Rama: Kryeinspektorja e Ministrisë së Arsimit, viktimë e dhunës verbale të PD

August 14, 2014 17:13

Rama: Kryeinspektorja e Ministrisë së Arsimit, viktimë e dhunës verbale të PD

Kryeministri Edi Rama u ktheu sot përgjigje akuzave të PD ndaj inspektores në Ministrinë e Arsimit, Ejona Isufi, e cila ditët e fundit ka qenë në shënjestër të selisë blu për atë që demokratët e kanë quajtur “diplomim fals”.

Në profilin e tij, kryeministri Rama shkruan se Isufi është diplomuar jashtë Shqipërisë në shkenca politike.

 

Postimi i Ramës

EJONA ISUFAJ VIKTIMË E DHUNËS VERBALE TË PD – Ja kush është “kryeinspektorja” me “diplomë false” që është vënë dhunshëm në shënjestrën e pushtetarëve të rënë nga vakti, të cilët mbrojnë me tërbim piramidat universitare dhe sulmojnë me tërbim një grua e nëpunëse të shtetit që, pasi është diplomuar jashtë në shkenca politike, punon me përkushtim në ekipin e ri të Ministres Lindita Nikolla. Lexoni letrën që ajo i ka nisur publikisht njërit prej ministrave që hodhën themelet e piramidave në arsimin e lartë…

* * *
I nderuar Z. Pollo

Dua t’ju bëj me dije fillimisht se akuzave tuaja, bërë publikisht nga foltorja e partisë, se unë, Ejona Isufaj, paskam përdorur një dokument fals, iu përgjigja menjëherë me mjete ligjore. Por, e shoh të udhës t’jua them edhe publikisht disa fjalë, si vajzë, si qytetare e si nëpunëse e kësaj republike, e dhunuar verbalisht në publik nga opozita politike e vendit tim.

Vendosa t’jua them juve se ndryshe nga të tjerë opozitarë dhunues të emrit e të dinjitetit tim gjatë këtyre ditëve, ju keni qenë edhe ministër i arsimit dhe padyshim jeni një ndër ata që më së paku duhet të heshtnin teksa shteti po bën më në fund detyrën ndaj arsimit të lartë.

Faktin që unë s’kam përdorur një dokument fals, kam bindje se ju e kuptoni mjaft mirë. Ajo që ju lini jashtë vëmendjes suaj për të “argumentuar” dhunën verbale ndaj meje, është se unë ashtu si shumë të tjerë humba 3 vjet nga jeta ime, duke studiuar në një program të cilin qeveria e asaj kohe (kur pikërisht ju ishit ministër) e lejoi të funksiononte normalisht.

Besoj se ne njerëzve të thjeshtë na falet të jemi edhe të shurdhër, e pafalshme është kur janë memec institucionet shtetërore, siç ka ndodhur në rastin konkret, ku në papërgjegjshmëri të plotë nuk morën atëherë mundimin të njoftonin studentët që humbnin investimin e tyre dhe kursimet e prindërve gjatë kohës që shteti flinte.

Zoti ish-ministër i Arsimit
Meqenëse keni përgojuar e përdhosur dhunshëm jetëshkrimin tim dhe vazhdoni të shpifni ndaj meje për shkak të pozicionit tim të punës, po ju sqaroj se:

Së pari, unë jam drejtore e një drejtorie në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, dhe jo kryeinspektore, siç paturpësisht keni vënë tellallin ju e kolegët tuaj të partisë për ta bërë më buçitëse shpifjen tuaj.
Së dyti, për pozicionin që kam plotësoj të gjitha kriteret ligjore. Zoti Pollo, unë jam diplomuar për shkenca politike pranë Universitetit të Sienës, një nga universitetet më prestigjioze në Itali, siç me siguri e dini edhe ju.

Por, unë dhe ju Z. Pollo i përkasim dy sistemeve të ndryshme mendimi. Ju ushqeheni duke gënjyer dhe i thoni vetes politikan, madje opozitar sot. Unë ushqehem duke punuar dhe i them vetes qytetare. Unë besoj tek shteti që nuk i shmanget përgjegjësisë, por është aty për t’i shërbyer qytetarëve. Kurse ju besoni se çdo mjet justifikon qëllimin dhe jeni gati të shpifni për një grua publikisht për të arritur qëllimin tuaj që është fitorja e një lufte të paskrupullt për pushtet.

Dhe e treta Z. Pollo
Unë kam fatin e madh të punoj sot, me përkushtim, ditë mbas dite, në një institucion i cili respekton qytetarët dhe interesohet për ta. Ky institucion quhet Ministria e Arsimit dhe Sportit që më në fund po bën atë që nuk e bëtë ju e kolegët tuaj politikanë në 20 vjet: Po u jep studentëve shqiptarë mundësinë që të arsimohen në institucione dinjitoze.

Meqenëse pa dashje e pa dëshirë u njoha me ju, më lejoni t’ju jap një këshillë ju dhe kolegëve tuaj që gjithë këto ditë po bëhen gazi i botës duke dalë kundër reformës historike të arsimit te lartë.
Më mirë mos flisni kur s’thoni dot bravo për diçka të mirë që e bëjnë të tjerët. Se siç thotë ajo shprehja Zoti Pollo: “Mjerë ai që s’ka ç’thotë, por dhe s’ka aq mend sa të heshtë”.

Me keqardhje për ju,

Ejona Isufaj

August 14, 2014 17:13
Komento

9 Komente

  1. info analitike August 14, 18:21

    Kush ka studjuar ne Itali e di mire se cfare vlere ka nje diplome ne shkenca politike ndaj me duket nje tentative e deshtuar e Kryeministrit qe kerkon te jape vleresime te kota, ku per me teper nuk flet as per noten me te cilen eshte diplomuar. Po ata te tjeret qe kane diploma dhe kualifikime me cilesore se zonja qe mbron Rama, cfare duhet te thone? Ku eshte meritokracia qe kaq shume premtove z. Kryeminister?
    Pa iu dridhur qerpiku Isufaj deklaron:
    “Por, unë dhe ju Z. Pollo i përkasim dy sistemeve të ndryshme mendimi. Ju ushqeheni duke gënjyer dhe i thoni vetes politikan, madje opozitar sot. Unë ushqehem duke punuar dhe i them vetes qytetare.”
    Dretorja Isufaj nuk e ka per gje qe te paraqese nje diplome false si kualifikim per vendin e punes dhe nuk e kupton ose nuk do te kuptoje qe po genjen veten dhe shtetin por edhe me keq po i heq mundesine dikujt me te zotit qe te zere ate karrige qe ajo e ka marre duke mashtruar. Me arrogancen qe karakterizon shume shtetare te rilindjes ajo vazhdon edhe duke dhene keshilla e leksione morali.
    Zoti na ruajt nga qytetaret si kryeinspektorja qe me paturpesi ben deklarata te tilla publike dhe e quan veten qytetare. Sic thote popull: dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.
    Cfare mesazhi percon nje shtet qe promovon e mbron ke mashtron?

    Reply to this comment
  2. albion xhane August 14, 18:58

    Genc Pollo qe po sulmon me shume se te tjeret reformen arsimore eshte njeriu qe e shkaterroi arsimin shqiptar. Ne Fier Fatos Nano do ngrinte universitet shteteror, madje u regjistruan dhe studente, rreth 1500 studente. Me te ardhur ne pushtet PD dhe Genc Pollo si minister arsimi, e mbylli menjehere dhe i dha lejen univ :Kristal”. Pse e beri kete Pollo?
    Univeritetet private fillojne me shkollen e plepave, qellimi ishte qe te shkaterronin ate shtrese te kultuarua qe ishte fomuar, ta banalizonin, ta corodisnin. Dhe ja arriten.
    Ka nje zgidhje, te botohet gjithshka per univeritetet private te mbyllura, me cfare note kane hyre, me cfare note kane dale, ku punonin, kalueshmeria e tyre, sepse nje universitet qe ka studentet me te dobet nuk mund te dale 100% kur nje universitet shteteror me studente me te mire del 30%.
    Une do doja te botonit nje liste me te diplomuarit e shkolles se plepave dhe cfare do beni me ta, ku jane ata tani? Pse te duhet diplome ajo certifikate qe morren ata? Nuk kishte asnje arsye per krijimin e asaj shkolle pervec per te mbushur KLD dhe GJK per interesat e Saliut.

    Reply to this comment
  3. TUTKUNI NGA PODGORICA August 14, 19:49

    TURPIN TI MOJ GOCE E HA ME BUKE BASHKE ME ÇUNAT E TIRONES

    U kuriozova nga tere kjo zallamahi e ngritur rreth figures tende, si kryeinspektore apo drejtoreshe ne ministrine e arsimit.
    Ne sitin online Arberia pashe te publikuara disa dokumenta interesante qe te perkasin ty dhe babait tend te dashur.
    E para, nje kontrate pikerisht me Universitetin Vitrina ne kembim te tre bursave studimi me vlere seicila di 5000 euro, babai yt i dashur Bashkim Isufaj ofronte: paisje dentare dhe mjete didaktike.

    Pra ne pragun e dipllomimit tend babushi yt shkembente masterin tend me proteza dentare (edhe te perdorura mbase), qe i shtohen listes se druve, lopeve, vezeve, peshkut e uturakeve per te semure fundore, me te cilat u masterizuan Nikolla, Kodheli, Topalli, Tahiri, Veliaj dhe koleget tuaj trulope.
    Ja dhe linku: http://gazetaarberia.com/2014/08/ejona-isufaj-nuk-e-njeh-vitrinen-ndersa-babai-i-saj-lidh-kontrate-me-kete-institucion/

    Meqe parate te dalin edhe nga hundet paske kotribuar me 100.000 leke per zgjedhjet e 2009-tes per G-99 te Fundrina Fuges me shoqe te travestuara.

    E dyta, gjithnje nga kurioziteti hyra ne sitin online te MIUR-it te Ministria Della Pubblica Istruzione, ku siç e di regjistrohen te gjithe studentet e tere universiteteve italiane ne vite.
    Ne Universitetin e Sienes, ne vitin 2005, kur me ate cope fletushke ti pretendon se je dipllomuar ne shkenca politike, jane te rregjistruar vetem 16 vete si te dipllomuar ne kete materie dhe asnje prej tyre eshte i huaj!

    Ja dhe linku i dyte: http://anagrafe.miur.it/cerca.php?

    Ku je dipllomuar ti qe po tallesh me nje popull te tere?

    Reply to this comment
    • TUTKUNI NGA PODGORICA August 14, 20:25

      Dhe nje kuriozitet tjeter

      Ne Universitetet Italiane nga viti 2003 e deri ne vitin 2014 si studente te huaj gjithsej kane marre lauren 2568 studente.

      Shqiptare jane vetem 60-te !!!

      Dhe universitetet ku jane laureuar shqiptaret jane:

      Università degli Studi di BOLOGNA
      Università degli Studi di CAMERINO
      Università Commerciale “Luigi Bocconi” MILANO
      Università degli Studi di PADOVA
      Università degli Studi di TORINO
      Politecnico di TORINO
      Università degli Studi di VERONA

      Andaj Haritos i them te numeroje te laureuarit ne universitetet italiane qe ka punesuar ne vitet 2003-2014 nuk mund te jene vetem gjashtedhjete, te tjeret ne se ta mban nje denoncim imediat ne prokurori !

      Reply to this comment
    • TUTKUNI NGA PODGORICA August 14, 23:23

      JA DHE NJE TJETER STATISTIKE PER TE VENE DUART NE KOKE

      Nga viti 2003 deri ne vitin 2014 jane imatrikuluar ne te gjithe universitetet italiane 22.295 studente shqiptare.

      Kane marre lauren (dipllomen) vetem 60-te prej tyre, ose çdo 1000 studente shqiptare vetem 2,69 ( me pak se tre) kane perfunduar studimet me dipllomim!!

      Me mashtrues/e si kjo berxollja e Lindita Nikolli me te tjeret ne rrjesht, pak te ngjare ka qe situata te ndryshoje. Andaj reforma duhet te shkule nga themelet kete sistem te ndyre te imponuar jo vetem nga serbomalazezi Sali Ram Shiqere Berisha, por edhe nga keta keqdashes te se ardhmes se vendit.

      Qe ne shkollat fillore duhet ndryshuar metodologjia e mesimdhenjes, per te vazhduar ne ate nentevjeçare e te mesme, ndryshe, Edi Rama me mbrojtjen e ketyre biçimsezeve do e shkaterroje perfundimisht kete vend

      Reply to this comment
  4. [email protected] August 14, 21:16

    si mijera shqiptare prej mese 20 vjetesh jetoj ne emigrim dhe nuk kam interes te asnji partie.
    di shume mire ,se te gjithe ata qe kane mbaruar ne kohes e PPSH se ,dipllomat ,po ashtu edhe une ,i kemi marre me djerse.
    di shume mire qe te gjithe ata qe i hipen qerres se PDse ,moren komplet diploma (fiktive) dmth pa vajtur fare ne shkolle ,apo i blene direkt !kam shume fakte per raste te tilla ,ku jane aq shume sa duhen nja 20 vite dimri ti shkruash apo ti diskutosh.
    po them vetem per nji person ,me shkolle te mesme (qe nuk jam i sigurt qe e ka apo jo )por qe u gradua nga nji pd ist,ne maje,dhe ka punuar ne gjykaten e lartedhe vazhdon akoma atje.
    nji zetorist tjeter ,prape po me shkolle nate u be gjyqtar ne nji qytet ne Shqiperine e mesme.
    kur flasin dhe keta te menderosurit e pd se ,me vjen to dergoje nga nji pordhe mu ne surrat te gjitheve por me shume ketij antishqiptarit kokuq !

    Reply to this comment
  5. Biku August 14, 21:19

    Per ty Pollo pordha i Pollos

    A e sheh cfar krime keni bere me piramidat qe shkatrroi Rama? Ajo qe ben ti ndaj kesaj zyrtareje te Shtetit eshte nje bumerang i madh per ty fare burreci. Ti dhe lepuj si ti ngritet tere ate shterngate shpifjesh e dhune psikologjike se ajo gjoja na paska marre nje master fallso tek nje universitet qe e ke licensuar vete ti. Kjo zonje apo zonjushe e ka kaluar klasen, eshte diplomuar ne nje nga Universitetet me ne ze te Italise. Dhe ti kerkon ta baltosesh se ne mirebesim studjoi ne nje universitet qe zotnija jote licensove.

    Pra ta shohin rinia shqiptare se sa te perbuzur do jene me diplomat e firmave piramidale te Pollos dhe epshi shtazarak prendron ne ate qe vete i krijuan dhe vete kerkojne ti poshterojne ata qe ne mirebesim tek shteti pa dashje jane diplomuar tek keto piramida.

    Pra ti je pollo pordha i pollos….

    JE NGA RRACE ANTISHQIPTARE

    Reply to this comment
  6. alfade August 15, 07:01

    Pollo, si sejmen i bindur i Sali Fasllic Milloshevicit , i paten vene vetes per detyre me porosi
    te millosheviceve e faslliceve te shkaterrojne sistemin aresimor shqiptar duke i zevendesu-
    ar me ”universitetin e plepave ” te Durresit , duke e kthyer popullin shqiptar ne injorant e
    analfabet sepse keshtu do te mund ta mashtronin e sundonin perjetesisht me kollaj banda
    mafioze berishiane , nje bande hajdute, vrasese , plackitese, e nje mije te zezave …….
    MALLKUAR QOFSHIN BREZ PAS BREZI KETA KRIMINELE DHE ATA QE I VUNE NE KRYE TE
    SHQIPTAREVE KETA QELBESIRA TE SHEKULLIT ……!

    Reply to this comment
  7. Naci August 15, 08:50

    Me vjen inat qe i bera presjon gjyshes te votoj per Ed Ramen qe te plotesonte 1 milion votues….por besoni e bera me deshiren se ky burre do e trondiste themelet e korrupsionit e te kontrabandes, duke derguar para cekicit te drejtesis cilin do qe tenton te grabis shqipetaret, zhgenjimi ka vajtur deri ketu qe them me bindje se ai vend nuke behet deri sa Ilir Meta dhe Sali Berisha te jene prezent ne politike, pastaj ca te tjere Ed Rama i pjek ne vaj.Naci ju kujton.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*