Rama: Ju rrëfej maskat e frontit të çadrës së vjetër

October 18, 2017 16:14

Rama: Ju rrëfej maskat e frontit të çadrës së vjetër

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tryezës së opozitës për krijimin e frontit që do të kërkojë largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeveria antimafia.

Frontin opozitar, kryeministri e cilëson si fronti i çadrës së vjetër, ndërsa thotë se ata kërkojnë vetëm pushtet për vete.

Rama, ndërsa sulmon kreun e PD-së, Lulzim Bashën se përdori një raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit për një akuzë të ngritur nga prokuroria për korrupsion, thotë se ndryshe nga paraardhësi i tij, “nuk mund të jem unë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e sistemit të drejtësisë”.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

ASGJË E RE NGA FRONTI

Asgjë e re nga fronti i vjetër, përveç faktit që sot nuk janë më ca në çadër e ca me çadrën, po janë të gjithë brenda në çadër, me po ato maska që as skuqen as zverdhen kur i marrin shqiptarët për budallenj; me po atë paaftësi për të marrë përgjegjësi mbi vete, për katandisjen e institucionit të opozitës në një sharëtore publike; me po atë hipokrizi të skajshme të tërë këtyre viteve, si në pushtet e si në opozitë, ku vazhdojnë me po atë këngë të vjetër, të cilën e dëgjojnë vetëm shurdhët me veshët në rregull!

Ata s’duan as shtet serioz, as drejtësi të drejtë, as luftë me krimin e me plagët e trashëguara prej pushtetit të tyre të vjetër. Duan vetëm pushtet për vete, në një shtet si ai që na lanë copa e çika katër vjet më parë, me një drejtësi që komandohet prej pushtetit të tyre dhe një ekonomi që rritet vetëm në oborrin e tyre të pushtetit.

Ne jemi ndryshe dhe po luftojmë përditë që të bëjmë shtet, punë, mirëqenie për Shqipërinë që duam. Nuk jemi aspak të pagabueshëm. Nuk jemi aspak të paprekur nga sëmundjet e një çerekshekulli pa shtet, pa rregulla e norma dhe pa ndëshkueshmëri. Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë.

Por, ndryshe nga këta të Frontit të Çadrës së Vjetër, ne marrim përgjegjësi për Shqipërinë dhe mbajmë përgjegjësi për çdo gjë që nuk e bëjmë mirë apo që del në dritën e realitetit si problem i yni.

Sot, kur e tërë opozita me kuç e me maç, u zhyt si front në çorbën e dy kriminelëve të arrestuar në Itali, është dita të kujtojmë se në 20 vitet e fundit, ka patur plot raste kur politikanë, deputetë e familjarë të tyre janë përfshirë në akuza publike. Disa herë akuzat kanë dalë të vërteta, disa herë jo.

Por, ndryshe nga paraardhësi im, nuk mund të jem unë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e sistemit të drejtësisë dhe është drejtësia që duhet të zbardhë deri në fund të vërtetën. Paraardhësi im në qeveri e çoi Shqipërinë buzë greminës vetëm e vetëm për të mbrojtur djalin dhe vajzën e tij.

Lideri i sotëm i opozitës përdori një raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit për një akuzë të ngritur nga prokuroria për korrupsion. Por ne nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi ata që punuam dhe luftuam për Vetingun dhe reformën në drejtësi (Ju kujtohet mirë besoj që të gjithë këta të frontit i kishim kundër e na bënë qepaze në sytë e Amerikës e të Europës!).

Ne sot jemi plotësisht të angazhuar që Vetingu të bëhet deri në fund dhe drejtësia e re më në fund të vendoset. Për të gjithë, pa asnjë dallim.

Ndërkohë na vjen shumë mirë që të mbledhurit në front, nuk e përmendin më kanabisin si problem aktual. Dhe ndryshe nga ata që duan të përdorin muhabetet e kriminelëve, në luftën e tyre të dëshpëruar për pushtet, ne do të vijojmë luftën e nisur tanimë kundër rrjeteve kriminale dhe aseteve të përfituara nga krimi.

Në këtë luftë jemi bashkë me shqiptarët e arsyeshëm dhe me partnerët tanë strategjikë, prandaj do ta fitojmë siç fituam luftën e gjatë, të vështirë, me plot baltë e jo pak probleme brenda vetë Policisë së Shtetit, për çrrënjosjen e kanabisit nga toka jonë e për heqjen e kësaj njolle të vjetër turpi nga fytyra e Shqipërisë që duam.

Për aq kohë sa jemi në vijën e parë të luftës, kemi marrë parasysh edhe plagët, por edhe baltën, që sjell kjo betejë aspak e lehtë. Por ama ne nuk dorëzohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë krimin dhe kriminelët deri në fund, për Shqipërinë që duam.

October 18, 2017 16:14
Komento

28 Komente

  1. Konti Sbalta October 18, 17:02

    Edi Rama!Fronti i te keqes po riorganizohet dhe po godet.Ai po perdor ne kete lufte , te gjithe ate kontigjent kriminal qe qeveria po e lufton , per tja kundervene qeverise duke e perdorur ne njejten kohe edhe drejtesine e korruptuar , e cila po lufton ne dy fronte ; po zvarrit vetingun dhe po i perdor kontigjentet kriminale per te sulmuar qeverine .Sic e shikon fronti i te keqes eshte me i gjere se c’e mendon ti .Bej thirrje popullit , se sic duket , bashkeqeverisja me popullin nuk po duket!?

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta October 18, 17:05

    Edi Rama!Fronti i te keqes po riorganizohet dhe po godet.Ai po perdor ne kete lufte , te gjithe ate kontigjent kriminal qe qeveria po e lufton , per tja kundervene qeverise duke e perdorur ne njejten kohe edhe drejtesine e korruptuar , e cila po lufton ne dy fronte ; po zvarrit vetingun dhe po i perdor kontigjentet kriminale per te sulmuar qeverine .Sic e shikon fronti i te keqes eshte me i gjere se c’e mendon ti .Bej thirrje popullit , se sic duket , bashkeqeverisja me popullin nuk po duket!?Leri batutat me salinjt , bashet e vasilet , Fitorja e 25 qershorit eshte ne rrezik!?

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku October 18, 17:08

    Sipas ketij palles, cdo shqiptar qe nuk eshte me kete, i bie te jete i paarsyeshem. Me ke sy e pe or palluqe, me ate me xham apo me ate pa xham?

    Reply to this comment
    • Gringo October 18, 17:42

      @Plaku hamutmaku
      Po ha shume o plak i currufjepsur. Hani persheshin ne gaveten e SHQUP-it dhe villni ne blogjet e Ditas duke ndotur gjithe blogun. Plaku hamutmaku, mark ukukuja, infoleshi a preshi jane disa nga shembelltyrat e gavetes pedes

      Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE HAP GOJEN October 18, 20:40

      E Xhuxhumak matufi , nuk u ngopet me bajraktarin mesjetar te Vicidolit per nje cerek shekulli , qe e vuri veten , familjen , krejt PD-ne dhe institucionet e shtetit , ne sherbim te krimit , UDB-se , por dhe te Asfalise por villni balte edhe nga goja kunder atyre qe luftojne per te dale nga kjo gjendje dhe per ringritur shtetin ! Duket sheshit qe edhe ti , je inkuadruar ne kolonen e peste , per te perziere grurin me egjerin !

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku October 18, 23:02

        Edhe Gringo edhe ti tjetri me ate nickun kot, te jesh kunder Rames nuk do te thote te jesh me Saliun. Madje une jam i mendimit se eshte Sala, pa eshte Edi, dhe eshte Edi pas eshte Sala. Tani ju bejeni vete llogarine dhe zgjohuni nga gjumi i hashashit qe ju ka hedhur ky palluqja i Kristaq Dengles,

        Reply to this comment
  4. lori October 18, 17:11

    Bravo te qofte E.Rama

    Reply to this comment
  5. T October 18, 17:19

    Po ti mer plak torollak te shohin syte akoma apo te kane vene perde? Helbete plak hesapi.

    Reply to this comment
  6. apo je ndonje cope..injoranti October 18, 17:56

    or, “xhuxhumaku”! hiqe ate pseudonim (nickname), se na e shpife…

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku October 18, 23:17

      Emo mire, ja une qenkam nje cope injoranti, po e kam nje nick ama, zotrote je pa emer po se po, por edhe pa nick. Pastaj t’u shpif ty nga nick im, bobo mua mu prish gjiza dhe me ngeli nje e njohur i vjeter pa tru.

      Reply to this comment
  7. Claus October 18, 18:20

    Der albanische Premier Rama sprach!!!!
    Jawohl! Er sprach, aber worüber er sprach?
    Man merkt: Er wirkt verbittert, verwirrend, nervös, geistesgestört.

    „Eshte kapur me presh ne duar“, i thone nga zonat ballkanike.

    „Er ist auf frischer Tat ertappt worden“, i thone kesaj nga zonat vikinge.

    Edi Rama, der Premier der Drogenrepublik Albaniens taucht auf und nimmt die Rolle des Unschuldigeres und redet und redet, als ob die Schuldiger und die Gauner sich auf der anderen Seite der Front befinden.
    Es gibt ein Buch von Erich Maria Remarque „im Westen nichts Neues“, dessen Titel Edi Rama fast identisch (Asgje e re nga fronti) übernommen hat.
    Es ist wahr, dass in Westen, also in Italien „nichts Neues gibt“. Deine Banden aus Vlora, Tepelena, mit Balilaj, Habilaj, Kabilaj usw, usw, operieren im Drogenmarkt in Italien und Europa über viele Jahre hinaus und mehr als den je.

    Millionen und Billionen des Schwarz-und Drogengeldes sind im Umlauf in Albanien und all das mit dem Segen deiner Regierung und Dir selbst.
    Es war schlechthin eine politische und wirtschaftliche Entscheidung von PS.
    Eine verbrecherische Entscheidung und wegen einem einzigen Ziel,
    dass Du fest im Sattel der Macht mit jedem Preis sitzen willst.
    Rücktritt!
    Und zwar sobald wie möglich sehr geehrter und gedopter Edi Rama!

    Reply to this comment
    • Xha Braho October 18, 19:05

      Or Claus Luvgati mos e ngateron me Tritan Preshin o menxyre e SHQUP-it. Se Tritani yt o i fandaksur e hengri prasin sa ty ne kembe o Claus pasi pati nje bisede “te ngrohte” me miqte e tij lushnjare. Keshtu o zorzop i PeDes qe na ben copy-paste nga shkrime te mbledhur aty ketu dhe ne fund na i kerkon doreheqjen Kryeministrit???!!!
      Doreheqjen do ta jape kur populli te mos e votoje o i paudhe dhe jo kur te doje klika kriminale e Vicidolit.Populli foli ne Qershor dhe foli shume qarte. Ju laro mire beni qe hani persheshin e kuzhines SHQUP por mos na villni neper blogje se na e peshtiroset,

      Reply to this comment
      • Claus October 18, 21:31

        Shih, shih xha Braho qe me kujton xha Brahon qe mbyti caporal Pellegrinin ne tunelin e Vlores.
        Po c`copy past kam bere andej-kendej o xha Braho me qylaf?
        Nuk kam aspak deshire te te mbush mendjen ty o Brahim, qe per mua kopjet jane tabu, po ja po te jap nje pergjigje te te mbush kaplloqen tende:

        Es gab früher ein Film, „am Beginn des Sommers“ (Ne fillim te veres) hieß es.
        Es war ein „Verbercher“ aus Vlora namens xha Braho, der den armen Capporal Pelegrini (Albert Verria) in einem Waffenlager erwürgte, weil xha Braho das italienische Furunkel in seinem eigenen Land nicht dulden konnte!!!!
        Capporal Pelegrini war für vlonjatet ein „verhasster“ Italiner, ein Eroberer, ein Feind.
        Heute die Stadt Vlora mit Balilaj, Habilaj, Tahiraj, Brahiaj ist in Capporal Pelegrini sehr verliebt und schickt und transportiert mit Schlauchbooten an die andere Seite der Adria Tonen von Drogen und Cannabis.
        Sogar, sogar diese Arbeit wurde Chefsache.
        Selbst der Innenminister Saimir Tahiri übernahm diese Aufgabe.
        Skandal oder?
        Eh, mor xha Braho qe dikur nuk i ke duruar dot cibanet e huaj, ndersa sot ke rene ne dashuri me italianet dhe me e bukura eshte qe keni deputet te zones vete gjatoshin.
        Hipokrizi hesapi.

        Reply to this comment
  8. Arben October 18, 18:44

    ORE, NA TREGO KETO TE FRONTIT TEND

    TE RIUT, SE ATO TE VJETRAT I KEMI KUPTUAR

    ME KOHE.

    LITARI MORE LITARI, AI ESHTE HAKA PER TY.

    Reply to this comment
  9. asd October 18, 19:11

    Ore denglaxhi, te doli boja dhe te mbyten denglat. Jep doreheqjen dhe trego nje fije dinjitet te pakten ne fund. TV dhe FB i ke per te genjyer ndersa cell-in e ke per te thene te vertetat.

    Reply to this comment
  10. pelivan October 18, 19:18

    BRAVO KR/SHQIPETARVE,MAJTAS<DJATHTAS dhe ben' me shume kujdes sepse:

    Djajt' Jane lidhur prep ne valle,
    Kryedreqi fund shamine.
    Thon' do bejme dasem te madhe
    se martojme Shqiperine!

    Ne dasem nuk Jane te ftuar
    vetem engjejt,siç e dime,
    ata quhen te harruar
    Qe kur moren arratine.

    Zoti s'vjen, gjithnje i zene…
    S'paska nge as Perendia,.
    "Ne kembe time",paskej thene:
    – Le t'u vije Perrupia!…

    Mblidhen lugetrit dasmore,
    (Tejpertej nje vaj bilbili)
    Me dy-tre heje ne dore
    Nuk mungon dhe Xhebrahili.

    Si kjo dasem s'eshte pare,
    vetem nusja rri e truar,
    Kurbanet ne gjak te lare,
    Krismat s'kane te mbaruar!

    Dhenderi ia shkon lubise
    ha e ha e s'ndjen te ngopur,
    Gojen si grop' e sejdise,
    Nje Bajloz qe patem njohur!

    Nusen e kerkon me paje
    jpg-veri,me Dushanbe,male
    "S'tundem",those,ketej,or daje,
    "Se e kam te blere me pare!"

    Ke te duels do e martojne
    Shqipen lare me uje Drini?!
    Fol, o Zot, se me s'durohet
    tok me dreqin dhe i biri!…

    jo me zi nuk ka ku shkon,
    kombi i krrusur nder halle,
    Nuk e di ne me degjon
    – Ka dale dreqi the hedh Valle!…

    Reply to this comment
  11. # October 18, 19:20

    Gringo!
    Plaku asht ne ditet e fundit te ngrenjes se livallit.Nuk i rri bitha rehat dhe e ka transferuar ne katin e siperm prane komitetit central te mbushur me shasma dhe tallash qe nuk pushon asnjihere me ate bire bithet nen musteqet e hundes.

    Reply to this comment
  12. NjeQytetarOptimist October 18, 19:26

    Mjeshter, mos u ligeshto.. Mbas furtunes bie pluhuri.. E falet shume opoziten per te gjitha demet qe krijuan ne ish qeverri madje me vrasje ne live tv.. E bete burrin e gojecorapes president duke e amnistuar.. Ishte nje turp qe cdo socialist nuk e gelltiste dot.. Mbahu ska problem.. Keshtu ndodh kur ska sistem drejtesie..

    Reply to this comment
  13. DELLI October 18, 19:55

    O CLAUS

    PO KY PRESHI I BECHTEL & DELLIT DHE LUL BOLES NUK TE BEN PERSHTYPJE

    Bechtel: Dell – Frank Wisner US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –

    Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë!

    4
    Postuar më: 29 Prill, 2014 tek Kopertina

    29 prill 2014
    Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.

    Tenderi i shpejtë

    Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit. ……

    le ta arretojne tahirin por ne burg duhet te gjeje bashen & shkelzenin brenda…os ete themi vetem nje gjysem ore o shoku enver..

    Reply to this comment
  14. intelektuali October 18, 21:06

    PER CILEN DREJTESI FLET TI O KARAGJOZI EDI RAMA:

    per Drejtesine e Fullan Kusarit apo te Like Floririt qe e hodhe me parashyte ne karriken e Presidentit.

    PO CFARE FLET O KRYEMINISTER KARAGJOZ?

    Po si nuk te vjen pak turp per Ministrin tend kriminel dhe mafioz, Saimir Tahiri qe masakroi Kryepolicin e Vlores, nenpunes Shteti dhe ja hodhi si kocke qenve te tij kusherinj drogaxhinj per ta shqyer copa-copa ate vete dhe familjen e tij dhe qe shpetoi koken ne Zvicer nga akuzat idiote te Saimirit me shpifje te ulta per dekonspirime si ato te Enverit ne Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe ti o karagjozi Edi Rama nuk ke bere asgje per te hedhur sado pak drite per te verteten e AUDIT te Ministrit tend qe trafikonte me nje lehtesi te cuditeshme droge ne Itali dhe Evrope.

    PSE NUK REHABILITON VIKTIMEN E PAFAJSHME TE SAIMIR TAHIRIT QE ISHTE KRYEPOLICI I SHTETIT NE VLORE?

    He mo Kryeminister karagjoz qe flet brockulla me opozite dhe ARMIQ te Partise tende te shpifur, pse nuk trergove pak meshire gjate ketyre viteve qe mafiozi i droges dhe Ministri i Rendit Saimir Tahiri masakronte nje nenpunes shteti te pafajshem dhe kercenonte me vrasje familjen e tij per t’i mbyllur gojen si te tjereve?

    MAFIA E DROGES NUK KA NGJYRA POLITIKE

    prandaj:

    Mos e kthe REZILIN e Saimir Tahirit ne cirk politik ashtu sic bere me Fullan Kusarin dhe me Like Floririn duke mashtruar protestuesit e 21 janarit me finte Drejtesie dhe Vetingu. Mos u gezo dhe mos u ngref me servilet dhe dallkauket apo kriminelet qe te rrethojne, por prano te VERTETEN lakuriqe, ashtu sic e ka qitur hetimi dhe survejimi italian dhe coje para Drejtesise kriminelin Saimir Tahiri, nese nuk je i implikuar ne kete mesele alla Al Kapone ne SHBA do vite me pare,

    NESE JE I IMPLIKUAR DUHET TE JAPESH DOREHEQJEN QE DREJTESIA TE HETOJE VEPRIMTARINE TENDE KRIMINALE NE QETESI

    ndryshe:

    Do te perfundosh si Eskobari i Kolumbise.

    Reply to this comment
  15. Mutmuti October 18, 22:06

    Si shpetoka i pandehuri me nje raport mjekesor nga akuza e vjedhjes 300 miljon euro o idiot?????
    Po jeni shtet i degjeneruar se mund t ja rihapnit procesin Bashes.

    Reply to this comment
    • Arturi October 19, 09:57

      Me cilet gjykates t’ia rihapin proçesin Lulushit, me shoket / shoqet e Argites?!
      Prandaj ne fillim vetting, pastaj proçeset gjygjesore. Mos ji kaq naiv!

      Reply to this comment
  16. Merqez Katunari October 19, 03:11

    Ik o Rama se plehra si saliu na dolet edhe ju. Jeni te paret per demagogji po per vepra lesh me tresh beni

    Reply to this comment
  17. Lili October 19, 07:45

    Mire edi ,po kur bere pazar me parardhesin ,nuk i ke ditur keto?

    Reply to this comment
  18. info analitike October 19, 08:13

    Eh more shoke u plasi tollumbacja e rilindjes. Ua pata thene me kohe qe do te vinte shpejt kjo dite. Si mund te presesh qe nga qelbesirat te dale ndonje gje e mire. Ja ku e keni rezultatin: nje psikopat kryeminister qe mohon sot ate qe mbronte dje dhe e ben pa iu dridhur qerpiku duke treguar papergjegjshmeri dhe idiotesi deri ne komizem tragjik. Ne burg e kane vendin te gjithe Saliu, Luli, Edi, Iliri, Tahorri e bandat e tyre. Shikoni se sa te veshtire e ka Bedriu me Viktorin te pranojne faktin se koka e trafikut te droges eshte Rama me Tahorrin, vazhdojne ende me refrenin Luli-Saliu te gjoret, tamam gazetare “te paanshem”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*