Rama jep direktivat në Durrës: Nesër dua listën e investitorëve

December 2, 2019 17:38

Rama jep direktivat në Durrës: Nesër dua listën e investitorëve

Kryeministri Edi Rama ka dhënë direktivat për Shtabin e Emergjencave në Durrës, duke kërkuar në radhë të parë të gjithë investitorët që kanë ndërtuar pallatet që janë të dëmtuara.

Rama po ashtu ka kërkuar që të pastrohen të gjitha inertet nga shembjet e banesave. Kjo gjë tha kreu i qeverisë duhet të bëhet para vitit të ri.

Një gjë tjetër që Rama kërkoi ishte akomodimi i të gjithë të prekurve nga tërmeti në hotele.

Edi Rama: Disa gjëra që nesër duhet të jenë në tavolinë. Lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet që janë me dëme, por që nga ana strukturore janë OK. Për të cilat grupet e inspektimit thonë që ky riparohet.

Këta do thirren të gjithë dhe do ti thuhet bëhu gati që do ti riparosh, jo si të thuash ti, por si të themi ne.

Unë dua nesër informacion kush janë këta dhe nga janë këta.

Ti që ke marrë detyrën të drejtosh bashkinë deri në zgjedhje do ti thërrasësh ti.

Pallatet që janë minus, që janë negativ që ky do shembet, por është problemi i inerteve. Na duhet nesër harta e Durrësit ku janë inertet, do ta pastrojmë para vitit të ri komplet. Siç u pastrua Lana. Kompanitë e ndërtimit do ti thërras unë.

Tjetra inertet do të depozitohen në Porto Romano dhe do fillojë projekti ta heqim atë fushë plehrash dhe ta bëjmë park komplet atje.

Tjetra, dua hartën e tokës shtetërore që është në zonën e universitetit, hartën me të gjitha të dhënat. Nesër i dua të gjitha këto. Dakord! Nga nesër të gjithë punonjësit e administratës së Durrësit, në çdo pikë ku ka njerëz do jenë dy persona, gra dhe vajza kryesisht që të rrinë atje dhe ti shpjegojnë me qetësinë më të madhe.

Pjesa e akomodimit, mos i vononi kush vjen, çojini në hotel. Duhet të jetë i verifikuar që realisht nuk ka shtëpi

l.h/ dita

December 2, 2019 17:38
Komento

1 Koment

  1. Shqipja December 2, 18:30

    Je burre i zoti dhe hallall qumeshti i nenes Kete e ke treguar edhe tek shkaterimi i mijrave objekte ne Tirane, te cilen Saliu e ktheu ne nje katraure ne vitet 90 Dhe shikojme ndryshimin e Tiranes sot Ne kemi besim te madh tek ju zoti RAMA dhe ju jemi mirenjohes per te gjitha nismat qe keni ndermare ne mbeshtetje te qytetareve dhe mbrojtjen tone nga keta spekullator qe me ndertimet e tyre te babzitura e kthyen qytetin tone ne nje qytet fantazem vetem per intereset e tyre Drejtesia duhet te jete e pameshirshme ndaj ketyre mafjoz bashkiak dhe firma hajdutesh qe moren jete njerezish me ndertime krejtesisht pa norma Te zbatohet menjehere ligji ndaj ketyre shkeles

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*