dhe LULEZIM BASHEN.
    Kurse ILIR META eshte ne nje tave me te vogel sepse gjithenje kur ka qene ne pozite ka qene aneks i PD-se dhe PS-se. Asnjehere nuk ka qene kryesor si parti me vogel qe ka qene.
    Mendimet e militanteve te dy partive kryesore si PD dhe PS nuk mund mund te merren para sysh, sekur ILIR META eshte ne aleance me PD, militantet e saj e lavderojne, kur eshte kunder e shajne.
    Keshtu ndodhe edhe me ato te PS, kur ILIR META eshte me to e lvaderojne dhe ne kundert e shajne.
    Kjo ndodhe se te dy palet e militanteve kane nje tru qe ja lajne dhe ja shplajne partia ose udheheqesi kryesor.
    Koha e disa partive duke filluar si nga PD dhe PS te drejtuara nga SALI BERISHA, LULEZIM BASHA dhe FATOS NANO, EDI RAMA i ka ikur sepse nuk bejne asgje per te drejtuar dhe rregulluar gjendjen politike, ekonomike dhe mireqenien e miletit.
    Vendi i tyre eshte bugu dhe sekuestrimi i pasurive te vjedhura. Tung.
    Prandaj keto as me pak dhe as me shume e kane vendin ne burg.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 October 3, 12:34

    “Kështu si po vjen puna, do të vijë një ditë që askush të mos e marrë seriozisht insitucionin e presidentit, aq më tepër kur ai shfaqet çuditshëm, herë me rroba banjo e herë marshues nëpër male…”
    përse nuk e ke vazhduar o bedriu i partisë,o bajgëshitësi i palloshit dobiçburgajeti??
    pas pikave duhej të kishe vazhduar se po ashtu “askush nuk e merr seriozisht dobiçin e tironës kur vishet me brekushe e altlete të bardha a kur pret filanin e fistëkun,zyrtarisht,me brekë nëpër plazhet e shqipërisë”!
    o bedri o hale mediatike!!
    boll me këto mbrojtje “duke sulmuar” kundërshtarin dhe duke bërë lojëra fjalësh!!
    sot godet palo presidentin dhe hale kryeqeveritarin,nesër i vë gjoksin shurrës që do të derdhin kundër sunduesit rilindiot!!
    sepse nuk mund ta lësh të të lager i adhuruari tënd!!
    ose më shumë punëdhënësi!
    shkoni mor pirdhuni të gjithë!!përfshi dhe dukën e vargjeve të pëgëra!!

    Reply to this comment
  6. mirel October 3, 16:43

    ….mosdekretimi i Lleshit dhe i Cakes..ishin butaforike dhe paralajmeruese..
    Mos ke harruar ndonje fjale qe duget ta shtosh aty midis o Bedri mendjefyelli?
    Perpiqu nje cike o elegjiku Bedri, qe na e pershkron kete “epopene” e Ilirit sikur te jete Legjenda e Mujit..
    ..Meta e nuhati i pari te verteten….
    …Rreshqitja duhej ndalur..
    Perballja me qeverine do te vinte. Madje kishte ardhur..
    Presidenca u veteeeeeevra
    Dhe jo vetem

    Reply to this comment
  7. info analitike October 3, 18:56

    Rama i penelit, Meta i shtangës dhe e majta që nuk është më edhe Bedriu i perrallave qe vazhdon te tregoje i paepur ne vite.

    Reply to this comment
  8. Sa per dijeni October 3, 21:42

    Jo o shoku Bedri, ti si pa dashje, bashke me shoket e tjere te Dites qe keni ca kohe qe i beni fresk Like Floririt, harroni ca detaje te “vogla”. Hapini pak lajmet e viteve te shkuara dhe do shikoni se pas ngjarjes se Gerdecit, ne nje interviste tek Panorama, Rama shprehte ambicien si kryeminister i ardhshem i opozites se bashkuar te atehershme. Vetem dy dite me pas Meta dhe LSI e akuzuan Ramen per plane te fshehta sepse ata nuk paskeshin rene ende dakort kush do ishte Kryeminister i ardhshem i perbashket. Pra Meta pretendonte te behej vet KM kur ne fakt PS ishte partia me e madhe ne opoziten e bashkuar asokohe. Pas kesaj fillon vreri i konferencave per shtyp qe shigjetonin vetem Ramen me nje lufte personale, tipike fshatareske, sikurse bejne dhe sot. Armiqesise se lindur prej pretendimeve te katunarit Like iu vu vula me ndryshimet kushtetuese ne 2008 dhe zgjedhjet 2009. Po keshtu perpara zgjedhjeve te 2017, Rama dhe PS i bene ftese Likes 3 here zyrtarisht per vijim koalicioni ne zgjedhje, por Likja donte karrigen e KM dhe bente vickla se jo kam zgjedhje ne parti, jo po eshte ende heret, jo po su fut opozita ne s’hyjme ne zgjedhje etj. Pra gjithmone vicklat jane hedhur nga kerpusha politike Like Floriri, miku pas kuintave i Dites. Madje po kjo gazete vinte kujen para 2017 se po percahej e majta dhe do fitonte keshtu PD, gje qe ne fakt nuk doli. Sa per ate se asnjeri as tjetri nuk duhej te ishin ne politike, duhet thene se jane ca gjera qe ecin dhe me tradite. Kristaq Rama, pervecse Skulptor i Popullit, ishte deputet ne ate kohe dhe Anetar i Presidiumit ( zv. president me nje fjale), ndersa Likja i biri i nje kapterri fshatar ishte dhe mbetet, perfundimin nxirreni vete dhe spo flas per shpellarin qe na mbiu ne dere e iu shofte fara. Si gjithmone te fala Likes, Cizmes dhe Dades.

    Reply to this comment
  9. Shkezen Haxhia October 3, 22:31

    analize e sakte.Rama eshte uzurpues i PS dhe Ilir Meta eshte gllaberuesi i pasurise se shqiptareve.Populli dhe PS nuk e duan me Edi Ramen se e tregoi veten kush ishte.Nese do ta provoje sa e do PS le te zgjidhet me parimin nje anetar nje vote,nese do te provoje se sa e do populli,le te ndryshoje sistemin zgjedhor.Kjo eshte sfida per te.

    Reply to this comment
  10. buba kirasit October 4, 00:56

    Analize lana puro ky sendi qe pretendon se din me shkru duhet te hupe minut e ma pare,dikujt qe merr vesht nga gazetaria ,ky i ka ra ne qafe kot ksaj pune. Sidomos shkarravina per ish pisnismenet e Shkoders. Ik o hajdar hap krahun!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim