Rama jep një tjetër lajm pas mbledhjes së Qeverisë: Gati për të nisur rrugën e re në ekonomi

September 7, 2017 12:57

Rama jep një tjetër lajm pas mbledhjes së Qeverisë: Gati për të nisur rrugën e re në ekonomi

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një tjetër lajm për të gjithë të interesuarit lidhur me “aksionin” e qeverisë në mbyllje të mbledhjes së dytë me ministrat në takimin informal në Velipojë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai shkruan se janë gati për të nisur rrugën e re.

“Gati për të nisur rrugën e re. Lehtësim drastik i burokracisë për qytetarët&biznesin. Fuqizim i shërbimeve. Rritje ekonomike mbi 5% në 2019”, – shkruan Rama ne Twitter.

Një ditë më parë Rama tha se brenda 100 ditëve të para qeveria e re do t’i japë fund kësaj praktike burokratike, pasi sipas tij çdo zyrë e shtetit që ofron shërbime do t’i siguroje vetë certifikatat.

“Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion certifikata. Konsum skandaloz kohe, lekësh, nervash që do mbarojë me qeverinë e re.Në çdo rast kur i duhet certifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”, shkroi Rama në “Facebook”.

September 7, 2017 12:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*