Rama, INUK-u dhe HEC-et

Lavdosh Ferruni August 2, 2015 11:26

Rama, INUK-u dhe HEC-et

HEC-et në zonat e mbrojtura janë modeli i gjallë i keqqeverisjes në këtë vend. Pikërisht në këto zona, ku dhe për të kullotur bagëtinë dhe për të mbledhur bimë medicinale ligji kërkon të marrësh leje, janë dhënë leje qeveritare për të tharë qindra km të lumenjve që përshkojnë këto zona, leje për të futur lumenjtë në tuba, në thelb leje për një vrasje të ngadaltë të njerëzve që jetojnë aty e sigurisht të gjithë gjallesave që janë aty e që de jure janë të mbrojtura me ligj.

Ramës i ka shkuar ndër mend për t’i hedhur në erë këto HEC-e, por tha publikisht dy ditë më parë: “….nëse i hedhim në erë me INUK-un, do të kishim fatura marramendëse për të paguar. Pra nuk na del llogaria”. Duket Rama i ka bërë llogaritë gabim.

Duke ditur koston për 1MW energji të instaluar nga një HEC, që është rreth 1 milion euro, vlefta për kompesim të atyre që janë ndërtuar nuk i kalon 50 milion euro, pra sa gjysma e TEC-it të Vlorës. Nga ana tjetër kostoja që bie mbi shtetin dhe mbi komunitetet që jetojnë në këto zona, të cilat përjashtohen nga të mirat publike që i ofron ekosistemi në jetesën e tyre, përdorimi i ujit të lumit për ujë të pijshëm (ka raste kur rrëmbehet uji nga HEC-istat qysh në burim) përdorimi për vaditje, për peshkim, për turizëm, për rekreacion, etj, është shumë më e madhe. Madje duke llogaritur dëmin afatgjatë në biodiversitet, mund të jetë disa herë më e madhe. Të dhënat janë se do të ketë dhe konflikte sociale në këto zona. Nuk është pa kuptim shprehja “…për një vijë uji” e tash për një lumë të tërë.

Rama ka dhe një mundësi për ta shmangur INUK-un. HEC-et të kalojnë në pronësi të shtetit, kundrejt vlerësimeve sipas ligjit.

Qeveria të mos i fusë lumenjtë në tuba, por t’i lërë lumenjtë në zonat e mbrojtura në rrjedhje të lirë, nëse vërtet e ka qëllimin t’i mbrojë këto zona të shpalluara me ligj si të tilla. Këto HEC-e duke u kthyer në pasuri shtetërore, edhe mund të përdoren nga Qeveria në raste emergjente me autorizim vetëm të kryeministrit të vendit.

Ka një vëmendje të shtuar, edhe qeveritare, për mbrojtjen e lumit Vjosa më në vecanti, si i vetmi lumë i madh i egër në Europë, përtej projektit për ta copëzuar në HEC-e të mëdhenj e të vegjël.

“Ne kemi një plan tjetër për Vjosën, atë të parkut natyror. Dhe, sigurisht që nuk mund të kthejmë mbrapsht hidrocentralet që janë në ndërtim, por që nga Kalivaçi e lart ne nuk do të lejojmë më të ndërtohet asnjë hidrocentral”, deklaroi Edi Rama.

Fakti është se Vjosa Park Natyror me degët e saj Lengarica dhe Bënca të tharë prej HEC-eve, është si një trung pa degë. Ndërsa lejimi i ndërtimit të Kalivaçit e kthen Vjosën përfundimisht në një cung.

Lavdosh Ferruni August 2, 2015 11:26
Komento

8 Komente

  1. mirel August 2, 13:38

    Me ne fund lexova nje shkrim qe ka te beje me Vjose.
    Faleminderit 1000 here Lavdosh per perpjekjen qe beni per sensibilizimin e ketij problemi-krim masiv kunder popullsise dhe natyres perreth Vjoses
    Me vjen teper keq

    Reply to this comment
    • mirel August 2, 13:46

      me vjen teper keq qe vete popullsia shqiptare nuk eshte e ndergjegjesuar aspak per rrezikshmerine e nje projekti te tille.
      Nuk eshte e ndergjegjesuar aspak per pasojat fatale qe do kene nese projekti I Teceve dhe Heceve qendron. Pasoja fatale per qindra fshatra per kullotat, token punuese dhe per vete gjene e gjalle mbi toke e ne uje.
      Do vdesin gjithcka.,dhe per me keq asnje lloj fitimi nuk do shkoje per popullsine, asnje lloj “ndihme” financiare nuk do te mund te rekuperoje demin fatal-denimin me vdekje te Vjoses dhe fshatrave perreth.
      Me vjen keq te pranoje injorancen e vendasve qe ndjekin si bagetite, te heshtur dhe pa goje projeket kriminale te mafiozeve ne qeveri, arrogance e te cileve te kujton vetem rrugacet qe drejtone bandat e rruges dhe bejne me kete vend si duan vete.
      Duajeni token tuaj, lumen tuaj, luftoni per vete dhe per femijet tuaj, perndryshe do jete teper vone.
      Mbajini larg kthetrat helmuese te Ramiut me shoke.
      Ata jane vetem kriminele me nje mission- pasurimi I xhepit te tyre dhe I banditeve qe I ndjekin, nepermjet thithjes se gjakut tuaj,
      Tani do ju marrin dhe ujin, do ju thajne token dhe do ju ndalojne dhe ajrin.
      Dhe ti popull pranon dhe vdes.

      Reply to this comment
      • Aqifi (po i verteti ama) August 3, 04:55

        Edvini mos t’ja fuse kot! Te gjithe mashtruesit qe kane marre licensa HEC-esh jane pas me planin e investimeve. Me pak zgjuarsi te gjithe licensat mund te hiqen pa humbur as edhe nje lek. Eshte tjeter histori ne se Edvini kerkon te lyeje rroten e vet apo te ministrave…

        Reply to this comment
  2. drini August 2, 14:32

    duket mund te behet dicka akoma, per ti kthyer ujin lumenjve. Eh po kjo.., e merr tjetri lumin e e fut ne tub e te thote keshtu lumi eshte i imi. ne fakt lumi eshte i atyre qe jetojne aty nder shekuj, Prit kur te privatizojne dhe ajrin tani.

    Reply to this comment
  3. XUME PROTOPAPA August 2, 14:33

    PAK LAVDOSH E SHUME FERRUN

    Nga na erdhe o i lavderuari i njerkes, me pallavra pa biber qe na servir me kete “analize”.

    Kishim degjuar te thoshte ne Kuvend, me qetesi dhe dashuri, nga krevatndaresi i Kokemadhes te thoshte “fluturojne gomaricat” e ti me siguri i ke besuar, po qe te “fluturoje uji” i lumenjve, perrenjve e pellgjeve moçalore, nuk ish degjuar me pare.

    Ja ca gjera te vogla qe nuk i di, para se te shnderrohesh nga i “Lavderuar” ne “te çmendurin e turnit”: mikroklima ne zonat e nderhyra me HEC-e natyrisht ndryshon. Fenomeni i pare qe verehet eshte rritja e temperaturave sezonale, gje qe per vete natyren e ashper te klimes ne vendin tone, eshte, mund te them nje miresi qe i behet qyteteve, fshatrave dhe banuesve te tyre.

    Shembull tipik jane kaskadat e lumit Drin, qe kane zbutur ne menyre te dukeshme jo vetem dimrat e egersuar te periudhave para ndertimore, por edhe kane butesuar verat e thata e frymemarrese te para ndertimit. Eshte ne kujtesen e kujdo shqiptari qe ka perjetuar dy koherat, para dhe pas ndertimore, te beje dallimin mes permbytjeve te tmerreshme qe ishim te detyruar te perballonim, te verave te thata fryme marrese etj, dhe zbutjes se oshilimeve si te temperaturave ashtu edhe te reshjeve qe nuk humben rrjedhshmerine e tyre natyrore.

    Kafshet dhe shpendet e egra qe popullojne zonat ne fjale (ato te parashikuara per ndertim HEC-esh) jetojne si para dhe pas ndertimeve ne pyjet e shkurrishtet e gjithegjendeshme, nuk jetojne ne lumenj, perrenj apo pellgjet e shumte.

    Pyjet, per me shume nuk jane “vaditur” me ujin e lumenjve tane !

    Ndertimi i HEC-eve hap rrugen e administrimit shkencor te pasurise me te madhe qe ka vendi yne: UJIT !

    Thene ne gjuhen qe mund ta kuptosh me mire: kemi uje edhe ne vere ne sasi te konsiderueshme, te krijuar nga rrezervimi i bere ne dimer, permes digave te liqeneve artificiale, qe ne vend qe te humbase ne rerishtet e myzeqese apo ku derdhen ujrat e tyre, duke shkaktuar deme te jashtezakoneshme, grumbullohet sipas kapaciteteve ujembajtese te digave, per tu perdorur kur eshte jetik dhe i domosdoshem.

    Tjeter gje jane krimet e kryera nga biçime te vene me nje te teshtitur te bythes se Sali Qelbesires dje, e te çunit te Kristaqit sot, ne drejtimin e manaxhimit te ketyre pasurive. Ata ishin e mbeten shkeles te ligjeve, mbeten kriminele!

    Nuk besoj te kete fshatare qe jetojne ne afersi te burimeve te lumenjve ne fjale, gjate rrjedhes se tyre patjeter. Ndertimet e HEC-eve ne te kaluaren kane qene gjitheparashikues te nevojave jo vetem energjitike por ne radhe te pare te atyre bujqesore e blegtorale, me ndertimin e qindra mijera km kanale vadites, shume prej te cileve lumenj te vertete (p.sh: ai i mbiShkodres kishte nje kapacitet prej 14 mc/sec.).

    Sigurisht mes sharlataneve qe jane liçensuar, ata me problematiket jane “Peltonistet” – HEC-et malore, po me “dashuri dhe qetesi” mund t’u lidhet bishti ne hunjte e gardheve nga kane mbire, duke i perballur me ligjin ne se guxojne ta shkelin ate, qofte edhe ne “projekt-idete” qe kane propozuar ne marrjen e konçesioneve ne fjale.

    Reply to this comment
  4. Vullnet August 2, 14:37

    Po e shpetoi Edi Rama lumin e Lengarices, do ti kendohet kenge brez pas brezi !

    Reply to this comment
  5. saimir August 2, 15:39

    Nje kw energji e prodhuar nga HECet e Lumit Drin koston 0.2-0.42 lek te vjetra. Me Koston e korrupsionit qe nuk dine akoma qe ta llogarisin(e vertete edhe sot).e kane cuar ne 2.2 lek/kwh.

    Reply to this comment
  6. drini August 2, 17:44

    protopapa HECet e Drinit shyqyr qe i kemi. sty duhet bere dhe Skavica, qe eshte sa te gjithe keto 500 hecet e Saliut, pior tani nuk themi me lumi drinit, por kaskada e drinit, liqeni i fierzes, liqeni i komanit, i Vaut dejes…Ja vlen te pakten nje lum te mbetet lum e te gjuash trofte jo ballgjer

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim