Rama: Ja çfarë i ofrova Bashës më 18 Maj…

February 16, 2018 22:25

Rama: Ja  çfarë i ofrova Bashës më 18 Maj…

Kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë televizive ka përmendur edhe njëherë marrëveshjen e 18 majit 2017 me kreun e opozitës, Lulzim Basha, duke e lidhur këtë me hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Në studion e Klan Kosova, Rama ka thënë se në 18 maj i kishte ofruar Bashës të gjitha ministritë me kusht që pas zgjedhjeve të ishin në një mendje për çeljen e negociatave.

“Efektet e Vettingut kanë filluar, kanë filluar spastrimet në prokurori dhe në sistemin e drejtësisë. Ne na intereson që të na jepet në mënyrë të pastër çelja e negociatave. Nëse negociatat sot kanë ‘kërcënim’ nga ndonjë vend, kërcënimin më të madh e kemi nga opozita në marrëdhënie me jashtë, jo në marrëdhënie me ne.I thashë Bashës në marrëveshjen e 18 majit, merri të gjitha ministritë ama pas zgjedhjeve të jemi në një mendje për Shqipërinë, për çeljen e negociatave. Unë shoh një errje sysh”- tha Rama.

Nuk dihet nëqoftëse ky pohim qëndron edhe sot.

s.a/dita

February 16, 2018 22:25
Komento

1 Koment

  1. Prendi February 17, 16:34

    E pa shembullt negiciatat per ne bashkimin europian kane nje kundeshtar te vetem opoziten shqipetare.turp me te madh nuk ka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*