Rama për aksionin antidrogë: Kjo është policia që duam, uroj opozita të mos mërzitet

January 15, 2015 10:25

Rama për aksionin antidrogë: Kjo është policia që duam, uroj opozita të mos mërzitet

Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur entuziast për aksionin e mbrëmshëm në Elbasan.

Rama ka thënë se kjo është policia që duam, ndërsa ka thumbuar edhe opozitën.

Krenar për operacionin e jashtëzakonshëm që solli kapjen e një duzine trafikantësh të një rrjeti ndërkombëtar droge.

Sekuestrimi i mbi 100 kg kokaine është rezultati spektakolar i një policie të ndarë nga krimi, e cila është kthyer në detyrë.

Faleminderit drejtuesve, pjesemarrësve të këtij operacioni special dhe Saimir Tahirit për këtë rezultat kaq inkurajues në rrugën e Rilindjes.

Uroj opozita të mos mërzitet nga kjo arritje madhore e policisë, sepse kjo është policia që duam për Shqipërinë e ligjshmërisë dhe qytetarisë”, shkruan Rama.

 

January 15, 2015 10:25
Komento

20 Komente

  1. qytetar January 15, 10:32

    O kryeminister
    ta dini si ju tall bota ushtarake
    kur ju she te shoqeroheni nga keto uniforma
    gjysem italjane te viteve 80
    ju ja mbathni vraipt.
    turp turp turp

    Reply to this comment
    • tani January 15, 10:38

      Mire mo mire por vec te majte po shohim te arrestohen nga qeveria juaj. I bie qe ose juve nuk ja mban te arrestoni kriminelet e djathte, ose Saliu paska pasur te drejte qe akuzonte te tjeret per krime. Mua me duket se ju keni frike nga kriminelet e Saliut dhe arrestoni vetem keta te majtet se nje Mahmutaj u arrestua qe rriste lopet.

      Reply to this comment
      • plaku January 15, 11:07

        tani,
        Me fal te te bej verejtjen, se policia, sipas ligjit ne te gjithe boten, nuk eshte as e majte dhe as e djathte, ajo eshte mbrojtesja e ligjit qe vendoset ne kuvend dhe per te kush shkel ligjin, ajo e arreston pa pare ne se eshte i majte ose i djathte.

        Pershendetje

        Reply to this comment
  2. Lul January 15, 10:36

    Mire ate problemin e Santos o burre qe nuke po e levizni fare, duke ditur qe tani policia e jone ka kaluar cdo kufi te F.B.I Z.Rama lere populli te flas per policin?

    Reply to this comment
  3. Alma January 15, 10:40

    BRAVOOOOO .QENTE LE TE LEHIN KARVANI ECEN PERPARA .

    Reply to this comment
    • albano January 15, 12:21

      ALMA NUK E DI A KE NDRYSHUAR SYZET APO JE POR NUK I SHEH SE RAMA PIN KAFE ME GJIKEN MAFIOZIN ME TE MADH ..E BERI VLOREN PISELLIK ME PALLATE DHE NUK RREGULLON NJE RRUGE VJEDH SI NE KOLOMBI DHE RAME NUK E SHEH NUK E SHEH SE KATUNARIN E KAMZES MIUN E LIROI NGA BURGU SE I THA BERISHA .. NUK E SHEH SE NE DURRES E HEDHIN SHURREN NE DET SI NE AFRIKE DHE RAMA META BEJNE FESTA ME LEKET E POPULLIT … NUK E SHEH SE NUK KANE HAPUR ASNJE VENDE PUNE .. NUK E SHEH SE KRIMET JANE SI NE KOHEN E BERISHES … DUHET 1 DITE TI TREGOJ TE GJITHE QE SHKOJNE OSE QE JANE KEQ NE SHQIPERI ..POR NUK DO TE HARXHOJE KOHEN ME DISA HIPOKRITA QE SHIKOJNE INTERESIN E TYRE …PARA ATIJ TE POPULLIT … DHE BERISHA BASHA DUHET TE JENE NE BURG …POR RAMA I KA MIQ OSE KA FRIKE SE ….

      Reply to this comment
  4. Lul January 15, 10:50

    Eh moj @Lma sa te jemi ne kor duke brohoritur sa per njerin krah sa ne tjetrin,qenet kete duan ikin perpara dhe ne perseri pas by…..tyre. Po nejse kete shprehje ke mesuar permendesh kete e shkruajte…te uroj gezuar Shen valentinin se po afrohet respekte.

    Reply to this comment
  5. poeti January 15, 11:02

    EDVINI ME MIRE TE MOS NGUTET TE MARRE PER VETE MERITAT E GJERMONIT

    sepse menjehere lind Pyetja llogjike:

    PO KU ISHIT DERI TANI?

    dhe me pas: Pse ASKUSH nga policia dhe prokuroria deri tani nuk ka hetuar pasurine perrallore te familjes Hoxha, por perkundrazi i ka dhene licence dhe teren per veprimtari kriminale per vite me radhe, nderkohe qe deputeti i zones Taulant Balla ka luajtur rolin e shurdhmemecit? Po veturat FERRARI te nipit te Enverit nuk i ka pare me pare policia dhe prokuroria dhe duhej qe policia gjermane t’i ndiqte dhe investigonte albanezet e Enverit, kubanezet e Feidelit dhe kolumbianet e Kokaines, qe rastesisht kapen nje “tradhetar” ne radhet e klanit Hoxha qe te mesonte Bota se ne Xibrake te Elbasanit funksiononte prej vitesh pa piken e shqetesimit nga Shteti dhe Pushteti hoxhist dhe berishist “Fabrika me e Madhe e Kokaines ne Ballkan”. Prandaj edhe ne te themi o Edi Rama mburraveci:

    DEKLARATAT LIDHUR ME MERITEN E RILINDJES SOCIALISTE PER KAPJEN E KLANIT TE KOKAINES “HOXHA” JANE TE EKZAGJERUARA.

    Reply to this comment
  6. Kariz Matik January 15, 11:07

    Sado i sukseshem te kete rezultuar ky aksion i koordinuar, gje qe natyrisht gjithkush duhet t’a pershendese, lufta kunder krimit dhe korrupsionit eshte pune, per te cilen paguhen ata qe jane perzgjedhur dhe kane pranuar te vihen ne mbrojtje te shtetit dhe qytetareve te saj.

    Media e shkruar dhe vizive e vendeve demokratike perendimore nuk i lene hapesire funksionareve te qeverive te tyre, qe te dalin gati cdo dite duke bere levdata trushplarese dhe duke u shperndare medalje teneqeje vartesve te tyre.

    Dhe kete nuk e bejne, se perndryshe do te dilte hapur, qe keto media jane ne varesi te funksionareve te shtetit, gje qe do te ishte paradoksale dhe kontradiktore me parimet themelore te demokracise.

    Mendoj se ky kryemnister duhet te filloje te distancohet nga praktika e propagandes personale mediatike, qe po kundermon me shume se ajo e paraardhesit te ndeshkuar me vote masive.

    Reply to this comment
  7. L. Hoxholli January 15, 11:10

    Zoti Rama policise bravo por jo ty. Ti nuk je aty per te then bravo per aksionet dhe info qe vine nga polici te huaja. Keta keqbersit do bien ne burg heret a vone dhe ky nuk eshte sukses apo arritje e jashtzakonshme. Ti je aty per te ber reforma ne drejtesi dhe te fusesh brenda Sali Berishen&Familje&Co. Keta jane KANCERI i Shqiperise qe e kane vjedhur, vrare, trafikuar (me tonelata e niste Drogen i biri Saliut nga aeroporti Gjadrit kurse parate i nxirrte me thase nga ai i Tiranes) dhe shitur dhe jane duke shijuar pasurite e tyre. Mos na u hiq si trim para atyre fakireve qe ne fund mbeten keqberes te vegjel. Trego qe shteti funksionon tek peshku i madh me emrin Sali. Po ke b… Pastaj te themi bravo.

    Reply to this comment
  8. Berlin January 15, 11:32

    Ja dhe ajo fotografja e madhe aty qenka !

    Reply to this comment
  9. Shpiragu January 15, 11:37

    Dakord o zoti kryeminister qe ky eshte nje sukses tjeter i Policise se Shtetit, ne vazhdim te luftes ndaj krimit, mbas aksionit kunder kultivimit te bimeve narkotike ne Lazarat e gjthe vendin.
    Por, gjuha vete ku dhembe dhemballa,thote populli jone. Kur shetisim ne Bulevard na trazohen shpirterat nga ai terror qe u be, ku u vrane me duar ne xhepa.me urdher nga ata qe drejtojne sot ne opzite.
    Po afron 21-Janari. Jemi akoma ne pritje per drejtesi, ate qe Ti e ke premtuar!

    Reply to this comment
  10. Alban January 15, 11:50

    Nuk kuptoj pse bravo policia.Vijne te huajt te thone ne shtepine tende se ku te pikon catia dhe ti vazhdon i ben hymne Tahirit.Nejse ly eshte zanati yt te lyej muret.Vazhdo lyej….

    Reply to this comment
    • puntori January 15, 16:40

      po nga gta kuptoshe ti mo i mjere po ate thote dhe rama se dhe me pare kane then te huajte se ku te pikon catia por s eshte bere asgje se policia kishte vete lidhje me ta aaaaaaaaa sa poshte ju ka ren intelektu ketyre kricave te sales me sa shoh ju do pyesni no nje ne ruge se si e keni emrin se do ta keni haruar dhe ate

      Reply to this comment
  11. info analitike January 15, 17:01

    Eshte e pandershme te marresh meritat e suksesit kur punen me te madhe e ka bere policia gjermane e cila ia ka dhene llokum tek goja kriminelet e droges aq sa edhe Ermalin e kane kapur gafil. Pastaj nje pjese te konsiderueshme ne koordinimin e punes e ka bere edhe prokuroria, por Kryeministri megaloman e do te tere suksesin per vete dhe Tahirin.

    Reply to this comment
  12. Kris 1 January 15, 17:49

    Nuk na duhen llafe por vetem edhe dy fabrika moderne boje qe piktori te na ngjyrosi te gjitheve.Me ca ngjyra te ndezura europa plake do kenaqet dhe do na pranoje te gjithe.

    Reply to this comment
  13. erion January 15, 19:30

    Kam frike se Edvini e provoi pak cfare cilesie ishte malli prandaj ishte entuziast

    Reply to this comment
  14. komunist pa teser January 15, 20:05

    Poshte gjermania qe na arrestoi nipin e Enverit….I lumte policise qe nuk i lajmeroi cunat e kokaines qe per dreq qenkan tanet.Fajin ka Saliu….

    Reply to this comment
  15. Alma January 15, 21:23

    Kafja e ngushellimit per te gjithe ata qe jane merzit pa mase pihet gradis neser te SHQUPI ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*