Rama: Jo më baltë, ftoj Bashën për bashkim në një fanellë kuqezi

April 18, 2018 11:44

Rama: Jo më baltë, ftoj Bashën për bashkim në një fanellë kuqezi

 

Në konferencën e përbashkët me Shefen e Diplomacisë Europiane Federica Mogherini, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor europian që do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces.

“Dëftesa që kemi në dorë na e bën pak më të lehtë këtë punë jo të lehtë.

Dua t’i lutem si shqiptar, si qytetar dhe jo si kryeministër, përfaqësuesve të opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor europian që do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces.

Të mos ushqejnë zyra deputetësh andej këtej me gënjeshtra dhe të mos eksportojnë baltën e luftës sonë politike, por ta lënë mënjanë këtë.

E ftoj Bashën që të bëjmë bashkë një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi, kur flasim për Shqipërinë jashtë Shqipërisë.

Nuk kam fituar unë, nuk ka fituar qeveria, nuk ka fituar PS, por kanë fituar të gjithë shqiptarët.

Shqipëria i ka boll nëpër Europë ata që duan t’i nxjerrin bishta dhe që nuk e kanë problem t’i vënë shkopinj nën rrota.

Nuk ka kuptim që t’u bashkohet qoftë edhe një shqiptar i vetëm”, tha Rama.

Kryeministri tha se Shqipëria është e përgatitur të dëgjojë çudira nga forca europiane që janë kundër zgjerimit të BE-së në muajt që vijnë, kur pritet zyrtarizimi i çeljes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Union.

“Në disa vende anëtare ka individë dhe forca që as nuk e duan zgjerimin dhe as e dëshirojnë përparimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit.

Jemi të përgatitur për të dëgjuar çudira në muajt që vijnë, sepse loja politike me këtë proces nuk është ndonjë shkencë e madhe për t’u kuptuar, ashtu sikundër Shqipëria nuk është ndonjë forcë e madhe për të mos u trajtuar si top për lojëra të brendshme politike.

Por, këto janë problematika krejt të natyrshme që do t’i trajtojmë me qetësi me vendosmërinë e argumenteve rast pas rasti dhe dëftesa që kemi në dorë nga dje na e bën pak më të lehtë këtë punë”, tha Edi Rama në një konferencë për shtyp me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini, një ditë pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

a.s/dita

April 18, 2018 11:44
Komento

1 Koment

  1. Socialisti i Ndershem April 18, 15:11

    Ftesa te ketij lloji, shoku Rama, behen prej nje njeriu Korrekt, Serioz, Besnik, Miqesor , i Pergjegjshem dhe i Ndergjegjshem.
    Sa mire do te ishte te gezoje TE PAKTEN NJE prej ketyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*