Rama: Kam një vëllazëri me Dulen, ndaj nuk shkojmë gjithmonë mirë

July 2, 2016 11:37

Rama: Kam një vëllazëri me Dulen, ndaj nuk shkojmë gjithmonë mirë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur Kongresin e Partisë Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.

Me sens humori, Rama tha se ka një marrëdhënie vëllazërore me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kjo është arsye sipas tij, që ka edhe mos marrëveshje. Kujtojmë se Dule ka kritikuar qeverinë muajt e fundit pas daljes de fakto nga koalicioni qeveritar.

Historikisht për Partinë Socialiste minoriteti ka qenë i afërt dhe PS-ja besoj ka të drejtën të krenohet për të gjithë solidaritetin që ka treguar me minoritetin. Sigurisht që ka gjithmonë gjëra që duhen bërë më mirë, ka gjithmonë sfida që duhen përballuar sipas kohës, por e vërteta është që një fill i gjallë miqësie dhe vëllazërie e lidh Partinë Socialiste me minoritetin dhe kjo nuk është ndikuar nga pozicionet e ndryshme që ka zgjedhur PBDNJ-ja.

Ka një miqësi dhe vëllazëri që mua më lidh personalisht me kryetarin e PBDNJ-së dhe këtë e provon fakti që nuk shkojmë gjithmonë mirë. Po të mos ishim miq, patjetër që mund të kishim shkuar më mirë në një distancë diplomatike, por nuk kemi distancë diplomatike dhe kjo është gjë e mirë”, tha Rama.

July 2, 2016 11:37
Komento

3 Komente

  1. nino dibra July 2, 16:49

    Gjithmone intelektual klasi je! Per kete aresye te kane zili.

    Reply to this comment
  2. Mark uk July 3, 09:01

    Cfar ka thene Edi Rama ne lidhje Dulen eshte vertet.Origjina e Rames greqia eshte ashtu sic eshte e Dules.

    Reply to this comment
  3. lili July 3, 11:29

    vellazeria qe shpegon pse familja Rama zgodhi ta dergoje Ramen ne greci,kur sistemi u dridh e familja u tremb nga ndonji hakmarrje te shqiptareve.
    Ido gje duhet pare me perspektive komplet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim