Rama: Investimet gjermane në Shqipëri, mjaft të rëndësishme. Merkel: Të gatshëm të investojmë në terren të sigurt

July 8, 2015 17:07

Rama: Investimet gjermane në Shqipëri, mjaft të rëndësishme. Merkel: Të gatshëm të investojmë në terren të sigurt

Kryeministri Edi Rama dhe Kancelarja Angela Merkel morën pjesë sot pasdite në forumin ekonomik të mbajtur në “Tirana Busines Park”, në Vorë.

Në fjalën e tij, Rama vuri theksin tek rëndësia e investimeve gjermane në vendin tonë, duke i drejtuar një falenderim të veçantë familjes ‘Lindner’.

“Kjo është një ditë e shënuar për raportet me Gjermaninë. I jemi shumë mirënjohës familjes ‘Linder’, jo vetëm sepse ka vendosur të investojë 100 milionë euro në vendin tonë, por sepse përmes këtij investimi po sjell një copëz Gjermanie në zemër të Shqipërisë. Po sjell një sipërrje të lirë si kontirubut ekonomik, social, urban. Një urë veprimi ku nuk do të qarkullojnë vetëm para, por edhe ide dhe kulturë baskëpunimi. Sapo mësova se familja ia ka besuar dhëndrit investimin. Për Shqiëprinë nuk ka lajm më të mirë, sepse dhëndri s’ka rrugë tjetër përveç se t’i tregojë fmaijes që di të shpërblejë besimin që i kanë dhënë”, tha Rama.

Duke iu referuar, ‘Tirana Busines Park’, Kryeministri Rama theksoi se, “këtu parashikohet të punësohen deri në përfundim të investimit rreth 10 mijë vetë. Por e rëndësishme është edhe fakti se sipërmarrja gjermane promovon biznesin në marrëdhëniet me ligjin dhe shtetin. Kancelarja Merkel e kupon vështirësinë e shoqërive të reja, europiane të dala pas perdes së hekurt për t’u përshtatur me rregullat europiane ë kulturën e punës. Vendi ynë ka nevojë për para dhe punësim real, ndaj dhe sipërmarrja gjermane do të promovojë një kulturë të re pune në vendin tone”, tha Rama.

Kryeministri Rama nënvizoi se, “Kancelarja Merkel ka jetuar në sistemin komunist dhe ajo e di shumë më mirë se kushdo se shembja e mureve ideologjike zgjat shumë më tepër se shembja e mureve fizike. Ka ende vende europiane që vuajnë ende pasojat e rënies së murit të Berlinit, kostot e të cilit, vendet e dala nga komunizmi vazhdojnë t’i paguajnë ende. Ndër to Shqipërisë i ka rënë të paguajë koston më te lartë, pasi për ne izolimi ishte më i lartë. Për ne Gjermania ishte e ndaluar të vizitohej, por edhe sepse s’mund të krahasoheshin kushtet e atjeshme me të këtushmet në atë periudhë. Thirrjet e duam Shqipërinë si gjithë Europa përkuan me sakrifica të mëdha të një natyre tjetër. Ne kuptuam se për ta bërë Shqipërinë si Europa do na duhej shumë më tepër kohë sesa na u desh për të shembur regjimin”.

“Diferencën e madhe që na ndan me Gjemaninë nuk e përbëjnë vetëm të ardhurat për frymë mes dy vendeve, por është diferenca e djes ajo që e përcakton. Është potenciali i madh i dijes që procesi i integrimit sjell për modernimzimin e shoqërisë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se, Jemi në luftë me imazhin dekurajues që është krijuar për vendin tonë ndër vite të tëra dhe me korrupsionin në drejtësi që është një kancer.

“Jemi ende në luftë me imazhin dekurajues që është krijuar tek investitorët për vite të tëra. Kapërcimi i 40 shkallëve në renditjen e BB për “Doing Biznes” që në vitin e parë të qeverisjes tonë, si dhe ndalimi i ndërtimeve pa leje dhe rregullimi i sistemit të energjisë, ka sjellë përmirësim të imazhit. Ligji për invesimet së bashku me ligjin e ri për energjinë përbëjnë një platformë të vërtetë në ndihmë të investimeve të huaja. Forcimi i arsimit profesional dhe ligji i arsimit të lartë, përbëjnë një mbështetje për rritjen e kapacitetit të forcës së punës, për të cilin investitorët kanë shumë nevojë”, tha Rama.

Duke folur për reformë në drejtësi, Kryeministri shtoi se kjo reformë, “do t’i çelë rrugën një transformimi të sistemit gjyqësor dhe do të shërbej ëpër të shëruar kancerin në sistmin e drejtësisë”.

Merkel: Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore, por kushtet duhen qartësuar

Kancelarja Merkel falënderoi për mikpritjen duke shtuar se marrëdhëniet e mira mes qeverive duhet të pasqyrohen me marrëdhënie të mria mes njerëzve, ku bëjnë pjesë edhe ato ekonomike.

“Falënderim për pritjen kaq miqësore në këtë vned. Mendoj se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk duhen parë vetëm mes qeverive. Por bëhet fjalë edhe marrëdhëniet mes njerëzve dhe këtu bëjnë pjesë edhe ato ekonomike. Ky aktivitet zhvillohet për të tetën herë, kjo reflekton interesin në ngritje të Gjermanisë. 218 mln euro investime, që ka mbërritur në këtë nivel si pasojë e prekjeve të shumta, por është e aftë të rritet edhe më shumë. Ne kemi marrëdhënie të mira, sikurse është aeroporti, industria e tekstileve. Ekonomia gjermane është e gatshme të investojë nëse ka përshtypjen se lëviz në një terren të sigurt nga pikëpamja ligjore, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Shqipëria si vend i investimit”, tha Merkel.

Kancelarja gjermane tha gjithashtu se “Punëmarrësit shqiptarë janë të rinj, të motivuar, të arsimuar dhe se sipërmarrjet gjermane ofrojnë mundësi të mëdha. “Mes nesh edhe bursantë të rinj. Praktika në sipërmarrjet gjermane ofron mundësi të mëdha që të rinjtë e vetëdijshëm të bëjnë përpara. Momentalisht një numër shqiptarësh shkojnë për azil në Gjermani. Ky është paradoks, Shqipëria ka marrë statusin kandidat, por ky status nuk mund të merret, kur ka ende azilkërkues që akuzojnë shtetin për ekonominë”, tha ajo.

Merkel sqaroi gjithashtu deklaratat e saj të bëra gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama për çështjen e fuqisë punëtore që kërkon Gjermania.

“Sigurisht që Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore, por kushtet duhen qartësuar. Rruga e azilkërkimit nuk funksionon. Mundësi punësimi për fuqinë punëtore të kualifikuar. E mirë që landet federale të bashkëpunojnë me Shqipërinë. Dëshiroj t’ju inkurajoj zoti Kryeministër të vazhdoni në këtë rrugë. Gjermania ka si shtyllë të dytë dhe mjaft të rëndësishme, formimin profesional, mendoj se kjo do të krijonte mundësi tek të rinjtë. Dëshiroj t’ju inkurajoj në këtë rrugë. Në Gjermani do të mund të mbështesnim, formimin profesional, si infermierët, duke bërë ekuvailimin e diplomave”, tha Merkel.

 

July 8, 2015 17:07
Komento

5 Komente

  1. shqyptari July 8, 17:10

    IK O EDI RAMA SE MOS TE DEL NDONJE SOKOL MJACAJ PREJ DUKAGJINI DHE NA E VRET MERKELIN ME NJE PLUMB PAS KOKE

    njashtu sic vrau ceket e mjere per nje telefon celular.

    Reply to this comment
  2. Albano July 8, 18:27

    O shqiptari, ke bo nje koment allasala. Kur ka te tille njerez nuk ka si mos te vije krup.

    Reply to this comment
    • shqyptari July 8, 19:44

      Po gjykatesi i Saliut e la te lire Mjacajn prej Dukagjini, c’ne shqyptari me Sali Komunistin qe vret njerez si zogj pule me keq se Sokol Kanibali, por njesoj si Enver Hoxha do vite me pare. Prandaj degjo ketu shqyptarin se nuk te ben keq:

      Gjermanet do te vijne ne Shqypni kur Edi Rama do te kerkoje falje per krimet e Partise se tij te Punes dhe kur do te denoje vrastarin Enver Hoxha qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe kur ai me Like Floririn do te shuajne nga kalendari zyrtar 29 nentorin e ZI jugosllav qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona.

      Ndryshe investitoret gjermane, por edha ata te tjere nga Bota e Civilizuar do ta shiqojne Vatanin si nje njolle e panjohur ne harten e Botes ku jeton nje fis komunistesh ZULU, njashtu si kanibalet e Afrikes.

      Reply to this comment
  3. Arben July 8, 20:32

    JEMI PER TE ARDHUR KEQ.

    GJEJA ME E BUKUR QE BEJME ESHTE TREGIMI I BARCALETAVE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*