Rama: Qeveria do të ndalojë ndërtimet në qytetet-muze

Redaksia Online October 6, 2013 11:30

Rama: Qeveria do të ndalojë ndërtimet në qytetet-muze

Qeveria do të ndalojë ndërtimin në qytetet-muze, me qëllim shmangien e rrrënimit të trashëgimisë kulturore në vend.  Gjatë ceremonisë së organizuar për fillimin e punimeve për ndërtimin e bulevardit ‘Republika’ në Berat, kryeministri Rama tha se Brenda javës së ardhshme do të ndalohet çdo ndërtim i ri në Gjirokastër, Krujë dhe Berat.

“Qeveria jonë do të marrë hap pas hapi masa konkrete për të ndaluar rrënimin dhe të fillojmë pak nga pak të shërojmë plagët që janë shkaktuar. Që këtë javë ne do të shpallim ndalimin e çdo ndërtimi në Berat, Gjirokastër dhe Krujë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë tha se projekti për ndërtimin e pedonales së Beratit është  një dallëndyshe që paralajmëron pranverën në një kohë të vështirë për financat e vendit.

“Jam shumë i lumtur që kjo dallëndyshe e lajmëron pranverën këtu në Berat, sepse askund më mirë dhe askund më bukur nuk mund të shfaqej dallëndyshja e parë e një ndryshimi të madh. Një projekt që fillon të lidhë qytetin e një mbi një dritareve me qytetin e sotëm të bashkëkohësve dhe me qytetin e nesërm të fëmijëve që do të lindin këtu. Eshtë fillimi i një transformimi rrënjësor për Beratin”, theksoi Rama gjatë fjalës së tij.

Redaksia Online October 6, 2013 11:30
Komento

5 Komente

  1. baca. October 6, 14:47

    filloi dhe ky si saliu me gërshërë në dorë

    Reply to this comment
  2. Arber October 6, 16:06

    Po shyqyre se kishim harruar qe Berati ndodhej ne Shqiperi dhe ka nje histori 2400 vjecare per ti treguar turizmit boteror dhe vendas se kush ka qen e kush eshte me qe Sala Dhe Nano donin ta harronin njeri se nuk fitonte kurre ne kete vend e tjetri nga qe e sollen ne krye te qeveris ca kriminela qe Nanua si burre i mire qe ishte ca i vrau e ca i futi ne burg. Jazek i qoft qe te dyve
    se moren me qaf familje te tera. Urime dhe respekte per Edi Ramen!

    Reply to this comment
  3. Act Now October 6, 17:35

    Qyeti i Beratit nuk vleresohet, thjesht merr ate qe i takon, dhe ironia eshte se ne podium hipin krah kryeministrin po ata aparatcike burokrate e barkmedhenjte kohes se xhaxhit Enver qe duke spekuluar me vokacionin e majte politik te ketij komuniteti , kane bere fushate sistematikisht me premtime te medha per tu thene njerezve pastaj te nesermen e fitores…Ne nuk bejme dot gje se nuk na do Berisha ?!.Keta individe e kthyen me vizionine tyre rural beratin ne nje lagje fshati te humbur, ku vjen arome urine dhe glasash, dhe dalin tani e ngrefosen pas 24 vitesh demokraci per 300 m rruge te shtruar me pllaka.Vetem nje shtepi e mangalemit ka me shume stil e klas se kjo qe kerojne te bejne keta.Megjithate eshte dicka per tu pershendetur, kerkohet qe te punohet me seriozitet dhe mos te vidhet si zakonisht se eshte vlere e Qytetit dhe jo e kryetarit te Bashkise

    Reply to this comment
  4. aqif thumbi October 7, 07:58

    PUNA ESHTE SE SI DO TE SHKOJM DERI NE BERAT?

    Reply to this comment
  5. mehmeti October 7, 09:52

    Dy probleme per JUz. Kryeminister.
    1-Aman me keto inagurime,podiume se na kujtoni qoftlargun qe po mundohemi shum per ta harruar

    2-Ato para me mir do ishte te investoheshin ne lagjet muzeale ose ne n halle me te mdhaja qe pa tjeter ka berati.
    Z.Rama mos merrni persiper punet e bashkive por kerkojuni llogari k.bashkiakve vendosuni afate per punet se ngelen vetem duke u qare ter kohes..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*