Rama: Kush vjen nga zonat e prekura të vetëkarantinohet, masë administrative për ata që thyejnë rregullin

March 9, 2020 09:35

Rama: Kush vjen nga zonat e prekura të vetëkarantinohet, masë administrative për ata që thyejnë rregullin

Kryeministri Edi Rama se çdo individ që vjen nga zonat e prekura duhet të vetëkarantinohet, ndërsa shtoi se në rast se kjo do të shkelet do të shoqërohet edhe me masë administrative.

Rama tha se pas rasteve të konfirmuara janë në dispozicion mjediset e përgatitura për karantinë.

“Duhet vetëkanrantimimi i personave që vijnë nga zonat e kuqe, Vetëkarantimi gjendet edhe në ligjin tonë aktual të Republikës së Shqipërisë. Shoqërohet me masë administrative për thyerjen e këtij rregulli. Çdo individ duhet të kuptojë se ka një rol në këtë përballje. Për të ruajtur veten dhe të tjerët duhet të vetëkarantinohet nëse vjen nga një zonë e kuqe. Pas rasteve të konfirmuara mjediset e përgatitur më parë për karantinë janë në dispozicion.

Dhomat e izolimit janë funksionale dhe është punuar për stokun e materialeve. Ata që kanë të afërm në spital duhet të kufizojnë vizitat dhe të lehtësojnë punën e personelit dhe punën tonë të përbashkët. Dua të theksoj se spitalet dhe ekipet mjekësore janë përcaktuar dhe dihen nga ata që do të përfshihen në proces. Është një përgjegjësi e madhe për shëndetin e njerëze. Mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë dhe dijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është koronavirusi por paniku që stimulohet nga lajme të rreme dhe ekzagjerime të paatorizuara dhe jo shkencore. Nuk është e tepërt të thuhet se duhet të jemi aleatë”, tha Rama.

j.l./ dita

March 9, 2020 09:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim