Rama: Jam kundër paditjes në prokurori të Berishës

April 29, 2016 21:46

Rama: Jam kundër paditjes në prokurori të Berishës

Kryeministri Edi Rama deklaron se ka qenë kundër kallëzimit në prokurori që Partia Socialiste ka depozituar, për thirrjet e deputetit Sali Berisha për armatosjen e njerëzve.

I ftuar në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi, në Vizion Plus, Rama është shprehur se ka qenë në minorancë me qëndrimin e tij për këtë cështje, pasi deklarata e Berishës nuk duhej marrë seriozisht.

 “Personazhi është gjithmonë e më qesharak dhe ajo thirrje është shprehje kuptimplotë e shterimit mendor, ezaurimit dhe depresionit të madh, në të cilin ndodhet Partia Demokratike në tërësi. Sali Berishën mund ta hetojë vetëm një sistem drejtësie i cliruar nga mijëra fijet që sot e mbajnë peng. Thirrja e Berishës ishte që njerëzit të rrëmbejnë armët dhe të mbrojnë SHQUP-in nga Reforma në Drejtësi”- ishte komenti i kryeministrit.

I pyetur mbi mbylljen e cështjes së 21 Janarit dhe premtimit të tij se për këtë ngjarje do të vihet drejtësia në vend, Rama tha se nuk ka qenë një premtim elektoral që do të realizohej brenda mandatit të parë.

“Nuk kam thënë se do të bëjmë drejtësi në 4 vjet. Kam thënë se do t’i shkojmë cështjes deri në fund dhe do të bëjmë cmos që drejtësia të bëjë drejtësi. Nëse jam kaq i vendosur për reformën në drejtësi, një nga arsyet e brendshme është 21 janari. Por ata që kujtojnë se kjo cështje është mbyllur e kanë shumë gabim. Jam shumë kurioz të shoh se cfarë note do të marrin gjykatësit e 21 janarit, pas procesit të skanimit që do të bëhet pas reformës në drejtësi”- ka theksuar kreu i qeverisë.

Përsa i përket afateve për miratimin e reformës në drejtësi dhe “bastit” të tij se kjo reformë do të votohet patjetër, Rama u shpreh se nuk ndihet sikur ka humbur ndonjë bast, pasi nuk ka vënë bast se PD do ta votojë këtë reformë. Por për kryeministrin, është mungesa e votave, shkaku përse reforma në drejtësi nuk është votuar ende.

“Ne nuk i kemi votat, se po t’i kishim, do ta kishim mbaruar këtë punë sot, të jeni të sigurtë. Edhe për ta cuar në referendum këtë cështje, kërkohen 94 vota dhe ne nuk i kemi. Ne do të insistojmë dhe kam bindjen se PD do ta votojë. Besoj se kjo do të ndodhë para mbylljes së sesionit parlamentar” – ka evidentuar kreu i egzekutivit shqiptar.

Përsa i përket polemikave mbi stadiumin e ri që do të ndërtohet në Tiranë, kryeministri përsëriti se stadium është një projekt që do tu kshtojë zero lekë shqiptarëve, duke theksuar se pavarësisht kundërshtimeve, ai do të ndërtohet brenda 24 muajve.

“Nëse Ahmet Zogu do të kishte dëgjuar kundërshtarët e asaj kohe, ne nuk do të kishim as Bulevardin, as Ansamblin dhe asgjë nga këto që kemi sot. Ai projekt, tashmë ka marrë edhe dakordësinë e shoqatës së arkitektëve, të cilët ishin mjaft kritikë dhe sot, u shprehën se nuk kishin informacion mbi këtë projekt”- ka evidentuar Rama.

Në ballafaqimin që autori i emsionit i ka bërë shifrave, vecanërisht atyre që lidhen me largimin e shqiptarëve jashtë vendit, kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk janë shenjë e dëshpërimit, por shenjë e ambicjes dhe dëshirës, për ta kërkuar zgjidhjen më shpejt, madje për ta kërkuar menjëherë atë.

“Edhe unë kam ikur jashtë Shqipërisë. Jo se isha i dëshpëruar, por mendoja se atje ku isha, mund t’i realizoja më shpejt ambicjet e mia. Pastaj u ktheva. Njerëzit vijnë dhe ikin dhe kështu funksionon bota sot”- deklaroi Rama.

Kryeministri e ka kundërshtuar pretendimin e opozitës se favorizon kompani të caktuara, duke u shprehur se asnjë prej tyre, nuk e ka ngritur aktivitetin dhe nuk është fuqizuar në kohën kur ka qenë ai kryeministër.

“Flasim për kompani që janë në treg, përpara se Luli t’i hynte politikës”- ishte batuta e kreut të maxhorancës, mbi këtë cështje. Kryeministri nuk ka pranuar as rritjen e korrupsionit dhe dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga disa institucione, sic raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas Ramës, t’i referohesh sot KLSH-së, është njësoj sikur t’i referohesh zyrës së financës së PD-së. E vetmja gjë që Rama i njohu si “të metë” qeverisjes së tij, ishte se duhej ta kishte bërë 1 vit më shpejt, reformën në sistemin energjitik.

I pyetur nëse e sheh Ben Blushin brenda apo jashtë Partisë Socialiste, përgjigjja e Ramës ka qenë e prerë:

“Nuk e shoh fare”.

Ndërsa lidhur me një aleancë me LSI-në edhe në zgjedhjet e vitit 2017, kreu i maxhorancës nuk pranoi ta vinte në diskutim dicka të tillë.

“Nuk ka ndonjë arsye për ta vënë në diskutim, patjetër që po. Të gjithë kur martohen kanë bindjen se janë të përjetshëm, por sot që flasim, kam këtë përgjigje”- tha Rama.

April 29, 2016 21:46
Komento

23 Komente

  1. Agjenti 009 April 29, 22:13

    Ti je frikacak,o Rama dhe nuk meriton te jesh kryeminister i 1 milion votuesve!
    Mbase i trembesh paudhesive te tua dhe i trembesh ballafaqimit me drejtesine edhe ti!
    Per mua ti je mbrojtesi i krye kriminelit Berisha!

    Reply to this comment
    • andromeda April 30, 08:18

      Ti i ke thënë shqiptarëve -pirdhuni. Ti je më keq se monstra e Viçidolit. Ti je fatkeqësia e dytë kombëtare pas Berishës. Haram votat e 1 milion shqiptarëve dhe kurrë më s’ke për ta gëzue këtë privilegj. Ç’pret ti të bëjë Berisha ti shfarosë shqiptarët si Hitleri çifutët? Edhe sikur këtë ta deklarojë ai, ti prap do thuash të mos e marrim seriozisht, Je komplet i paaftë dhe i pamerituar, ndaj prit ndëshkimin e shqiptarëve.

      Reply to this comment
    • Curri April 30, 16:14

      Turp te kete nese ka patur turp kur doli lakyriq ne France.

      Reply to this comment
  2. Dielli mbi Korab April 29, 22:32

    Talluni me shqiptaret ti dhe Berisha.Vazhdoni te beni estrad ne Parlament.
    Po behen 3 vjet qe fitove zhgjedhjet dhe prap Parlamentin e dominon Vrasesi Sali dhe kryehajduti Like Meta.
    Ti je kundra qe te paditet Berisha,se je burracak.
    Po te ishte Sali Berisha ne vendin tend dhe ti te kishe krye gjysmen e krimeve qe ka bere Berisha ndaj shqiptarve keto 25 vite, do te te kishte dergu ne Hag njisoj si Millosheviçin.
    i ke kembet i lidhura dhe litarin o Edo,e ka ne dore Likja dhe Monika e LSI-se

    Reply to this comment
  3. ts April 29, 22:46

    Bythac i qelbur je ! Shko e rif dashnoret dhe grat se kur hake dru spaska per te dal frika sa te ngordhesh !! Vra pove ti thush usta dajakut qe ste vjen prej meje e keqja e prit te vesh drejtesin e 21 Janarit e tu dashka mandati tjeter ! U cburrerove fare o karagjoz i pabes ! Sa e paske shit lekuren qe te maresh fronin me martesen qe thua or krokodil 2 metrosh !! Ta paska bo mir Ben Blushi e po del i vetmi burr ne ate PS ! Spo dim kujt ti besojm ma !! Rroft populli shqiptar qe ju ushqen e nban gjall 30 vjet njerin me m… nga tjetri

    Reply to this comment
  4. nikoll April 29, 22:47

    c’a lesh agjenti je ti kur s’kupton gje fare. Mbron Berishen thote, jo po mbron sulltan Hamitin thua me mirej..Ate qe do ti per Berishen vetem Enveri e bente, tani jane kohe te tjera. Me keto gjykata do denohet Berisha? Del 100 here i pafajshem. Edhe s’di edhe flet, ri or dreq …

    Reply to this comment
  5. Rrik Balsha Sr. April 29, 22:55

    JA E VERTETA E ZYRES OVALE !

    Ky surrogate vllaho-boshnjak, nxori thonjte e ndyre te tradhetarit te shitur te shqiptareve, vetem per nje lepirje bythe Obames.
    Njeri nga kushtet ishte pikerisht ky: mosdenimi i Sali Mutqenef Berishes, me çdo kusht dhe me çdo humbje te dinjitetit qe nuk e ka patur kurre.

    Njeri i ndyre, mizerabel e kodosh i dhjere!

    Reply to this comment
  6. Rilindja nudo April 30, 01:38

    Si te thote Partia- thoshte sh Enver!
    Partia, dmth Cunat e Cucat e Edit, ata dhe ato qe fyhen e abuzohen orej FortLartesise se Tij, ato i sjellin leter hygjenike ne Sallen e Debateve, ata e kane vendosur me bythym load murit Ramen, dhe po ata do mbajne pergjegjesi kur akuza te terhiqet…! Jo edushka…
    Edi iku per qef me te madh e me te shpejte, Nano e ktheu si minister, u be antar i PS per tu bere Krueminister dhe do tja mbath prape pasi te mbushet Bulevardi perballe Zyrave te meremetuara nga bythecet e Tij…

    Reply to this comment
  7. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... April 30, 07:41

    Rama si hajdut dhe mashtrues profesionist qe eshte mendon per bythen e tij kur te mos jete Kryecar Qeverie…. te fala ma ke borxh faljen, legen corape kuq.

    Reply to this comment
  8. Bayoneta April 30, 08:13

    Une e shkruaj perdite,te 150 ne parlament duhen djegur,me i miri nga ata duhet pushkatuar.Keta jane te gjithe njesoj pa dallim.duhet nje fillim i ri pa fuksat e pa pardesyte e bardha te 91,Rama eshte nje nga ata ,Sali serbi eshte guzhinjieri i vrasjeve dhe vjedhjeve te kombit tone keto 26 vite.e vetmja gje qe i ndan eshte se Rama nuk ka vrare njerezit ne sy te kamerave akoma??Llogaritni shtet qe drejtohet nga nje spiun serb,nje hajdut kryetar parlamenti dhe nje kryeminister hajdut,mashtrues dhe bythejashte qe thith mall.Jemi te mallkuar fatkeqesisht nuk ka zgjidhje tjeter vetem te marrim armet si tha doktor mortja dhe te shkojme te vrasim keta si fillim,do te letesohej bota pa 150 te degjeneruar me pak.Eshte turp ti japim me voten ketyre qelbesirave.

    Reply to this comment
  9. Arben April 30, 08:17

    POR, PROKURORIA MUND TE HAPE EDHE VETE HETIM ME INICIATIVE, DEKLARATAT E SALI BISHES ISHIN SHUME PUBLIKE, NE MES TE PARLAMENTIT,

    NE KETE RAST NUK KA NEVOJE FARE PER PADITJE NGA NDOKUSH.

    POR TI OR MIK, ME MIRE TE JESH PER PAVARESINE E PROKURORISE, SESA MERRESH ME LOJRA FJALESH.

    DO TI PAGUASH TE GJITHA.

    Reply to this comment
  10. sapa April 30, 08:19

    Cdo popull tjeter do ju kishte varur neper shtyllat e telefonave juve pa perjashtim por jo ky popull dele dhe kete e dini ju dhe prandaj do ti trashegoni pushtetet!Cdo njeri qe ka braktisur kete vend eshte ne gjendje te kuptoje se ky vend nuk behet me te pakten ne kete shekull JO!

    Reply to this comment
  11. MeteH April 30, 08:44

    Rama ka frik nga SB,se ky te vret siç ka vrare ne keto 25 vjet.Rama nuk do te denoi SB se edhe vet ka abuzuar.Rama e di se SB ka mbeshtetje nd/kombetare.Nuk denon K/Ministri por drejtesia,por drejtesi nuk ka,athere…?

    Reply to this comment
  12. gjuetari April 30, 09:25

    Dje me gjithe pompozitetin e servilit katunar Taulant Balla, u dorezu ne Prokurori padia kunder Berishes nga nje grup deputetesh rilindas. Nuk beson njeri se Taulanti ka vajtur atje pa leje te Rames. Sot del Rama dhe i dhjet ne koke Taulantit e padise derguar nga ai. Keshtu e ka Rama, lesho terhiq zinxhirin ne qafen e zagarit Balla. Dhe zagarit nga kjo i shtohet dashuria per te zotin.

    Reply to this comment
  13. + April 30, 12:02

    atehere z rama je bashkpuntor i berishit

    Reply to this comment
  14. Lesi April 30, 12:43

    Kjo thenie kaq e ndritur e zogut Rama eshte si ajo shprehja popullore qe:Un e di qe ai e di,me plasi bytha per ai!

    Reply to this comment
  15. LLL April 30, 16:13

    Në bazën e genetikës të shqipëtarit dominon pabesia !
    Si maskarenj që jemi , ne , pabesinë e përkthejmë si zgjuarsi , zotësi , mënçuri , shkathësi që ia hedhim tjetrit etj.
    Në historinë tonë ne kemi shumë gjynahe të tilla për të cilat vuajmë ndëshkimin e historisë !
    Të mjerët ne si jemi kështu ?!

    Reply to this comment
  16. alphade April 30, 16:15

    Me kete drejtesi mire e ka Edi !!!

    Reply to this comment
  17. Everteta April 30, 17:41

    Nuk e kuptojme cfare ju ben perbindshi Berishe ju politikaneve tane qe deri dje ishit ne opozite.si ty e Imami qe ju rrahu e ju la pervdekje dje dhe sot ju i perunjeni me nje perulesi te cuditshme dhe ju ben sus te gjitheve . Dy gjera jane o jeni fajtor per dicka o jeni frikacak ska fjale tjeter.Populli nuk ka nevoje per politikane te tille. E turpshme.

    Reply to this comment
  18. katarakti April 30, 19:32

    Intervisten e Rames une e gjej llogjike. Ai thote se nuk i ka votat e nevojshme. Dhe vertet ka rreth 60 vota si PS. Prandaj ai nuk ben dot shume gjera. Pushteti eshte i ndare ndermjet PS-se dhe dyshes Berisha – Meta. Rama ka qeverine, por Berisha – Meta kane gjykatat, prokurorine, Presidentin, SHIK_un, KLSH-ne etj etj. Prandaj siç thote edhe Rama: durim. Cfare prsnit ju te behej mrekullia?! Ne kete gjendje qe eshte Shqiperia sot as Zoti vete nuk e rregullon dot. Jo nje Rame me krahe te prera.

    Reply to this comment
  19. MH April 30, 20:04

    Rama: Jam kundër paditjes në prokurori të Berishës.

    Rame Aga!

    Mbaje ne shtepi ne vend ye vicit.
    Nuk kam mujt me pa njeri ma mendjemadh e fodull se ty more z.Rama.

    Populli te ka votue per ti sherbyer dhe jo per krijimtari batutash.Batutat,pikturat se ngopin mendjene e popullit e jo ma barkun.

    Reply to this comment
  20. Isaboletini April 30, 22:39

    Kryeministri me legen qe ka pas shqiperia.

    Reply to this comment
  21. Luan Rukaj May 1, 19:18

    Deklarata e Edi ramës vërteton ortkërinë në krim me Sali Berishën

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*