Rama për të papunët: Paguan shteti, ndërmjetësim me kompanitë

March 30, 2018 12:17

Rama për të papunët: Paguan shteti, ndërmjetësim me kompanitë

Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet për punësimin, deklaroi se “janë 10 mijë njerëz që duan të punojnë, por nëse nuk kanë aftësitë teknike për punë, ne do i paguajmë dhe do i trajnojmë”.

Ka vështirësi psikologjike për ata që kanë marrë për një kohë të gjatë ndihmën ekonomike, krijon një mpirje te ata që janë mësuar me të. Sfida e punësimit është një sfidë me kompleksitet dhe fillon nga kapacitetet e vendit për punë dhe aftësitë për punë. Në një vend ku për 20 vjet nuk u zhvillua arsimi profesional dhe nuk u zhvilluan aftësitë për punë, përballet me pasoja që janë në sytë e të gjithëve. Kemi riformatuar skemën e ndihmës ekonomike. Janë 10 mijë njerëz që duan të punojnë, por nëse nuk kanë aftësitë teknike për punë, ne do i paguajmë dhe do i trajnojmë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama shtoi se këta persona do të paguhen “më shumë sesa mesatarja e ndihmës ekonomike”.

Pra, në vend që të rrinë e të presin punë te shtëpia, do të shkojnë të trajnohen te kompanitë, me të cilat do të bëjmë marrëveshje në bazë të nevojave të kompanive. Nuk ka kompani shqiptare sot pa vende të lira pune. Kompania do të marrë nga shteti paratë e trajnimit e më pas do të punësojë personin që ka trajnuar”, sqaroi Rama.

o.j/dita

March 30, 2018 12:17
Komento

2 Komente

  1. Mark .U.K March 30, 13:42

    Po ne cilin vend europian ndodh kjo more njeri koti.

    Reply to this comment
  2. mirel March 30, 16:22

    Si keshtu, do paguani kompanite?
    Trajnimi paguhet si pune ne te gjithe boten.
    Dhe praktikat mesimore behen ne kuader te intership, qe do te thote cdo ndermarje pranon studente per ti kualifikuar per ti punesuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*