Rama: Ja çfarë do të ndodhë në 100 ditët e para të qeverisjes, më jepni idetë tuaja

July 20, 2017 17:34

Rama: Ja çfarë do të ndodhë në 100 ditët e para të qeverisjes, më jepni idetë tuaja

Përmes një statusi në ‘Facebook’ kryeministri Edi Rama kërkon opinionin e qytetarëve se si i mendojnë 100 ditët e para të qeverisjes. Ai rendit edhe 10 idetë kryesore, ndërsa kërkon që çdo qytetar të japë mendimin e vet, teksa shprehet se çdo kritikë është e mirëpritur.

Statusi i Rames:

SI I MENDONI 100 DITET E PARA?
Do t’i isha mirënjohës secilit dhe secilës prej jush që do të jepte opinionin e vet, mbi disa ide për operacionet që po përgatiten për 100 ditët para të qeverisë së re, si më poshtë:

1. Hapen regjistrimet e anëtarëve të koalicionit të madh “Për Shqipërinë që Duam”, në Platformën online të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe nis lufta e gjithanshme, kundër parazitëve e grabitqarëve në çdo zyrë të shtetit

2. Nis procesi i llogaridhënies të gjithë drejtuesve të agjencive, inspektoriateve, drejtorive e zyrave të shtetit, në takime publike dhe në prani të anëtarëve të qeverisë së re e të skuadrave të deputetëve të çdo qarku

3. Fillon lufta kundër shpërdorimit të ujit pijshëm, prerja e lidhjeve të paligjshme, prishja e lavazheve pa leje dhe ndëshkimi i abuzuesve me këtë pasuri të çmuar kombëtare

4. Çelet faza e re e luftës kundër informalitetit në biznes me përshkallëzimin e fuqishëm të presionit ligjor, mbi çdo subjekt të madh e të vogël që nuk operon përmes kuponit tatimor

5. Nis pastrimi rrënjësor i akseve kombëtare nga plehrat, mallrat, tregjet, varrezat e makinave, ferrat, etj., si edhe fillon mbyllja hyrjeve të paligjshme apo të rrezikshme në rrugën kryesore

6. Shpallet një luftë si asnjëherë tjetër kundër ndotjes së mjedisit, hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara dhe organizohet e zhvillohet një aksion kombëtar pastrimi në çdo qytet, fshat e metër katror të Shqipërisë

7. Fillon beteja e gjatë për sigurinë ushqimore në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e angazhuar për Shqipërinë që duam, për të vënë përpara përgjegjësisë çdo strukturë shtetërore, kompani furnizimi apo subjekt tregtar, që cënon sigurinë e konsumatorit

8. Hapet fushata e re e sigurisë rrugore për rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve dhe uljen e mëtejshme të numrit të aksidenteve në rrugë

9. Organizohen në çdo qark dëgjesat publike për buxhetin e vitit 2018, si edhe për riorganizimin e administratës shtetërore, shërbimeve ndaj publikut në çdo bashki dhe projektet e vitit në vijim në rang vendi e qarku

10. Mbyllet me fitoren e pakontestueshme të Policisë së Shtetit lufta e këtij viti dhe shpallet fundi i historisë së shëmtuar të kultivimit masiv dhe të paligjshëm të kanabisit në Shqipëri

Siç kuptohet një pjesë e këtyre operacioneve, shkojnë përtej kufirit të 100 ditëve, por më duket se nisja që ditën e parë të mandatit të ri është kusht për suksesin e tyre. Si mendoni?
Çdo kritikë për çka mund të jetë e tepërt apo mund të mungojë në këtë grumbull idesh paraprake, është e mirëpritur🙏

July 20, 2017 17:34
Komento

15 Komente

  1. TLN July 20, 17:44

    Nje liste reale.Do te duhet pune masive per ti realizuar keto qellime. Shto ne liste edhe nevojen urgjente per edukim profesional te rinise shqiptare. Jemi nje vend qe kemi turizem detar dhe malör por nuk kemi sherbim cilesor pasi nuk ka shkolla po kurse qe te pergatisin menaxhere hotelesh,kuzhiniere,kamariere etj.

    Reply to this comment
  2. I papami July 20, 19:30

    Po program qeverisje ke bere gati? Se keto qe permend ti nuk ngjajne si te tilla. Po punesimi ku shkoi? Kjo eshte primarja…

    Reply to this comment
  3. MH July 20, 19:46

    Jemi ne sistemin e ekonomise se tregut.Kerkoje te skjarohet ndermarrja aksioniste per kryerje punime te cfaredo llojit.Konkretishte dhe per pastrimin.Te behet me pagese.Suksesi asht te paraqiten aksioniste.Por cdo pune ne kete sistem do paguar.

    Reply to this comment
  4. betixho July 20, 19:57

    BESOJ SE POPULLI DO TË TË MBËSHTESË SHUMË,SE I KA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS,POR NATYRISHT KËTO JANË AKSIONE QË KRIJOJNË NJË FRYMË,DHE STEP ORVAJTJET PËR SHKELJE TË LIGJIT,PRANDAJ JANË MASA ME NATYRË TË PËRKOHËSHME.
    JANË STAFET ATO QË VENDOSIN FATIN E BETEJËS DHE PROGRAMET PERSPEKTIVE.
    NË KRYE TË Ç’DO STAFI DUHEN VENDOSUR NJERËZIT ME NIVEL PROFESIONALISHT TË LARTË,IDEALISTË,TË NDRSHËM ME DETYRË,QË SI ATA VETË, TË SIGUROJNË GJITHË STAFIN MVARTËS DHE TI PARAPRIJNË CILËSIVE ME APLIKIMIN E TEKNOLLOGJISË DHE PËRSOSJEN E SISTEMIT SEPSE NUK KA RRUGË TJETËR.KËSHTU VEPRON EVROPA,DHE SISTEMET ELEKTRONIKE KANË PUSHTUAR Ç’DO VEPRIM FINACIAR DHE Ç’DO GJË ËSHTË E MONITORUAR.
    HAJDUTËT DHE SHKELËSIT E LIGJIT JANË ATY,NUK ZHDUKEN DHE PRESIN RASTIN DHE PUNOJNË PËR TË GJETUR RRUGË DHE SHTIGJE QË SHMANGIN LIGJIN.KËJO ËSHTË LUFTË E PËRJETËSHME NDËRSA AKSIONET MUND TË NGJALLIN EDHE FRIKËN DHE MUND TË BËHEN EDHE GABIME,QEVERIA MUND TË MARRË DY FATURA NJËKOHËSISHT SI E DREJTË POR EDHE SI REPRESIVE.
    DEMOKRACIA KA ELEMENTËT DHE MJETET E VETA,ËSHTË E BRISHTË POR SISTEMATIKE NË LINJËN E PËRSOSMËRISË.
    ME GJITHATË Z.KRYEMINISTËR NËSE JU DO JENI I VËRTETË NË USHTRIMIN E DETYRËS,SHUMË SHPEJT DO TA KUPTOJË POPULLI POR EDHE BASHKËPUNTORËT E TU DO TË OFROHEN NGA RADHËT E TË VIRTUTËSHMVE DHE PUNA MUND TË GARANTOJË THEMELET E NJË SHTETI MODERN PERSPEKTIV PA KTHIM MBRAPA.

    Reply to this comment
  5. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. July 20, 20:22

    Qeveri me duat te pastra,per “Shqiperine qe Duam”.Dhe kjo Rama duhet te filloje nga vetja,ne te kunderten nuke ka kuptim moral kjo ide qe kerkohet ne emer te pushtetit nen masken e “Per nje Shqiperi qe Duam”.E theme nga qeveria, sepse sikur dihet dhe provohet me fakte,ze e figure dhe deshmi te gjalla sa popullore aqe dhe medjatike deri me sot perdorimi i kimikateve dhe presticideve jashte c’do kriteri ligjore ndaj fruta perimeve dhe mishit e produkteve te tije,(dhe keto rraste nuke jane pak),nga qeveria deri me sot eshte mbajtur nje qendrim indiferent pesa i perket presticideve dhe kimikateve te perdoruara ne shumice ndaj prodhimeve bujqesore,aqe shume sa brezit te ri po i rezikohet jeta nga kanceri.Per kujtese,ne kohen e diktatures komuniste Rama, c’do qendrim “indiferent”apo bashkepunim ndaj kesaj dukurie qe rezikon shendetin e brezave,shpallej me shume te drejte armik i popullit dhe denohej me pushkatim,apo vite te shumta denimi,dhe kjo nese nuke kishte viktima ne popull.Rama,filloje nga vetja,pra ministrat dhe zyrtaret qe ishin dhe mbeten “indiferent”ndaj kultivimit te droges dhe kimikateve me pasoja jete njerezore,apo perhire te lekeve te piset nendore,praa korrupsionit te “pafuqishem” ndaj ketyre dukurive kriminale,pastaj vazhdo me pikat e tjera qe thua zotrote,nese je shok apo zoteri.Jeta e njeriut dhe e brezave qe vijne eshte detyre mbi detyrat nga qeverrija,o Rama rilindasi i deshtuar per vitet qe shkuan.”Per Shqiperine qe Duam”,e duam pa presidente e ministra apo deputete te korruptuar me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale,aqe dhe popullore e medjatike,ashtu sikurse pa politikane te perlyer me te djeshmen dhe te sotmen sa kriminale aqe dhe korruptive ne dit e vite.Mjaft me,me lloqe kavaje,si ne sundojme dhe ju na ipni mendime;thote populli,packa se ju deri me sot i keni perdorur si maske.Rama,kjo nuke eshte merite,apo largepamesi,por nje skenare i peshtire i rradhes se jashteqitjes shqiptare ne dite e vite.Sovrani po pret VETTINGUN, ate qe nuke bete ju me ligjin e dekriminalizmit ndaj kandidateve per deputet,do ta beje VETTINGU,dhe SOVRANI qe ne shumice ju bojkotoje.Ne moralin tuaj eshte nje qeveri me disidente te vertete shqiptare dhe intelektuale te pa perlyer me te djeshmen dhe te sotmen,sa korruptive aqe dhe kriminale ne dite e vite.Ne te kunderten ju vazhdoni me bllofin e rradhes,ku e djeshmja dhe e sotmja shume shpejt do t’u duket nje enderr e bukur dhe e nesermja nje fund i turpshem,ne burg me nje ferr pafund.Beso.Politika e pushtetit nuke eshte nje loje sallonesh,por nje detyrim sa moral aqe dhe ligjore per pergjegjesite qe ke para popullit dhe Shqiperise ne progres njerezor.SOVRANI,USA dhe BE-ja e ka thene dhe rithene fjalen tyre,nuke mund te luajshme me.O me SOVRANIN,USA-n e BE-ne,ose me berishovicerit,nanocicerit,metovicerit,apo medijvicerit me shoke e shoqe.Zgjidh e merr,por mos lere qe te zgjedhin “keshilltaret”te ardhmen tuaj,se ato kane lindur te deshtuar ne dite e vite.Beso……….

    Reply to this comment
  6. Arber I July 20, 21:18

    Une kam nje mendim shume konstruktiv per rolin e Policise se Shtetit sipas praktikes se Sherifit ne SHBA.
    Policia shqiptare dikur ishte ne gjirin e popullit me anen e Te Plotfuqishmit te Lagjes; pas permbysjes se sistemit socialist, Policia u shkeput nga populli dhe u fur neper Komisariate. ka 25 vjet (nje cerek shekulli) qe krimi ka dale ne rruge dhe po merr mijera jete njerezish per probleme qe mund te parandalohen dhe te zgjidhen nga kthimi i Policise ne gjirin e popullit. Po si do te kthehen? Lexoni organizimin dhe pervojen 200 vjecare te figures se Sherifit ne SHBA.

    Reply to this comment
    • Merqez Katunari July 21, 01:56

      Shume e vertete. Jemi njerez qe na mungon komunikimi ne bashkesi. Nuk kemi aspak organizim ne lagje apo rajone, secili rri ne strofullen e vet. Nuk shikojme as polic as patrulla neper lagje. Nje xhandar I zogut mbante nje fshat te tere, sot jemi han pa porta.
      Duhet rritje ekonomike dhe rritje pagash se cmimet jane goxha te larta

      Reply to this comment
  7. Njazi July 20, 21:32

    Inderuar Z.kryeminister i lexova me vemendje te 10 pikat qe parashtroni per 100 ditet e ardhshme .Jam plotesisht dakort por te pika Nr-2 duhet te jeni vet ne çdo qark ,se deputetet nuk e bejne dot kete pune siç duhet .Me respekt nga Njazi Berat

    Reply to this comment
  8. Nerdene Alameti July 20, 23:27

    DRY CLEANING COMPANY,

    ky eshte impresioni qe krijon tek kalon te dhjete piket e planit te 100 diteve te “Shqiperia qe Duam”!
    E meqenese behet fjale per pastrim radikal te vendit, ne kuptimin e vertete te fjales, dhe pastruesit propozohet te jene shqiptaret e “portes perballe”, te zakoneshmit, ja dhe disa karakteristika qe duhet te kene pretendentet per tu bere “shtet-pastrues”:

    E para: per tu bere protagonist ne kete kategori te propozuar, nuk eshte e nevojeshme te kesh nje formim specifik, e rendesishme eshte te jesh i kujdesshem (e kujdeseshme) ne kurimin e detaleve e te kesh shume “qetesi e dashuri”, veçanerisht kur ke te besh me jeten e te tjereve. Duhet te kesh nje trup qe i reziston sforcimeve te perhereshme, duke qene se duhet ti nenshtrohesh gjithnje levizjeve te pa nderprera.
    Ne se jetoni ne qendren e qytetit tuaj, te formuar nga shume godina e godinare burokrate ne to, keni mundesi te vete prezantoheni perpara vendim-marresve, mbase edhe duke lene nje kart-vizite me adresen dhe pergatitjen tuaj, per te qene “pastrues shembullore” !

    E dyta: mund te kontaktoni direkt “agjesite” e “Shqiperise qe Duam”, apo edhe me te ngarkuarit “interim” te pak javeve me pare, ne te gjitha skutat e Shqiperise, duke u bere nje demonstrim praktik te aftesive tuaja per te pastruar pluhurin nga tavolinat e tyre, zbokthin nga floket e te gjitha nuancave, dyllin nga veshet e shurdhet e zhylin nga koletat e kemishave me e pa pulla mberthyes. Ne kete menyre krijoni mundesi te provuara ne praktike per tu bere “pastrues shembullore” !

    E treta: per te qene edhe me te besueshem ne zgjedhjen e ketij profesioni, mos u daravitni vetem duke i sherbyer ne oret zyrtare, te ngarkuarve “interim” te kesaj nisme perrallore, por afroni “ndihmen” tuaj edhe ne ambientet private te tyre, duke u lare pjatat, rrobat e qilimet persiane me lesh gamileje te krehur me kujdes, duke pastruar edhe banjot e deri ne prerje thonjesh maceve apo qeneve te shtepise, duke krijuar nje shans me shume per tu bere “pastrues shembullore” !

    E fundit: nese me gjithe keto perkujdesje, perseri nuk arrini te promovoheni, mos u deshperoni, huazohuni me nje tufe monedhash, e duke u bere si te humbur perballe vendim-marresve te turnit, teshtituni e gabimisht, ne vend te shamise se hundeve, beni te pamunduren per ta pare nga i interesuari i radhes, shumen e kartmonedhave qe ju kane huazuar, mbase mund te jete edhe mundesia e fundit per tu bere “pastrues shembullore” ne “Shqiperine qe Duam” !

    Edhe nje sqarim per Fugen, me ke fshire disa here ne FaceBook, jo me larg edhe disa dite me pare. Vere vath ne vesh se di te pergjigjem jo vetem me nja dhjetemije profile te tjera ne FaceBook, por duke perdorur te njejten monedhe do te bllokoj çdo faqe online qe do krijosh vetem per te bere “te bukurin e mehalles” !

    Reply to this comment
  9. Aliu nga Selenic July 21, 01:16

    Te gjith jan me vende ndersa per te luftuar evazioni fiskal duhet te te behet ndyshe.Jo te gjobitet shitsi per kuponi Tatimore po te gjobite klienti per kuponin tatimore.Keshtu e kan vendet e tjera .Kjo forme e kap demin per briresh.

    Reply to this comment
  10. Plaku Xhuxhumaku July 21, 01:36

    Vija e Masave, Kontrolli Puntor, Karamele Koti per Popullin Shqiptar, Lavdi Marksizem Leninizmit!

    Or Piktor Pallhania ti ke mandat te qeverisesh sipas programit elektoral me te cilin fitove zgjedhjet, po meqe llogjet, batuta dhe barzaletat nuk perbejne ndonje program politik, ti tani tall menderen me popullin e urte shqiptar qe keshtu kujton se po e pyesin se si te qeveriset.

    Reply to this comment
  11. lili July 21, 05:39

    Ndalimi i punesimeve familjar nadministrate:shteit per te gjithe e jo nje qind familjeve qe jane me babe bije burr

    Reply to this comment
  12. Lili July 21, 11:22

    Stop punesimeve familjare neper institucionet e shtetit. Pse ministrate te kene te punesuar gjithe familjen kurse plot familje shqiptare nuk kane asnje te punesuar? Shteti per te gjithe qe njerezet te kene mundesi me mbjat gjalle famijlet e tyre e jo shteti per nje qind familje qe te bejne qef me vajzat, burrat djemte te punesuar ne shtet ku vete ka nje rroge te mjaftueshme per me mbajt familjen!

    Reply to this comment
  13. Perkthyesi July 21, 11:25

    Bukur! Mendoj qe , asnjehere nuk duhet lene menjane dhe ceshtja e pronave! Madje, une kam mendimin qe te vihen afate kohore, pasi abuzuesit, te cilet nuk do te eliminohen lehte, do te vazhdojne te sorollasin njerezit, sic kane vepruar dhe paraardhesit e tyre! Ketyre tu vihet kufiri te thana, dhe rasti i pare i konstatuar, ti largoje menjehere nga puna, dhe te mos punesohen me ne shtet per nje periudhe, te pakten 20 vjecare! Ne se do veprohet keshtu, te jemi te bindur, qe ky problem do te marre zgjidhje shpejt! Ju falenderoj, ne se me keni lexuar!

    Reply to this comment
  14. Plaku Xhuxhumaku July 23, 18:18

    Gjithe kjo lufte dhe gjithe keto beteja. O Palle, jemi ne paqe, gjerat zgjidhen pa lufte e beteja, me organizim dhe mencuri.

    Per ujin e pijshem para se te hapesh luften e radhes me shperdoruesit ben mire te fillosh ndertimin e ujesjellesve te rinj dhe permirsimin e shperndarjes, qe te kene uje ata qe nuk e shperdorojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*