Rama i përgjigjet Bashës: Shpif, shpif se lirohesh

October 22, 2018 14:45

Rama i përgjigjet Bashës: Shpif, shpif se lirohesh

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas akuzave të Lulzim Bashës, se arrestimi i atyre që i quajti cironkam, është pjesë e skenarit për të shkatërruar dosjen ndaj Vangjush Dakos, të cilin e quajti peshku i madh.

Shefi i qeverise shkruan se sulmet vulgare të PD ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë

Rama paralajmëroi përshkallëzim të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit

“Shpif, shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë! Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet”, shkruan Rama në rrjetin social.

Kreu i PD deklaroi më herët se ‘peshku i madh’ është Vangjush Dako, ndërsa i quajti peshq të vegjël arrestimin e Arben Ndokës dhe Arben Çukos

Ai akuzoi prokurorinë se po shkatërron dosjen ndaj Dakos

“Peshku i madh i kësaj dosje është Vangjush Dako, është kapur në përgjime nga ndërkombëtarët. Të tjerët janë peshq të vegjël, po mbrohet peshku i madh Vangjush Dako. Donika Prela po shkatërron dosjen e Dakos. Peshqit e vegjël që u arrestuan mbrëmë, do lirohen, nuk kemi prokurori, por celulalë kriminale. Ka dosje që implikojnë, Ballën, Ahmetajn, Gjiknurin, Tahirin dhe Xhafajn. Ka dy vite që kam thënë se ka një dosje për Vangjush Dakon. Rama, Xhafaj dhe Prela po bëjnë çdo gjë që të mbyllet hetimi për Dakon”, deklaroi Basha.

l.h/ dita

October 22, 2018 14:45
Komento

3 Komente

  1. santiago October 22, 15:02

    haha..pirth pirth se lirohesh i thote Rama

    Reply to this comment
  2. Zigur Qarri October 22, 15:20

    Shpifje,shpifje…..vetem shpifjet e Rames nuk jan shpifje,denocimi krimit eshte shpifje!
    Shpifje,shpifje…..Lul Berisha eshte miku i Vangjush Dakos!
    Shpifje,shpifje….Arben Ndoka ka qene “domokrat” dhe jo “rilindas”!
    Shpifje,shpifje…. Edvin Roma ka trokitur ne fillim tek PD-ja!
    Shpifje,shpifje…. Edvin Roma kandidoi perseri Edvin Rroshin,edhe kur e mesoi se ishte person me percedent penal!
    Shpifje,shpifje….ate qe premtoi Edvin Roma nje Muaj pasi erdhi ne pushttet,e premton perseri pas pes Vitesh.
    TemA TV/ Rama: Do ndalen edhe bastet online, 700 milion USD shkojnë jashtë vendit (VIDEO). 25 Tetor, 2013

    Reply to this comment
    • Alidemsi dixhital October 22, 21:15

      Pirdh…pirdh..o Sikur Qorri dhe kij kujdes se mund te dhitesh ne breke me ndonje nga ato spiirrat e perditeshme te Opozites se Lulujanes tende “te ndershme”….

      luljanes tende…

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim