Rama: Njerëzit nuk hanë shifra, të shkojmë vetë fshat më fshat

April 28, 2018 11:28

Rama: Njerëzit nuk hanë shifra, të shkojmë vetë fshat më fshat

Kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama deklaroi në Asamblenë Parlamentare të PS se nis fushata e mirëfilltë me angazhim maksimal fshat më fshat për të takuar njerëzit.

Të hyjmë në fushatë të mirëfilltë me angazhimin maksimal të të gjitha forcave tona që nga nvieli i kryesisë së partisë, qeverisë, Asamblesë Kombëtare dhe të gjitha niveleve të dyta të organizimit për të shkuar qark më qark, bashki më bashki dhe fshat më fshat për të folur me njerëzit, jo për çka kemi bërë, po për çka njerëzit presin prej nesh sot dhe për të dëgjuar me shumë vëmendje që të kuptojmë atë që është më e rëndësishmja në këto kushte, kur opozita nuk vjen në Parlament për të sjellë zërin e njerëzve”, tha Rama.

Njerëzit nuk hanë shifra, tha ai dhe maxhoranca nuk jeton në një guaskë të shkëputur nga realiteti. “Ne nuk jetojmë në një guaskë të shkëputur nga realiteti dhe jemi të kërcënuar seriozisht nga rreziku që të perceptohemi të tillë nga njerëzit. Njerëzit nuk hanë shifra, nuk e mbushin tavolinën e bukës me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese, dhe në fund të muajit njerëzit nuk llogarisin shifrat, statistikat dhe rezultatet tona po shikojnë ekonominë e tyre familjare. Kjo do të thotë që është shumë e rëndësishme për ne që të jemi shumë më pranë se sa kemi arritur të jemi deri më sot me njerëzit që me gjithë procesin e qeverisjes ne të jemi mishërimi i ambicieve, shpresave dhe dhimbjeve të tyre. Nuk është e thjeshtë, por e domosdoshme”, tha ai.

Për Ramën, Shqipëria sot nuk ka opozitë, pasi nuk sfidon me intelekt, por me forcë. “Ne jetojmë sot në një situatë të ndërlikuar në shumë aspekte dhe kemi detyrën të qeverisim pa opozitë. Nuk kemi opozitë. Ajo që kemi është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë, po në thelb e bën shumë më të vështirë punën tonë. Sepse një opozitë që nuk të sfidon në intelekt, po fizikisht është një hata e madhe përsa i përket nevojës që ka çdo qeveri në botë që të jetë e sfiduar në intelekt, një opozitë që nuk shkon në parlament si në një kuvend po si në një tapet mundje, është një hata e madhe sepse ndërkohë që ne jemi zgjedhur për të çuar para alternativa, gjendemi në kushtet kur duhet të shtrihemi në një sport që nuk ka lidhje as me politikën po as me sportet e njohura nga federatat ndërkombëtare. Një opozitë që ka vizion të vetin shpifjen dhe program sharjen, është një opozitë shumë e rrezikshme për ne, jo për rezultatet e zgjedhjeve, por për fuqinë tonë për tu motivuar dhe për të bërë më të mirën”, vijoi ai.

o.j/dita

April 28, 2018 11:28
Komento

9 Komente

  1. perkthyesi April 28, 12:37

    Zoti Rama, nuk e ve ne dyshim deshiren per te ndryshuar, por ka ende shume per te bere. Sot une thjeshte do evidentoja faktin qe, dhe pas gati 30 vitesh, ende nje pjese e madhe e pronareve te tokes, nuk jane pajisur me dokumentin e pronesise. Pse, kaq e veshtire eshte tu vihen afate institucioneve pergjegjese per ta kryer kete pune? Jam i bindur se, ne se nuk ka afate, ata jane gati ta zgjasin pafundesisht ne kalendat greke zgjidhjen e ketij problemi. E dyta, nuk arrij te kuptoj, pse nuk miratohet minimumi jetik, megjithese kane kaluar kaq vjet, dhe as nuk eshte diskutohet fare neper instanca te caktuara shteterore. Ka dhe plot gjera te tjera, por sot u perqendrova vetem ne dy aspekte. Ju faleminderit, ne se me keni lexuar!

    Reply to this comment
  2. Lili April 28, 12:57

    Ahahah O edi,pyet kuksianet per sa prane e kane pasur te deleguaren tende aty!!!Ishalkah nuk do jene te gjeret si ajo,se perndryshe tutem se me dru njerezet kane me i perzhan…

    Reply to this comment
  3. Arben April 28, 13:31

    PO FSHAT ME FSHAT, CFARE DO TU JAPESH??!!

    APO TE GJATIN SI GJITHMONE.

    Reply to this comment
  4. xxx April 28, 13:46

    Jo nuk kemi opozite. Po c’e deshe
    E djathta jone historikishr mbetet mendjeshkurter, si e tille s’te ben pune.
    Prandaj e djathta jone tradicionale, ne pergjithesi, nuk duhet te perfshihet ne politikeberje.
    Mendimi njerezor ka evoluar, bere perpara, dhe eshte evidentuar avantazhi i progresizmit, madje ne shkalle te tille saqe kthimi ne te djathten tradicionale perben nje “mbrapa kthehu” te konsiderueshem, aq sa te papranueshem, sidomos nga brezat e rinj, se keta te fundit rriten duke thithur me frymen me te mire te kohes.

    E djathta jone tradicionale rezulton nje rudiment per kohen, shkaku duke qene evoluimi i se majtes.
    Nese Opozita reale duhet te kryhet nga intelekti, mos e prisni te linde nga e djathta e Berishes a e Lulzimit. Ajo duhet te linde ose nga qendra, ose nga e majta egzistuese vete !!

    Reply to this comment
  5. Dn April 28, 17:08

    Timonine edhe tepsine t’a dha populli, edhe prape faji se s’paske opozite?

    Reply to this comment
  6. eri April 28, 17:23

    O Zot po çfare fshat me fshat kur nje m… ke bere per kete popull, per kete vend e nje m… te madhe per fshatarine.
    Mua do te me vinte turp te kerkoja prap voten…E keqja eshte se nuk e ha kush genjeshtren me…U mbush kupa….

    Reply to this comment
  7. info analitike April 28, 19:38

    Skenderbeu e beri per dy leke skenderbeshen.po kesaj here skenderbesha nuk doli duke perplasur deren si dikur me lali Erin perndryshe adio miliona eurove. Ku ka aq trima sot qe te refuzojne miliona euro qyl vetem duke i sherbyer partise.

    Reply to this comment
  8. info analitike April 28, 19:50

    Tani qe ka edhe timonin edhe tepsine nuk di me kujt t’ia le fajin e deshtimeve te tij seriale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*