Rama: Kjo qeveri e ka humbur betejën me krimin

Redaksia Online February 2, 2013 13:55

Rama: Kjo qeveri e ka humbur betejën me krimin

Partia Socialiste ka mbajtur sot një konferencë për sigurinë, rendin dhe policinë. Gjatë fjalës së tij, kreu i PS-së tha se qeveria e Berishës e ka humbur betejën me krimin.
“Siguria e njerëzve është qëllimi më i rëndësishëm i një shteti. Pa sigurinë s’mund të ketë as qetësi dhe as zhvillim normal në jetë. Çdo qeveri moderne duhet të luftojë pa kompromis krimin, duke luajtur rolin e saj në parandalimin e tij, por kjo qeveri e ka humbur betejën me krimin”, tha Rama. Kreu i selisë rozë u shpreh se ajo që i mungon aktualisht Shqipërisë nuk janë tre ligjet që propagandon me forcë qeveria por tre pushtete. Rama theksoi se shqiptarët nuk vuajnë për ligje, por për zbatimin e tyre. duke u ndalur në shifra konkrete, Rama tha se në vitin 2012 ka pasur më shumë se 20 mijë krime, në 7 vjet qeverisje rreth 12 mijë krime më shumë, në çdo vit krimi ka pësuar rritje. Numri i krimeve si vjedhjet, grabitjet apo krimet kundër pronave janë rritur ndjeshëm në mandatin e dytë të qeverisë Berisha.

Rama tha se me ardhjen në pushtet pas 23 qershorit, PS do të ridimensionojë marrëdhëniet e shtetit me policinë, për të ndryshuar situatën në të cilën gjenden sot forcat e rendit.
“Kupola drejtuese e Ministrisë së Brendshme është aty për arsye krejt të tjera, nuk dinë se çfarë ndodh në terren me policët që marrin më pak se 300 mijë lekë, që vriten në krye të detyrës, që tradhtohen, kjo për kupolën nuk ka asnjë rëndësi”, tha Rama. Kryesocialisti u shpreh se pas ardhjes në pushtet, PS do të rrisë rrogat e policëve, komisarëve dhe kryekomisarëve, si dhe do të përkrahë në mënyrë të veçantë fëmijët dhe gratë e policëve të vrarë në detyrë.

Redaksia Online February 2, 2013 13:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*