Rama, Kumbaro dhe Dako vizitojnë Muzeun Arkeologjik të Durrësit

December 6, 2014 17:49

Rama, Kumbaro dhe Dako vizitojnë Muzeun Arkeologjik të Durrësit

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, do të ofrohet së shpejti për vizitorët vendas dhe të huaj, si një thesar tërësisht i rehabilituar. Kryeministri Rama, Ministrja e Kulturës Kumbaro dhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Dako, panë nga afër mjediset e Muzeut, si dhe ecurinë e punës që po bëhet aktualisht për muzealizimin e tij.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se me një fond tepër modest ka filluar restaurimi i të gjitha objekteve që nuk ishin prekur që nga vitet 1950, kur është bërë gërmimi i tyre, të cilat do të paraqiten për publikun në kushtet më optimale të ekspozimit. “Më shumë se 2400 objekte do të ekspozohen në ndriçim modern, me ekspozitorë krejt të rinj, punuar dhe drejtuar nga specialistët tanë,” tha Kumbaro.

Ndërsa Drejtoresha Edlira Çaushi, informoi se Laboratori për konservimin e objekteve arkeologjike është zhvendosur që prej muajit mars në mjediset e Muzeut dhe se shumë shpjet pritet të hapet kati i parë i Muzeut “Puna ka qenë vërtetë intensive. Ne kemi ardhur këtu që në muajin mars, jemi zhvendosur këtu dhe kemi konservuar të gjitha objektet që do të ekspozohen në katin e parë të ndërtesës. Kemi përfunduar me konservimin e objekteve dhe do të procedojmë me vendosjen nëpër vitrina. Pjesa e madhe e punës ka përfunduar, një pjesë e vogël mbetet për ta mbyllur sa më shpejt.” – u shpreh zonja Çaushi.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, është bërë rikualifikimi i hapësirës së jashtme të Muzeut, përsa i përket kanalizimeve, drenazhimit dhe ndriçimit të saj.

December 6, 2014 17:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*