Jepen 1001 leje legalizimi në zonën e ish-Kënetës, Rama: Me Dakon do e kthejmë zonën në “Durrësi i ri”

April 11, 2015 11:53

Jepen 1001 leje legalizimi në zonën e ish-Kënetës, Rama: Me Dakon do e kthejmë zonën në “Durrësi i ri”

Një ditë pas zyrtarizimit të Vangjush Dakos për Bashkinë e Durrësit, Kryeministri Edi Rama është shfaqur në krah të tij gjatë shpërndarjes së 1001 lejeve të legalizimit në qytetin e Durrësit, në zonën e ish-Kënetës.

Kreu i Qeverisë theksoi se brenda 4 viteve do të përfundojë i gjithë procesi i legalizimeve për këtë zonë. Sipas tij aq sa Partia Demokratike bëri për 8 vite në qeverisje për legalizimet, qeveria e re ka bërë 2-fishin e tyre.

Është një ditë me rëndësi sepse ne sot jemi këtu për të çuar përpara një proces legalizimesh që ka pasur shumë dyshime e që në vite ka sjellë shumë zhgënjime. Në 8 vjet PD dha 530 leje legalizimesh, ne në më pak se një vit punë japim dyfishin. Ne jemi këtu sot për të dorëzuar 1001 leje, nga një proces që deri tani janë kryer 60% e matjeve dhe dokumentacionin e nevojshëm. Me këtë rritëm në 4 vitet e ardhshme e përmbyllim procesin e legalizimeve. Me kryetarin e bashkisë sot dhe pas 21 qershorit do vazhdojmë dhe do ta kthejmë zonën e Kënetës në një zonë që meriton emrin ‘Durrësi i ri”, tha Rama.

Ndërsa kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako falënderoi kryeministrin për besimin që i dha për një tjetër mandat. Kryebashkiaku Vangjush Dako ka qenë ai që ka dhënë lejen e parë. “Jam shumë i lutur që pas dy viteve premtim që dhamë në këtë zonë, vijmë sot dhe shpërndajmë 1001 leje”, tha Dako.

 

April 11, 2015 11:53
Komento

12 Komente

  1. red por jo i kuq April 11, 12:27

    Saliu dha kaq ne dham dyfishin…:)
    O mashtrus po ti na the qe Saliu ishte regjim dhe diktatur dhe premtove ndeshkim.
    Po te ishte se Saliu paska qen nje i zakonshem thjesht per ta konkuru, zgjidhnim nje tjeter jo ty.
    Tani paska vend vetem per krahasime bajate nderkoh qe prisnim prangat.
    Ik ore legen

    Reply to this comment
  2. Ballist i PENDUAR. April 11, 12:37

    Pashe ender ,
    Sikur Sali berishen & kOMPANI I
    LEGALIZUAM djathtas kopshtit Zoologjik . [ andej nga Banjot publike ]

    Kurse Edi Ramen & kompani
    e legalizuam Majtas kopshtit Zoologjik [ Atje ku grumbullojme prehrat ]

    Saliu dhe te djathtet Gezonin Brenda Kafazave , te Hekurta ,
    Kur shikonin Bananet ne duart e vizitorve ,
    Duke bere Akrobazira brenda Kafazit .

    Kurse Edi e te majtet ,
    RRiteshin e zgjateshin te Lumtur mbi Malin me pleh ,
    Bioologjik njerzor ,
    Edi dhe Sistemi Shpellar Sali ,
    Mbasi e shkerdhyen kete popull para e mbrapa ,
    Kerkojne te legalizojne Kopilleqet e Tyre Demokratike ,
    Ashtu si po Legalizojne pasurite e Vjedhura te Popullit .

    Popull DELE ,
    Mase , turme , e ndare ne Ngjyra ideologjike ,
    Per ta shfrytezuar Demokratisht ,
    Dhe per ta KALERUAR EMBELSISHT , dhe Egersisht .
    Duke mbajtur ne nje dore Kamzhikun dhe ne doren tjeter Karoten .

    Popull tifos ,
    I FLAMUJVE partiak ,
    ku ndjehet i lumtur kur e perdhunon Partia qe Adhuron .

    Reply to this comment
  3. Treviso April 11, 14:26

    Zoti Dako zgjidhet per here te pare, qe kerkon ta beje Durresin te ri.?
    A nuk i mjaftuan 10 vjet per ta bere Durresin e ri, por tani premton se do ta beje?
    Zoti Dako duhet te pergjigjet pse qyteti i durresit permbytet, dhe pse bjien gjysem ore shi?
    Si kandidat per Bashkine e qytetit te Durresit zoti Dako nuk e meriton, por eshte kundershtari me i forte i zotit Agron Duka. Lufta ndermjet ketyre dy kandidateve do te nxjere hajdutin me te fuqishem te qytetit, dhe pse Agroni eshte nga Shijaku. Jo shume larg, vendin do ta drejtojne biznezmenet te fuqizuar nga vjedhja dhe skllaverimi i popullit. Nje shembull te thjeshte.
    Aeroporti i Trevisos bllokohet kur Luciano Beneton dhe Lukss Octika nisen per te perfaqsuar shtetin Italian ne G-8.Keto dy jane inprenditoret me te fuqishem qe jane pasuruar jo vetem me djersen e ballit, por dhe me ndihmen e shtetit. Beneton, perveç pasurise qe ka ne gjithe Boten, bleu para 7-8 vitesh autostradat e Italise pothuajse falas. Lukss Oktia rrezikoi kohet e fundit, por qe shteti qe e ndimoi dhe e quaj me te drejte. Pse?
    Ne te gjithe boten jane 6 miljon qe punojne per Lukss Oktiken. Jo vetem kjo,por Italia do te humte emrin e vetem, qe i ka ngelur prodhimi e syzeve.

    Reply to this comment
  4. Arben April 11, 14:37

    ME VANGJUSH GRABITESIN E KE TE HUMBUR DURRESIN.

    PO TI NUK KE CFARE TI BESH SEPSE TI LIDHI SYTE PER FUSHATE 2013 ME 2 MILION EURO QE TE DHA SPONSORIZIM.

    HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic April 11, 16:58

    Mbajtja e premtimeve sidomos tek leganizimet eshte nje sihariq i mire per shqiptaret,Ketu tregohet edhe prokupacioni i shtetit ne realizimin e interesave te qytetarve, ! Kjo eshte nje sfide e madh qe u behet kundershtarve politike.

    Reply to this comment
  6. I.Troplini April 11, 17:16

    O kapedan,

    nese ka nje qytet te perdhunuar dhe te percudnuar deri ne tjetersim ne Shqiperi, ai eshte Durresi. Ky kandidati juaj, nuk eshte “shume i pafajshem” ne kete gjendje. Nese do perdornim fjalet tuaja, qe perdorni per te treguar gjendjen bastarde, ne te cilen ndodheshin zona te caktuara, nen qeverine e Saliut, atehere Durresi eshte Kandahar dhe kandidati juaj shtatshkurter eshte “Mullah Omari” i korrupsionit.
    Premtove RILINDJE more kapedan, por me keto “petrita” qe po kerkon te na i shesesh si fjala e fundit e ndershmerise, nuk do mund te hedhesh ndonje hap te gjate. Koalicionet tuaja me prototipa te deshtakerise dhe korrupsionit,,,,bien era kenete, more kapedan.

    Reply to this comment
  7. durrsaku April 11, 17:24

    DAKON E NJOHIN DURRSAKET KUSH ESHTE DHE SI KE PUNUAR PER DURRESIN, KENETA DIHET QE NUK KA KTHIM MBRAPA, PRA MOS PRIT VOTA NGA KENETA ,,,,,,, VOTAT E KENETES DO TI SHKOJNE SALES SE ESHTE ME ORIGJINE KJO PUNE,,,, RROFSHIN DURRSAKET E THJESHTE DHE FUKARENJ QE NGELEN ME SHTEPITE E XHAXHI ENVERIT,,,,,,,,,

    Reply to this comment
  8. Kris 1 April 11, 17:26

    Zgjedhjet lokale jane nje rast i mire per te treguar qe nuk jemi as me Pd as me ps e lsi.Te tre kokat e derrit qe drejtojne politiken te marrin pergjigjen qe u takon.

    Reply to this comment
  9. durresi,, April 11, 17:45

    SAli Berisha i dha token falas, ti po legalizon ndertimet pa leje ne kundershtim me ligjet, jam dakort me familjet qe Kane gjetur nje menyre per tu strehuar ne keneten e durresit dhe nuk Kane mundesi per te paguar legalizimin e ndertimeve, shpresoj per ty dhe votave te durrsakeve qe pret ti dhe dako mos bejne pjese dhe vilat dy e tre kateshe ne legalizimet qe ke bere ti,,,, pra kush ka ndertime dy e tre kateshe mjafton te ndertonte nje kat me pak dhe te pagònte legalizimin e shtepise se tij. meqe shteti token ja ka dhene falas,,,, sepse keneta e durresit la pasur nje zot. dhe ky eshte shteti, keneta e durresit eshte thare me taksat che punen vullnetare te qytetareve durrsak,,,,, un jam socialist por jo koq,,,,,,, votat nuk blihen por meritohen,,,,,

    Reply to this comment
  10. dako, April 11, 18:28

    Dako premton ta bej durresin te ri,,,, po te vjeter kush e beri?!?!?!?! nuk e beri Dako,,, jo se ai qe do vij mbas Dakos do ndryshoj durresin,,,, durresi eshte qytet i perdhunuar dhe masakruar ne cdo cep te tij,pra mund ta fitoj kush te doje bashkine , qytetaret durrsake MOS te shpresojne qe durresi mund te kthehet sic ishte,,, vetem ajo qe ka ndodhur qindra vjet me pare qe durresaket e dine mire,,, mund ta ktheje durresin sic ishte,,,,,l

    Reply to this comment
  11. miroo April 11, 20:37

    po tokat kur do i ktheshe dhe ti kompesosh o kolltuk pasha………….

    Reply to this comment
  12. mali April 11, 21:50

    Po nuk e fut brenda saliun ky sepse pastaj duhet te fusim edhe kete brenda per gjithe shkeljet e ligjit qe ka bere. salserbi beri Gerdecin dhe piktori i rafi shpatullat dhe e ngushelloi.
    Ju prisni qe ky ta denoje, Popull naiv

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim