Rama: Javët në vijim fillon hapja, rriten ndëshkimet për shkelësit që mund të sjellin rimbylljen

April 16, 2020 13:31

Rama: Javët në vijim fillon hapja, rriten ndëshkimet për shkelësit që mund të sjellin rimbylljen

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama pohoi se po pergatitet nje plan i detajuar per fillimin e hapjes, por gjithashtu theksoi se mund te kemi serish nje rumbyllje nese do te kete nga ata qe do te shkelin rregullat, per te cilet do te forcohen edhe ndeshkimet.

“Njerëzit mendojnë se kjo iku, është Edi Rama që nuk do që ne të shkojmë në punë. Krahas hapjes për popullin, duhet masat edhe për ata që kërcënojnë duke mos respektuar rregullat.

Ne po përgatisim një plan të detajuar me protokolle sigurie për ata që do bëjnë biznes sipas niveleve të riskut, dhe ata që nuk i respektojnë, patjetër që do të dënohen.

Në javët në vijim do të hapemi dhe do të shtrëngojmë masat për ata që nga hapja mund të sjellin përmes shkeljeve, rimbylljen.

Po abuzuan me hapjen ata nuk duhet të jenë 100 mijë veta, mjafton të jenë 100 veta na mbyllin prapë brenda, dhe atëherë as qese nuk ka më.

Dhe kjo gjë duhet parë e gjithë si një luftë e përbashkët. Nuk ka për të ndarë ne dhe ata. Se ky rrezik nuk pyet as sa i gjatë as sa socialist as sa demokrat e socialistë, as sa i zgjuar e budalla. Ky të kap e të mbërthen. Nuk duhet të ushqejnë popullin me helm e me mllef, me dëngla e me broçkulla.

Nuk ka tender sekret këtu. Janë procedura të përshpejtuara siç i parashikon ligji. Në kohë lufte këto sjellje janë kriminale. Unë po ju bëj thirrje, mos bashkëpunoni me COVID-in votoni Kodin. Mos u bëni agjentë të COVID, mos votoni kundër duke bërë atë që COCVID pret, që të ketë hapësirë dhe të shkojë t’i hipë në kurriz atyre që shkelin dhe të transportojë bomba.

Bombën ta hedh armiku nga lart, ndërsa këto i transporton ti që je një dënglaxhi që për fatkeqësinë e parlamentit ke mundësinë të marrësh fjalën edhe këtu”, tha Rama.

O.J/DITA

April 16, 2020 13:31
Komento

2 Komente

  1. Tori April 16, 14:46

    Po mos ja jep te drejten e fjales te gjitheve o Ram.Thuaj Ruçit te flasesh vetem ti ,Tao ,Ruci ,Klosi,Spiropali dhe kush eshte afer teje.Kaq gje e ke ne dore ose beje si Erjoni me Sazanin,jepu nga njePPP.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 April 16, 16:08

    bo bo sa ordiner është ky debili që e quajnë “elokuent”,”përdorues i fjalës”!!
    bo mor gomar i lindur,ku i gjen këto fjalë??
    ti sikur je rritur në paskuqan me derrat!!
    apo thjeshtë nga origjina??del nga gjyshi tek nipi!!gjithnjë kapërcehet një brez!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim