“Rama Ik” në stadium, aksion politik që mund të na penalizojë nga UEFA?

June 12, 2019 11:47

“Rama Ik” në stadium, aksion politik që mund të na penalizojë nga UEFA?

Mbrëmjen e së martës, në “Elbasan Arena” kombëtarja jonë e futbollit luajti kundër Moldavisë në ndeshjen e katërt eleminatore të Euro 2020, duke fituar me rezultatin 2-0.

Pak pas nisjes së pjesës së dytë, në fillim të tribunës E, disa tifozë shpalosën një flamur të madh kombëtar, dhe më pas sipër tij vendosën disa shkronja, të cilat formonin fjalën “Rama Ik”.

Në fillim ishte e paqartë se cilit grupim i përkisnin këta tifozë, ndërsa mediat shkruan se ishin “Tifozë Kuq e Zi”.

Në fakt, e vërteta është zbuluar këtë të mërkurë, kur kanë qenë vetë disa anëtar të FRPD-së, të cilët kanë publikuar fotot nga stadiumi si dhe flamurin kombëtar me mbishkrimin “Rama Ik”.

Mes tyre qëndron edhe kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, që tregon se gjithçka ka qenë e mirëmenduar. Veç parullës së shpalosur, ky grupim gjatë ndeshjes ka thirrur në kor “Rama Ik”.

Nuk dihet nëse delegati i ndeshjes e ka shënuar në protokollin e tij këtë veprim, por nëse kjo ka ndodhur, pritet që kombëtarja të jetë objekt disiplinor në UEFA, pasi në stadiume janë të ndaluara thirrjet me prirje politike apo shpalosja e parullave me mesazhe të tilla, duke u dënuar me gjobë apo deri në luajtjen e ndeshjeve pa tifozë.

j.l./ dita

June 12, 2019 11:47
Komento

6 Komente

  1. tori June 12, 12:18

    Turp faqezezet e PD perpiqen me te gjitha mendyrat ta baltosin Shqiperin e kryesisht edhe kryeministrin me te sukseseshem shqiptar E.Rama ne 30vjetet e fundit.Duan qe qeverin me tropojanet Koliqna,Brecane,Dollapna,Luzhaj e turli zagaresh te Berishes qe I kan sherbyer atij si bodigarda e qe jane bere te gjithe milionera nga fukarenj ne Kulm qe ishin para se te vinin ne Tirane.Hahdutlleku,rrahjet vrasjet,poshtrimet eshte profesioni I kesaj bande maskarejsh.O zot mos ardhte kurre ajo dite.Edi Rama me te gjithe te metat e tija te qeverisin edhe 10vjet te tjera sepse nuk ka asnje kundershtar se paku normal qe te kunkurojne me te

    Reply to this comment
  2. Tifiozi Kuq e Zi June 12, 13:26

    Blendi KRRIÇI duhet te gjykohet e te marre denimin me te rende konforem ligjit…duke ju ndaluar edhe futja ne Shqiperi per 50 vjet!!!

    Reply to this comment
  3. MH June 12, 15:40

    Rricna apo cimka PD ku nuk i fut hundet.Shkaku si pasoj e SPAK me destinacion Recin Shkoder.

    Reply to this comment
  4. Floriri June 12, 19:47

    ORE SHTETI KA LIGJE KA POLICINË.RRETHOI KAPI DHE GJOBITI DËNOI PER 10 VJET MOS HYNË NË STADIUM. DHE PO JA MBAJTI LE TA BËJNË PRAP. SHUMË E THJESHTË PER KËTA QE DUAN TE NDËSHKOJNË FOTBOLLIN NË ARENENEN NDËRKOMBËTARE ME POLITIKE ALABAKET.

    Reply to this comment
  5. Ilir June 12, 21:43

    Mendni ku eshte katandisur PD. Me dy te rinjte me ifiot. Njeri deputet, Balleshi dhe tjetri Kryetar i FRPD zoti Kerrici. Mjere poltika shqiptare. Bashke me ate vicin e te rinjeve te LSI, Brahimtrapi behet treshja theseve me byk

    Reply to this comment
  6. Kosovari June 14, 14:04

    Opozita nuk zfjdh mjete as forma veprim,per ta demtuar shtetin kombin dhe Sqhiprine ne gjitha lemite, amdje edhe ne sport.Kjo eshte opozita me destruktiv, me antishteterore nga I cili financohet e me antiukombetare shqipatre deri sot,Tash sa kohe,kjo opozite nga deshprimi ka humbur cdo kont rall,i ka “humbur rruga ne oborr”.Tash kane filluar edhe te kerkojne armatim,logarisin arritjen e synimit te 1997.Mjer popull kend e financon!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*