Rama: Koncesioni në Tatime për të ndihmuar biznesin

February 15, 2016 14:01

Rama: Koncesioni në Tatime për të ndihmuar biznesin

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një fabrikë tullash në Tiranë, e cila eksporton prodhimet e saj jashtë vendit.

Kompania ka kapital 100% vendas dhe është një nga fabrikat më të mëdha në Ballkan. Sipas deklaratës së qeverisë, në të janë investuar 12 milionë euro për ndërtimin dhe blerjen e makinerive dhe të pajisjeve.

Fabrika aplikon teknologjinë më të fundit bashkëkohore, e automatizuar plotësisht dhe e monitoruar 24 orë online në të gjitha hallkat e saj, në mënyrë kompjuterike. Për të qenë në kontakt me prurjet më të reja të teknologjisë bashkëkohore, fabrika shpenzon çdo vit 600 mijë euro.

Kjo fabrikë, nga më prestigjiozet në llojin e saj, funksionon me një staf të kualifikuar dhe me eksperiencë të gjatë pune, me mbi 77 punonjës, inxhinierë, teknikë dhe specialistë të fushave të ndryshme, të cilët punojnë për realizimin e prodhimit, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e shoqërisë.

Kryeministri Rama u shpreh se tashmë që ndërtimtaria e paligjshme është kufizuar dhe territori është vënë në kontroll, është hapur plotësisht rruga për lejet e ndërtimit. “Tani që ne mund të themi se e kemi vënë në kontroll territorin dhe ndërtimtaria pa leje është kufizuar jashtëzakonisht shumë. Edhe me riorganizimin administrativ është hapur plotësisht rruga për lejet e ndërtimit, është hapur plotësisht rruga për investimet prodhuese në radhë të parë”, theksoi ai.

Pronari Asllan Baraj pohon me optimizëm se lufta kundër informalitetit ka vendosur një marrëdhënie të re mes tyre dhe hallkave të tjera të bizneseve më të vogla, të cilat me sjelljen e tyre informale dëmtonin një marrëdhënie të shëndetshme tregtare.

Në bisedë me të, Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndonëse ka ende shumë për të bërë në betejën kundër informalitetit, rezultatet e deritanishme kanë ulur ndjeshëm konkurrencën e pandershme. Duke theksuar angazhimin e qeverisë në procesin e formalizimit të ekonomisë, kryeministri u shpreh se formalizimi nuk do të lejojë përfitues të pandershëm në abuzojnë në kurriz të bizneseve të vogla.

“Ne po përpiqemi dhe bëjmë çmos të mos e stresojmë biznesin. Kemi ndryshuar taktikë sepse tani jemi në një fazë tjetër. Kemi një tru elektronik në tatime që bën gjithë mbledhjen e xhirove dhe që jep alarm kur ka devijime.

Do ta zgjerojmë këtë tru elektronik edhe me partneritetin për interesin publik për mbledhjen e tvsh. Ju përfitoni drejtpërdrejtë që ulet shumë konkurrenca e pandershme. Sjella e të vegjëlve ka filluar të ndryshojë. Të mëdhenjtë nuk mund ti përdorin më të vegjlit dhe ti abuzojnë për të shfryrë në mënyrë të paligjshme paranë”, tha Rama.

February 15, 2016 14:01
Komento

1 Koment

  1. ada February 15, 15:27

    Ngordhte ne vend kush te beson. Nese Saliu vidhte hapur, ti je si ajo semundja e bute, avash avash te gerryen nga brenda.
    Po mire qe vjedh, po do edhe te na mbushesh mendjen qe je I ndershem.
    Me gjetjen tende “partneritet public privat” ja kalove edhe Berishes me ato 300 hidrocentralet e dhena me koncesion.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*