Rama: Kush s’do reformën, telashe me Uashingtonin

April 14, 2016 20:39

Rama: Kush s’do reformën, telashe me Uashingtonin

Edi Rama diskutoi me Barack Obama dhe Joe Biden për reformën në drejtësi, luftën kundër terrorizmit dhe reformat, ku kryefjala e tyre mbetet ajo në drejtësi.

Sa i takon reformës, në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, Rama dhe se rimori mbështetjen amerikane për të.

“Shtëpia e bardhë e kërkon, mbështet dhe e konsideron test shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e integrimit europian”, tha Rama.

Kryeministri u pyet për kohën se kur mund të kalojë kjo reformë, duke parë që retorika politike është ashpërsuar së fundmi.

“Mund të ishte miratuar sepse ajo është gati. Ka patur shumë simulime për t’iu shmangur kësaj reforme, por ne kemi një mesazh i qartë nga populli shqiptar dhe aleatët e partnerët tanë ndërkombëtarë, që kush nuk do reformën hyn në telashe shumë të mëdha”, u shpreh ai.

Rama vuri theksin tek domosdoshmëria e reformave për të forcuar instituconet dhe shprehu besimin se ajo në drejtësi do të kalojë me konsensusin e të gjithë aktorëve politikë.

April 14, 2016 20:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*