Rama: Korrupsioni luftohet duke përmirësuar sistemin

Redaksia Online November 13, 2013 09:52

Rama: Korrupsioni luftohet duke përmirësuar sistemin

Ndërsa e ka cilësuar korrupsionin si një sëmundje të madhe, kryeministri Edi Rama theksoi se e vetmja “armë” për ta luftuar atë është modernizimi i sistemit.

Duke folur në konferencën kundër korrupsionit, Rama kërkoi bashkëpunimin e të gjithë institucioneve në luftën kundër korrupsionit.

“Qëllimi ynë është që të gjithë së bashku të ndajmë këndvështrime lidhur me këtë sëmundje të madhe që fatkeqësisht karakterizon vendin tonë në sytë e familjes europiane dhe që prek qytetarët tanë. Ne jemi të vendosur që në luftën kundër kësaj sëmundje të kemi një qasje të re, të impelementojmë politika të reja dhe të dëshmojnë një vullnet të ri për të ecur përpara dhe ta lehtësojmë Shqipërinë nga kjo sëmundje gërryese, dekurajuese dhe shpesh herë paralizuese për njerëzit” tha Rama.

Sipas kryeministrit, në luftën kundër korrupsionit në radhë të parë qëndron filozofia që nuk janë njerëzit që e korruptojnë sistemin por sistemi i korrupton njerëzit. Ai shtoi se duhet të ketë shërbim sa më cilësor për qytetarin në mënyrë që korrupsioni të jetë më pak i preferuar për ta.

“Dhe duke ndjekur këtë filozofi ne ndiejmë një duhet një  reformim i sistemit në mënyrë që ai të imunizohet nga korrupsioni. Nuk ka asnjë dyshim që kjo nuk është beteja ekskluzive e qeverisë por nuk ka asnjë dyshim se pa lidershipin e qeverisë kjo betejë është e pamundur. Ne jemi shumë të vendosur të ecim përpara dhe unë besoj se paketa jonë e reformave për të forcuar sistemin dhe për të bërë që mekanizmi i këtij sistemi të funksionoj do ta bëjnë të mundshme përballjen me korrupsionin dhe pasojat e tij dhe se ato janë absolutisht të duhura. Sot këtu do të paraqiten aspektet e kësaj qasje dhe për përpjekjet sesi duhet modernizuar sistemi. S`ka asnjë dyshim që fuqia ndërshkuese është një domosdoshmëri por  kjo është e pamjaftueshme dhe nuk është themeli i luftës kundër korrupsionit pasi themeli është modernizimi i çdo mekanizmi që shteti ka në strukturën e vet, modernizimi i çdo instiucioni që shteti ka në detyrimin e vet. Të mos e harrojmë që korrupsioni është një shërbim alternativ i paligjshëm që i ofrohet qytetarëve në mungesë të një shërbimi të ligjishëm. Korrupsioni arin më shpehet tek qytetarët. Ne duhet të ofrojmë një shërbim cilësor ndaj qytetarit dhe shërbimin që kushtetuta ia njeh si të drejtë ta bëjmë ta atillë që korrupsioni të bëhet më pak i preferuar. Që të ndodhi kjo do të na duhe të jemi të gjithë së bashku të mbështetur në një fjalë që është modernizimi” tha Rama.

SEQUI:ANTIKORRUPSIONI, INVESTIM NË RRUGËN E SHQIPËRISË DREJT BE-së
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi deklaroi të mërkurën se lufta kundër korrupsionit është një investim në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Duke folur në konferencën e organizuar për antikorrupsionin, ambasadori Sequi vuri në dukje angazhimin në vijimësi të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në politikat e saj kundër këtij fenomeni.
“Gjatë 15 viteve të fundit BE është angazhuar në ndërtimin e një Shqipërie demokratike, ku të sundojë ligji. Për këtë qëllim asaj i janë akorduar fonde në vlerën e rreth 150 milion eurove”, tha Sequi.
Ai nënvizoi nevojën e ‘një mobilizim kompleks’ të institucioneve shqiptare në përpjekjet për të vendosur sundimin e ligjit. “Pritshmëritë tona janë të qarta dhe realiste. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një investim për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe një motor i fortë që çon përpara vendin”, tha sequi në konferencën e sotme kushtuar antikorrupsionit.

ÇUÇI: QYTETARET PRESIN REZULTATE, NE TE PERKUSHTUAR TU PERGJIGJEMI
“Qeveria është thellësisht e ndërgjegjshme që qytetarët presin të shohin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe po aq thellësisht jemi të përkushtuar të bëjmë çdo përpjekje që na çon në këto rezultate”, tha sot ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, në konferencën Kombëtare Antikorrupsion.
Çuçi vuri në dukje se qeveria përballet me një realitet kokëfortë, për shkak se Shqipëria perceptohet nga qytetarët e saj si një vend me nivel të lartë të korrupsionit. “Në 2012 Transparency International na listoi të 113 ndër 174 vende, bazuar në perceptimin e qytetarëve për shkallën e korrupsionit në sektotin publik”, tha Çuçi, ndërsa shtoi se qeveria përballet gjithashtu edhe me lënien pas dore të luftës kundër korrupsionit në vitet e fundit të qeverisjes paraardhëse. “Mes të tjerave në 4 vitet e fundit, Departamenti kundër Korrupsionit në Kryeministri nuk ka bërë asnjë kallëzim penal ndaj një punonjësi publik”, theksoi ai.
“Të vetëdijshmë që korrupsioni është një pengesë madhore për zhvillimin e vendit dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, qeveria jonë ka përcaktuar luftën kundër tij si një prioritet të dorës së parë për çdo institucion publik”, tha Çuçi. Sipas tij, për të koordinuar këtë punë shumëplanëshe dhe me rëndësi parësore për zbatimin e rpogramit të Qeverisë, si dhe në pajtim me rekomandimet e BE, Shqipëria emëroi Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit, miratoi një plan emergjent masash kundër korrupsionit, ka caktuar zyrtarë të lartë që do të shërbejnë si pika fokale kundër korrupsionit në çdo ministri, si dhe ka nisur punën për hartimin e Strategjisë Kombëtare kundër korrupsionit për 4 vitete e ardhshme. Ky proces përfshin ngritjen e sistemit të bashkërendimit dhe monitorimit të nismave për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në vend.
“Plani i masave emergjente përfshin masa afatshkurtra për të adresuar boshllëqe flagrante ligjore dhe institucionale që mundësojnë korrupsionin në sektorë të ndryshëm publikë”, tha më tej Çuçi.
Duke u ndalur tek Strategjia Kombëtare kundër Korrupsionit, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore bëri të ditur se do të hartohet mbi bazën e praktikave më të mira ndërkombëtare dhe vendore, në një proces të gjerë konsultimi me specialistë të sektorit public, por dhe me sektorin privat, shoqërinë civile dhe median. “Kjo strategji multidimensional do të përcvaktojë masa konkrete për të luftuar korrupsionin”, theksoi ai.
Duke folur për Koordinatorin Kombëtar, Çuçi tha se “Qeveria e ka konceptuar si një strukturë që ofron platformë bashkëpunimi dhe bashkërendimi të nismave të të gjithë aktorëve që punojnë për të parandaluar dhe luftuar korrupsionit në Shqipëri, Parlamentin, institucionet e administratës publike, sistemin e drejtësisë, sektorin privat dhe shoqërinë civile, si dhe partnerët ndërkombëtarë”. Koordinatori Kombëtar, sipas tij, do të nxisë nisma ligjore që kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, si dhe do të ofrojë ndihmë teksnike për nismat kundër korrupsionit të ndërmarra nga aktorët e sipërpërmendur.
Koordinatori do të monitorojë zbatimin e Strategjisë Kombëtare kundër korrupsionit që përfshin ngritjen e një baze të dhënash qëndrore, në të cilën institucionet përgjegjëse do të raportojnë për raste konkrete të korrupsionit që janë identifikuar dhe ndjekur nga ato duke mundësuar harmonizimin në nivel kombëtar të statatistikave për rastet e korrupsionit dhe veprimet kundër tyre. “Koordinatori Kombëtar do të sigurojë transparencë të plotë dhe qasje për publikun në nismat e qeverisë për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin dhe do të jetë promoter i rigjallërimit të angazhimit të shoqërisë civile në monitorimin e cilësisë së qeverisjes dhe shërbimeve për qytetarët”, nënvizoi Çuçi.

Redaksia Online November 13, 2013 09:52
Komento

7 Komente

  1. drejtesi dhe paqe November 13, 10:20

    …Mirepo Sistemi nuk do te permiresuar kurre, sepse nuk do ta lene te permiresohet ata qe jane te interesuar per t’u pasuruar, pra korruptuar, pa pune dhe pa djerse. Mundet qe permiresimi te jete vetem si fasade, ku pas kesaj fasade do te vazhdojne allishverishet e kurrupsionit si perhere, dhe as ti nuk ke per ta marre vesh kurre kete Zt.Rama…Ose edhe po e more vesh do te jete shume vone, pra kur nuk do te jesh me Kryeminister. Prandaj ngjan demagogji ky muhabeti i permiresimit te Sistemit per te luftuar Korrupsionin.

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati November 13, 16:31

      Nuk na gjen gje nga korupsioni or jo__Se ato para nga kaorupsioni i marin familjet shqiptare dhe qarkullojne brenda Shqiperise –ndaj nuk ka problem fare korupsioni

      Problem eshte ardhja e armeve kimike qe helmon gjithe Shqiptaret

      Ndaj ,Edi do bente mire te jepte doreheqjen dhe te shpetojme si komb nga ardhja e armeve kimike ….pa lere korupsionin se nuk e ruan njeri per te

      Reply to this comment
  2. nastradini November 13, 10:31

    KORRUPSIONI NUK LUFTOHET DUKE HELMUAR VATANIN ME LHL-TE E ASADIT.

    Edi Rama ne vend te llomotise brockulla llafoqyli si paraardhesit e tij ne konferenca debilesh le te jape me mire doreheqjen qe shqyptaret t’i thone Botes: “Ja kishin nje kryeminister budalla dhe te papergjegjshem qe vullnetarisht pa ja kerkuar kush nderi bythen e servilit dhe i tha BUJRUM! LHL-ve te Asadit qe Aleati Strategjik po kerkonte ndonje vend te humbur ne Bote ku t’i depozitonte, ne menyre qe John Kerry nga SHBA te fitonte cmimin e enderruar NOBEL per paqe.

    Reply to this comment
  3. gozhda November 13, 11:10

    korrupsioni lufohet duke larguar militantet nga administrata qe kane qelbur vendin dhe jo me fjale ne cdo cep dhome te instuticioneve ka me shumice militante qe i sherbyen me zell sali protopapes.

    Reply to this comment
  4. ardi November 13, 17:41

    Ne 2005,PD mori te drejten per ti sherbyer popullit,me karten e luftes kundra korropsionit.Ju kujtohen besoj fjalet :Rruspat …etj.Nuk bene asgje vetem se e thelluan ate.Ne 2013 karta me e forte elektorale e PS,ishte perseri
    1-lufta kundra korrupsionit.
    2-ndalimi i importit te mbetjeve.
    Populli i besoj dhe i votoi pikerisht per keto dy arsye.Askush nuk e besoi hapjen e 300 000 vende pune,apo mjekesine falas,apo……etj.
    Dihet qe korropsioni nuk behet vetem ne veten e trete.Per tju shmangur kesaj po sajohet fjalia prapagandistike qe :Sistemi pjell korropsionin.E mqs e rezuam ate sistem te harrojme abuzimet uluritese te ndodhura deri me tash.Hajde te ndertojme sisitemin qe te mos kete mundesi per korrupsion.Te gjitha keto jane prapagante per te mbrojtur korrupsionin e djeshem blu dhe te kuq.(Ngjyrat e kuqe dhe blu jane komponentet e ngjyres Mavi).
    U ndalua importi i plehrave dhe shume mire u be,por po tregojme gatishmeri per te pranuar
    armet kimike.I kemi dhene te drejten vetes per te deklaruar ne menyre te paturpeshme dhe te perseritur qe keto probleme nuk kane lidhje me njera – tjetren.Ku e gjen forcen nje person i zgjedhur nga sovrani,te fyeje kaq haptas inteligjencen mesatare te sovranit popull.
    Pra po konstatojme se pa u bere as 100 dite ketij grupi qeveritar po i del boja.PS si udheheqese e ketij koalicionit mazhoritar,duhet te mendoje ta rifreskoje perfaqesuesit e saj ne qeveri,sa nuk eshte vone.Eksperimenti per te zgjedhe kryetar partie nje misionar,po deshton dukshem.Misionarit nuk i gjen asgje,pasi kurrkush nuk ka mundesi tja nderprese misionin per te cilin ai ju ka kushtuar.

    Reply to this comment
  5. I.Troplini November 13, 17:43

    Fjale Imzot, fjale.!!

    Edhe sistemi me i sofistikuar qe mund te kete pare njerezimi, do te deshtonte ne nje vend si Shqiperia, ku kryeministri flet per demet qe sjell ky fenomen, por nuk i ka kellqet ti jape drejtesise kriminelet dhe ushunjzat qe kane zhytur kete vend ne varferi.
    Fjalet e shumta jane fukarallek,, Z.Rama. Prej tij, kemi boll ne Shqiperi. Nese e kini seriozisht ate qe thoni, atehere eshte koha per te vepruar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*