Rama: Ja çfarë do të kuptojnë ata që do shkojnë në protestën e PD

May 21, 2018 21:57

Rama: Ja çfarë do të kuptojnë ata që do shkojnë në protestën e PD

 

Në një intervistë për “ABC” Edi Rama ndër të tjera ka folur edhe për protestën që pritet të mbahet më 26 maj nga opozita.

Rama u shpreh se kjo protestë nuk është një aksion opozitar, por opozita ka marrë përsipër një gjë shumë të rëndë, që është pikërisht pengimi i hapjes së negociatave.

Kreu i PS tha se “të gjithë ata që do shkojnë në protestë, do të kuptojnë sa keq janë përdorur dhe sesa pabesisht janë tërhequr në një rrugë proteste, që nuk është një rrugë për të udhëhequr vendin”.

Pjesë nga intervista:

Rama: Kjo protestë nuk është aksion opozitar, por opozita ka marrë përsipër një gjë shumë të rëndë, të minojë çeljen e negociatave. Të gjithë ata që do shkojnë në protestë, do të kuptojnë sa keq janë përdorur dhe sesa pabesisht janë tërhequr në një rrugë proteste, që nuk është një rrugë për të udhëhequr vendin.

Gazetarja: Një vit më parë nënshkruan marrëveshje me Bashën, çfarë ndryshoi?

Rama: Fakti që mesa duket kur firmosën marrëveshjen, ai mendoi se do fitonte zgjedhjet, por humbja e thellë i riktheu aty ku ishin, ndoshta dhe më poshtë.

Gazetarja: Është arrogante qeveria juaj? A nuk duhej të ishit ju më bashkëpunues me opozitën?

Gjithmonë ka më shumë për të bërë në këtë drejtim, por realisht jemi shumë larg, sepse opozita ka vendosur një distancë shumë të madhe. Lidershipi i opozitës është i dëshpëruar, madje nuk besoj se ka nevojë të më kërkohet shumë mua në këtë, sepse e thotë vetë Basha që Ramën nuk e mundim dot me vota por duhet të gjejmë forma të tjera.

Gazetarja: Kanë paralajmëruar se do të dalin përgjime të reja…

Rama: Të dali ça të dojë, ajo që unë di deri në fund është gjeja që ka rendësi, është vetvetja dhe partia socialiste. Pastaj secili brenda PS që merr një detyrë është përgjegjës për çdo veprim që bën. Ka vlerësimin për çdo rezultat por nëse shkel në dërrasë të kalbur duhet të përballoj vetë faktin që ka gabuar, unë nuk kam asnjë kompleks për këtë.

a.s/dita

May 21, 2018 21:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*