Rama: Kallëzim për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e ish-zyrtarëve të policisë

November 23, 2017 21:34

Rama: Kallëzim për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e ish-zyrtarëve të policisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të bëhet kallëzim për dekonspirimin e aksionit të policisë për arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të lartë të policisë.

Gjatë intervistës në emisionin “360 gradë” në Ora News, Kryeministri deklaroi se kallëzimi për dekonspirim të aksionit do të bëhet nesër nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë një kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret, duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur dijeni përfshirë edhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit të gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson pushtetin ekzekutiv dhe policinë, duke kërkuar të vihen në gatishmëri për hetimin edhe të tjerët”, u shpreh kryeministri.

Prej ditës së djeshme janë shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë ish-drejtori i Policisë Vlorë Jaeld Çela, ish-shefi i krimit të organizuar në Vlorë Gjergj Kohila dhe ish-shefi i kufirit në Dhërmi Sokol Bode. Megjithëse SHÇBA u vu në lëvizje që mbrëmë, ende nuk është arrestuar asnjëri prej tyre pasi nuk po gjenden.

November 23, 2017 21:34
Komento

2 Komente

  1. Mark U.K November 24, 08:53

    E ke qelbur me kohe o djali i Kristaqit,po jep dorheqjen e shko te vendi se ke krevatin gati.

    Reply to this comment
  2. intelektuali November 24, 09:17

    SHTETI PA FRENA I EDI RAMES

    Shikoni se cfare estrade po kryhet nga Kryeministri:

    Ka vene Ministrin e Rendit te kryeje kallezim per dekonspirim te hetimit te Drejtoreve te Policise qe ja mbathen si frikacake mafioze sapo mesuan se do te prangosen.

    PO CFARE SHTETI ESHTE KY MORE QE KALLEZON VETEN E VET?

    dhe:

    CFARE KRYEMINISTRI ESHTE KY MORE QE NUK DI
    GJE FARE SE CFARE PO NDODH NE SHTETIN E TIJ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim