Rama: Krenar për kuqezinjtë dhe keqardhje për serbët, që lanë nam botërisht

October 14, 2014 22:15

Rama: Krenar për kuqezinjtë dhe keqardhje për serbët, që lanë nam botërisht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjer rrjeteve sociale për atë që ndodhi në Serbi.

Rama shprehet krenar për lojtarët e kombëtares sonë, të cilët sipas tij, për sa u luajt futboll, dolën triumfues.

Rama ndërkohë shpreh keqardhjen për serbët, që lanë nam botërisht.

Krenar për kuqezinjtë, që për sa pati futboll fituan me lojë e me raste.

Keqardhje për fqinjet që lanë nam botërisht me shfaqjen e shëmtuar”, shkruan kryeministri.

Ndësa ka reaguar nga Gjeneva ku është për takime dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

” Krenarë për kombëtaren tonë. Një lojë e shkëlqyer në një klimë antisportive. Autorët e dhunës të vihen para përgjegjësisë. Jemi pranë futbollistëve tanë dhe familjeve të tyre”, thekson në mesazhin e  tij Meta.

October 14, 2014 22:15
Komento

8 Komente

  1. mirel October 14, 22:19

    Ok Rami, se mos iu con biberonin ne Beograd.
    ti duhet te ishe atje I pari ne krye te Diel( l)mve tane.

    Reply to this comment
  2. Paci October 14, 23:06

    Te lumte RAMA paç kemben e mare por shum kohe kryemistri qe i duhet SHQIPRISE .

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi October 14, 23:38

    Mirë ke folur mor z. Rama por a do të vini në beograd pas kësaj politike shtetërore futbollistike? Shko,shko dhe prish gjithçka me ndonjë batutë tip nasufi? Lëri karabushllëqet dhe sillu si burrë shteti jo si “çun Tirone”? Përfaqëso gjithë çunat e Shqipërisë,burrat dhe gratë e saj e mos keput broçkulla gangoje katundi? Hajt tung!

    Reply to this comment
    • Pellazgu October 14, 23:52

      @Pëllumb zaimi
      Komenti yt bën që emocionet e përleshjes së shqipeve me zagarët në Beograd, të vijojnë të pandërprera. Tung shqipe!

      Reply to this comment
    • vani October 15, 00:36

      O Zaimi, Ku e ka keputur brockullen Rama?! Ketu, une shoh te kundrten!… Pume! Kete radhe je ke futur kot,s’bej dot asnje lidhje me c’ke dash te thuash… Hiqma fundja nje kefe qe me ke rezervuar,mos ma jep,se dhe une s’e dua, do duroj…

      Reply to this comment
  4. Tomy October 15, 00:04

    Me shume force z Rama na duhesh

    Reply to this comment
  5. Ericson October 15, 01:23

    Gallofi kryeminister Edi Rama nuk duhet te reagoje nepermjet rrjeteve sociale si pune e Salih Berishes, ku shkruan cdo analfabet funksional e bile kane “faqen” e tyre familjare, ….por te reagoje te pakten si ish sportist ne ndeshjen e sotme Serbi- Shqiperi , e nderprere nga dhuna e tifozeve halabake,politike e nacionaliste te qelbur serbe , te mbeshtetur me mijra forca policore !

    Nuk pi uje ketu as “protesta ” e ministrit te jashtem Bushatit ndaj brutalitetit ekstrem te publikut reaksionar serb, e shfaqur ne menyren me te shemtuar ne ndeshjen e sotme te futbollit Serbi-Shqiperi!

    A e kini te qarte more “Rilindas” , pale qelbaniku malok Salih Berisha ,nje nevojtore publike ku ndyjne cdo sabah pedeistet,…qe nuk kini asgje te perbashket me Naim Frasherin e Pashko Vasen, por as edhe me Isa Boletinin e Vojo Kushin, trima mbi trimat,… kete mysybet futbollistik qe ndodhi tani?!

    Shikoni djemte tane , futbolliste klasi e me zemer shqiptari prej te qemotit….shikoni djalin tone Lorik Cana , kapiten ,jo vetem futbolli, qe shtriu pertoke halabakun serb e me grushtin e tij te fuqishem ja ben turinjte pllake ketij mangupi serb!

    Nuk e kane njohur akoma koken e shqipos….!

    Reply to this comment
  6. koli October 15, 01:33

    Rama ne te duam fort, por kjo nuk duhej te ndodhte dhe pik. Mbeshtesim lojtaret tane, por ai flamur nuk duhej te hidhej ne fushe..

    DMTH NE E TREGOJM KOKEN TONE ATE TE PRAPAMBETURIT, INJORANT DHE ASPAK PERPARIMTAR.. CFARE IDIOTSIE..

    MEQENESE PO FLASIM PER TRIMA, KU JANA ATA LEPUJT QE E HODHEN FLAMURIN!! NGA JA MBATHEN ATA KERRICA!! HO PRA SE NA CAT DRRASAT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*