Rama: Ka 36 mijë vende të lira pune, por shqiptarët duan të punojnë në shtet

November 23, 2017 12:28

Rama: Ka 36 mijë vende të lira pune, por shqiptarët duan të punojnë në shtet

 

Kryeministri Edi Rama tha të enjten, në një takim me rreth 300 të rinj të punësuar në biznese private, se aktualisht në të gjithë vendin kërkohen rreth 36 mijë punonjës.

“Janë 36 000 vende të lira pune sot në Republikën e Shqipërisë. Nuk janë vende të lira pune uniforme dhe për nivelin më të ulët të pagave, jo! Janë të të gjitha kategorive, për të cilët sipërmarrjet i janë drejtuar Shërbimit Kombëtar të Punësimit për ndihmë. Nisin që nga niveli më i lartë për pagat më të larta, deri tek pagat më të ulëta, për ata që s’kanë as diplomë, as shkollë, por janë të gatshëm të punojnë.”

Kryeministri tha se një ditë më parë kishte pritur në kryeministri një sipërmarrës që kishte hapur 800 vende pune me metal, me 450 mijë lekë të vjetra, por deri më tani ka arritur të sigurojë vetëm 170 punëtorë.

“Nuk ekziston një shqiptar i vetëm që t’i bëjë naze punës më të rëndë jashtë, këtu një në dy shqiptarë duan të punojnë, por në shtet, me orë të tëra të lira për t’u marrë me punën tjetër të rëndësishme që janë llafet”, tha Rama.

Rama tha se ka edhe një të vërtetë tjetër “që ne e shikojmë si sfidë, puna e mirëpaguar dhe mirëshpërblyer. Këtu ne kemi një mal të tërë për të ngjitur. 800 kompanitë më të mëdha të vendit, deklarojnë se 42 për qind e punonjësve të tyre janë me paga nën 300 mijë lekë, dhe shkruajnë në librat e tyre inxhinier -300 mijë lekë, 250 mijë lekë.”

Kryeministri përsëriti thirrjen se kompanitë nuk do munden dot t’u shmangen më detyrimeve ndaj shtetit.

“U bëjë thirrje publike për këto kompani që u shmangen detyrimeve të shtetit, duke mos i dhënë punëtorëve atë që meritojnë. Dhënia e një pjese të pagës në letra, një pjesë në të zezë duhet të marr fund”, tha Rama.

November 23, 2017 12:28
Komento

15 Komente

  1. jo-genjeshtres November 23, 12:40

    Ky numer qe na jepo o Edo eshte 1/10 e asaj qe na premtove ne 2013. Tani jemi ne fund te 2017-s

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. November 23, 14:19

      jo-genjeshtres,Edi nuke ka kohe te mbaje premtimet se eshte i zene per ti gjetur punesimin ne dy,apo tre,kater pune neper istitucione miqeve te tije,pra punonjesve te administrates.Shikoni Lames i dha dhe nje punesim te dyte,ngase ishte mjeshter me ustain ne grabitjen e tjetersimin e pasurise kombetare e private bashke.Por harrojne keto lubinje prej kartoni se dardha e ka bishtin mbrapa.Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i DEKRIMINALIZIMIT,shume shpejt do te thone fjlen e tyre,nuke ka pushtet apo leke te piset qe ramovicet,metovicet,bashovicet,medijvicet e berishovicet qe ti shpetoje nga bange e akuzes si autore apo bashkeautore ne mijra krime makabre e superkorrupsione te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla nga istitucionet,dhe me shume nga SOVRANI dhe medja vizive dhe ajo e shkruar.Besoni,dhe denonconi,pangopesise se tyre per leke te piset e pushtet pa kufi brenda ligesive,se atyre tani me po i vjen fundi,dhe ky do te jete nje fund i turpshme dhe pa kthim,ku e djeshmja dhe e sotmja do ti mbetet nje endrr dhe e nesermja e afert,ne burg ne nje ferr pafund.Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan bijte e eterve dhe mostrat e tyre qe nuke kane te ndalur ne mashtrime,grabitje,terrorr me pasoja pas vitkimave te eterve,viktima te tjera te rradhes.Mjaft eshte MJAFT.Kandilit tuaj te mashtrimit e binjakezimit me boten e krimit e korrupsionit ne te tre pushtetet,plus opozite i thencin,i mbaroje vaji i kandilit,euforise tuaj dhe te cjerruarat e basha-kriemadhes e berishes me meten ne hije me shoke e shoqe i erdhi fundi,se nga skushi erdhen ne askushi do te shkojne por me turp.Besoni dhe denonconi krimet e korrupsionet e tyre.

      Reply to this comment
  2. jetimet e 21 Janarit November 23, 12:56

    PO KUR PUNON TI 27 VJET NE SHTET BASHKE ME SALINE LIKE FLORINE,MUL NOKEN,MONIKEN,MEDINE,MALLTEZI,DHE 120.OOO IDJOTE E HAJDUTE PSE NUK E PASKAN TE DREJTEN SHQIPETARET???????

    Reply to this comment
  3. s.g. November 23, 13:11

    Kush s’e don apo nuk punon s’ka ndihma sociale në,EU i refuzohet ndihma

    Reply to this comment
  4. Vicens November 23, 13:18

    Po cfare te bej Edi Rama, me nje shoqeri te degraguar nga krimi, korrupsioni, vjedhja, droga, paaftesia administrative, mungesa e drejtesise ?!! Po ai nuk eshte supermen more tukuner ! Shqiperia mori fund qe kur ne krye te heres u vu ne krye gangsteret e Sali Berishes me te ne krye ! Veshtire te ringjallet nga nje njeri i vetem ! Arsye kryesore eshte se mungon alternativa tjeter ! Ajo qe eshte ose qe quhet opozita, me Lulzim Sali Berishen, eshte largozot ! Kujt ti besosh qeverine e re ne Shqiperi ?!!! Ne 27 vjet shoqeria shqiptare eshte e helmuar nga nga korrupsioni vertikal, horizontal veshtire te gjesh nje njeri qe nuk ka ngrene tasin me corb te prishur !

    Reply to this comment
  5. Leka November 23, 13:31

    Shume mire qe jane keto vende pune. Po a i ke vene kuader rrregullator privatit per pagat, per kontributet sociale dhe kushtet e punes si dhe mekanizma qe e kontrollojne privatin te respektoje detyrimet. Apo jemi demokraci dhe secili ben si pas qejfit dhe shqiptaret punojne 12 ore ne dite paguhen per 4 dhe kontributet u deklarohen per 2 ore pune ? !

    Reply to this comment
  6. Arben November 23, 13:33

    INFLACION FJALE KA SHUME, KETE E

    SHOHIN TE GJITHE.

    MIREQENIA KU ESHTE, KETE NUK PO SHOHIM

    GJEKUNDI.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    PO MERR ATE QE MERITON, FJALE TE BUKURA

    DHE GISHTIN ATJE POSHTE.

    Reply to this comment
  7. Mark U.K November 23, 14:09

    Pse nuk thuani 50000 meqese e ke nje dhoj te sakt.Thuaj vendin se ku jan more Rama se keshtu ne hava nuk te beson njeri.Mund te thuash kur te filloj hashashi vertet jan kto vende pune,e ke nga eksperienca.

    Reply to this comment
  8. intelektuali November 23, 14:33

    36 MIJE VENDE PUNE TE EDVINIT SI MEDALJET E ENVERIT PER USHQIMIN KUR MILETI PO VDISTE PER BUKE NE KOHEN E KOLERES TE PARTISE SE PUNES

    Po tregoi o Edi Genjeshtari cilat jane keto firma famoze qe kerkojne 36 mije vende pune se i sjell intelektuali ne cast nga ku ta doje kokra e qefit: BYTHBARDHE apo BYTHZINJ si ta kesh ti qefin ne cast do te mberrijne si rrufe tek Rilindja Enveriste per te gjetur nje vend pune meqe shqyptaret jane kaq dembele,

    por:

    KJO DEKLARATA TENDE MOS ESHTE SI ATO LEKAT E SOTES, 863 MIJE EUR CASH PER TE BERE BIZNES ME HEKUR KURUMI KUR ASHIQARE JANE LEKAT E SAJME QORRIT QE TI E KE PER ZEMER

    Reply to this comment
  9. Zylo November 23, 14:47

    Ai ka te drejte jane ato vende pune por ndryshimi me punen e shtetit eshte se privati te merr ne pune por nuk te paguan hakun e punes sigurimet shoqerore dhe ti duhet te endedh poshte-larte per leket e tua.Ndersa ne punen ne shtet nuk ke probleme te tilla.Prandaj nuk eshte se te rinjte nuk punojne por ligji nuk mbron punetorin e thjeshte.Privati te flak ne rruge dhe te jep dhe nje te rrahur qe te mallkosh veten.Zoti kryeminister mos fol kodra prapa diellit,por ver nje limit per pagesen ne privat per sigurimet shoqerore dhe kur keto jane te shkruajtura atehere kerko llogari pse nuk punoni

    Reply to this comment
  10. Dori November 23, 19:39

    Si puna jote dhe ti ne shtet do me punu megjithse je kot.

    Reply to this comment
  11. H November 23, 21:13

    Ne shkojme ne pune te na paguni si ne gjermani. Masnej edhe ca ryshfete dhe ja kalojme gjermanisr. E kishte thone i modhi berisha se do ja kalojmë xhermanise.

    Reply to this comment
  12. Ai November 24, 04:10

    Ky “Drejtesia do te behet..” dhe nje far”Kumandari” jane JASHTEQITJE GABELESH dhe QENEFE te bandes se Vicidolit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*