Rama iu përgjigjet akuzave të PD: S’fitohet pushteti i humbur me shpifje

January 22, 2015 12:48

Rama iu përgjigjet akuzave të PD: S’fitohet pushteti i humbur me shpifje

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur disa prej akuzave të PD-së, si ato për çmimin e naftës dhe trafikun e drogës.

Rama thotë se PD ka hallin e pushtetit të humbur.

Ju thanë që çmimi do rritet si askund në botë. Që veturat, kamionët, anijet, madje edhe furrat e bukës do ndalen.

Tani ju thonë pse nuk ulet më shumë se kudo në botë…

Sepse kanë vetëm një dëshirë; T’ju mërzisin sa të munden! Vetëm një punë: T’ju gënjejnë sa të munden! Vetëm një qëllim: T’ju përdorin si të munden! Për një arsye të vetme: Pushtetin e tyre të humbur!

Ngrenë gishtin dhe akuzojnë përditë për plagët e panumërta që hapen vetë. Për borxhet e mëdha. Për gropën e energjisë. Për kancerin e korrupsionit në arsim e shëndetësi.

Madje kanë kurajon të na akuzojnë deri edhe për drogën e për krimin që i mbollën dhe rritën në prehrin e pushtetit të tyre.

Janë i mbyturi që mbyt kë i vete pas”, shkruan Rama.

January 22, 2015 12:48
Komento

20 Komente

  1. MENTORES January 22, 12:55

    Dhe veshtire se mbahet me rrena!!

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati January 22, 16:43

      Ne kete rast PD-ja nuk po genjen aspak, por eshte ky Kryeminsiter qe genjen

      Ky qenkerka nje Kryeminsiter qe eshte i kapur nga monopolet e hidrokarbureve , dhe kjo duket se cmimi i naftes ne Shqiperi eshte nga me te lartet ne Rajon dhe ne bote

      Para nja 6 muajsh cmimi per fuci i naftes bruto ka qene reth 120 dollare, ndersa sot eshte 35 dollare per fuci

      Nderkaq cmimi ne Shqiperi nuk eshte ulur fare, kur ne gjithe boten cmimi i naftes eshte ulur ne emnrye drastike,
      duke shkuar poshte 1 dollare per liter,
      ndersa ne Shqiperi cmimi vazhdon 1.3 dollare per liter, –Kjo eshte skandaloze dhe menyra se si mundohet te justifikohetky Kryeminsiter eshte fyese per intelektin

      Me kete cmim kaq te larte q e mban kjo qeveri, tregon se __kETA JANE HAJDUTE DHE TE PAMESHIRESHEM per fatin e shqiptarit te thjeshte

      Kjo qeveri duhet urgjentisht te uli taksat e karburanteve, dhe ne te njejten kohe te shkateroj monopolet e naftes , te cilat bejne si ju do qejfi ne tregun shqiptar

      Nqs keto monopole te naftes nuk prishen atehere ka plotesisht te drejte Berisha qe thote
      se Monopolet e naftes drejtohen nga Kreu i qeverise sone….

      ME E BUKURA ESHTE SE NE PRODHOJME NAFTE VETE, dhe nderkaq ne kemi cmimin me te larte ne Rajon…..

      Nga sa duket me kete cmim nafte , del se kjo qeveri eshte qeveri Kunder atyre qe e kane votuar dhe
      se ne ket menyre kjo qeveri mbron vetem interesat e monopoleve

      Vete PS-ja duhet ta rrezoje kete qeveri, se kjo qeveri nuk shpreh interesat e nje Partie te majte sic eshte PS-ja por shpreh interesat e partive ekstreme te djathta

      Te gjithe duhet te ngrihen kunder kesaj qeverie, sepse kjo qeveri e ketij mysybetit qe eshte ne krye
      e ka mendjen te jetoje vetem per vete , dhe te tjeret nuk i le te jetojne , por ju shkateron jeten me cmime te larta , taksa te larta …..Kur nderkaq milioneret i ndihmon me cdo gje

      Reply to this comment
  2. Cen Durimmadhi January 22, 13:18

    Urimi te sinqerta dhe kurajo per ti dale premtimeve deri ne fund! Drejtesia mbetet ende nje beteje e filluar qe duhet te perfundoje me fitore ndaj korupsioni e me gjere.

    Reply to this comment
  3. info analitike January 22, 13:24

    Po pushteti nuk mbahet as me genjeshtra e reklama o z. Kryeminister. Edhe mjaftistet, shoket etu e te Veliajt, te nxoren genjeshtar.

    Reply to this comment
  4. Emigrant January 22, 13:59

    Leri ne punen e vet dhe mos mallko si plakat e keqia Mos haro se ka qene dhe eshte opozita me e poshter ne lindje Edhe kur eshte ne pushtet eshte me e keqe se jedh ret shperdoron deri edhe shet e fal troje gje qe nuk e ka bere Eneri Thonw njw fjale ne malesi Mjere kush i ka mik e mjere kush i ka armik

    Reply to this comment
  5. Tina January 22, 14:14

    Ata e Humben po AMA dhe ti do e humbesh me shpejt
    Se je km me I paafte qe ka pasur ndonjehere shqiperia.

    Reply to this comment
  6. spartaku January 22, 14:15

    Zoti Edi Rama! mos harxho frymen kote me langaraqet e pd-ke,se ata e kane si metode pune,apo si profesion, te shpifin te trillojn,te nxijne çdo gje,praktike kjo te dhene nga plaku Mere Berisha.Ata te nejten pune kane, dhe te njejten muzike xhunglash do te degjoshe.Ata le ti bien fyellit deri sa te lodhe.Ju po punoni mire deri tani, dhe kjo u verbon syte atyre.

    Reply to this comment
  7. Haxhi Bejta January 22, 14:15

    Ah pushtet o pushte, qe me le lezet. Tani te kam humbe, dhe do bej cdo gje qe pozita ta humbe.
    Haxhiu

    Reply to this comment
  8. BEFANA January 22, 14:40

    Ata provokojne apostafat qe te merresh me ta ,kjo tregon qe ke rene ne lojen e tyre.

    Reply to this comment
  9. Lul January 22, 15:57

    Dhe pushteti nuk mbahet me premtime, 21 janarin po te kerkon populli i shkret…gerdecin…dhe vjedhjet ne rrugen e kombit qe keta ishin objektivi juaj para zgjedhjeve.Ah pushteti eshte i embel i shkreti, poshte Likja.

    Reply to this comment
  10. kaqi i zi antikomunist January 22, 17:57

    O Ed vazhdo punen si e ke nisur ,kelyshet e sals le te lehin.Eshte jetike per shqiperine qe te ndertosh shtet ,kurse me salen e lulushin duhet te merret drejtesia tek i cila duhet sa me shpejt te beni spastrime te thella.

    Reply to this comment
  11. "Horri i Bulevardit" January 22, 18:06

    Ai qe shkaterroi Shqiperine, se ka per gje te hedhe neper publik, helmin e tij.
    Me fjale e rrena, zoti Rama, saliut nuk ja del dot, se per keto akuza, punon nje byro antishqiptare, atje ne Beograd, mashtrime qe ja servirin Sali Berishes, per ta shkaterruar akoma me shume, token e shqiptareve.
    Vetem nje gje e ndal kete filoserb, arrestimi i menjehershem.

    Reply to this comment
  12. pegaso January 22, 19:00

    Sot ne belgjike mund te blesh 1liter nafte 99.90 euro cent…llogarine bejeni vete

    Reply to this comment
  13. tomorri January 22, 19:18

    Mbrapa ketij pseudonimi “rajmond vlonjati”sigurishte qe eshte nje kokerr dallkauku,nje derr bythelepirsi,nje cop injoranti,dhe lexoni kur thote:te shkaterrohen monopolet? po mire more derr a ke ti haber se sa kohe do te ngreshe nje monopol te veçante,apo i thua Saliut se ti i ngrite tani Edi ti shkaterroj.Po turp nuk ju vjen kur flisni keshtu,pse nuk thua ti zagar se çfar eshte bere tete vjete me karburantet por dashke ulje drastike bytha jote se gjoja e paska ulur edhe bota,pika si nuk te bje more dite zi dhe dere zi kur do te mbuloshe djellin me shoshe,ketu ne Itali varjon nga 1,347 deri ne 1.351 e ku ta di une sipas qyteteve te ndryshme dhe interesave te benzinajave.Po ajo thirrje mor idjot te ngrihet populli ,per çfar te ngrihet per te ardhur Saliu ,po qenke pa yndyrne fare mor qen e bir qeni,ne vend qe te thuashe nje fjale te mire qe shqiperia te ngrihet dhe te behet shtet si gjithe Europa ti kelysh prapagandon te kunderten,qofshe ti qe je dhe kurre mos paçe shok tjeter.

    Reply to this comment
  14. shkrimtari January 22, 19:39

    EDI RAMA KA NJE FAJ TE MADH QE NUK PRANGOSI SALI VRASTARIN ME PROCEDURE TE SHPEJTUAR SIC BENE KROATET ME KRYEMINISTRIN E TYRE HAJDUT SANADER.

    Sali Berisha nuk ka rruge tjeter vecse te mbrohet me brockulla debile per te justifikuar vrasjet e tij monstruoze nga paniku i humbjes se pushtetit dhe nga frika qe e kishte kapluar per familjen e tij, prandaj edhe urdheroi Lulzim Bashen per te qelluar mbi demonstruesit me plumba prej verteti, sic nuk beri bile Ramiz Alia nne vitin 1991. Vetem fanatike dru me pre mund te mbeshtesin kundrasulmet dallkauke te Saliut, qe ne vend te ngrohet qeline e burgut si kudo ne Boten Demokratike del ne TV pa piken e turpit dhe te moralit per te goditur ARMIKUN e popullit njesoj si Enver Hoxha vite me pare.

    Reply to this comment
  15. LORA January 22, 21:16

    Pergjigje me adekuate dhe elegante se kjo ,nuk mund te behet,,,,packa se edhe kaq e cmen nahijen e shqup-save.

    Reply to this comment
  16. Ilir January 22, 21:17

    Ata te PD-se boll na merziten deri sa i shporrem nga pushteti por sot nuk na merzisin me ata se nuk jane ne qeveri,po na merzit demagogjia dhe fasadat e tua z.Rama.
    Ne vjeshten e 2013 ne Greqi nafta ishte 1.42 euro per liter dhe sot eshte 1.072 euro ( https://www.energy.eu/fuelprices/).Ne Greqi me maksimumin e taksave mbi naften cmimi ka rene 0.37 euro ose mbi 500 lek te vjetra per liter.
    Perse ne Shqiperi z.Rama cmimi gjate kesaj kohe ka rene kaq pak,nga 1850 ne 1650 lek, pra vetem 200 lek per liter.Sukses e quani ju kete?Nuk ndjeni asnje pergjegjesi ju qe qeverisni kete vend per kete zhvatje te turpshme qe i behet qytetareve me te varfer te Europes?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim