Rama: Landfilli i Durrësit do të mbyllet

June 13, 2018 14:51

Rama: Landfilli i Durrësit do të mbyllet

Kryeministri e pa me sytë e tij se çfarë ndodh në vend-grumbullimin e mbetjeve në Porto Romano të Durrësit. Në takimin për projektet e këtij qarku Edi Rama shprehu angazhimin për shndërrimin e këtij vendi në park.

Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim këtë zonën kanceroze të fushës së mbetjeve. Dhe aty është tamam skena e një apokalipsi që do të mbyllet besoj deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm për t’u kthyer në një park të madh të qytetit, për fëmijët e të moshuarit”, tha Rama.

Pas kësaj zgjidhje për mbetjet e Durrësit do të japë Tirana. “Ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë procesin e bashkëpunimit që kemi nisur për të bërë mbylljen e kësaj fushe dhe transformimin në një park të madh të qytetit, organizimin e ri për t’i çuar mbetjet në impiantin e Tiranës, duke pasur një llogari të qartë dhe për kostot që mund të jenë të përballueshme”, tha ai.

Lufta ndaj qeseve gjithashtu paralajmërohet serioze dhe përfundimtare, me ambicie për të thyer dhe rekord.

Ne duhet ta studiojmë deri në fund dhe pa humbur kohë moratoriumin e qeseve plastike dhe ta bëjmë Shqipërinë vendin që jo vetëm që nuk i përdor e prodhon po i ndalon në hyrje. Çdokush që hyn në Shqipëri ta dijë përpara siç e dinë ata që hyjnë në disa nga vendet që e kanë lënë hapur këtë kapitull të ri për njerëzimin, që nuk mund të fusësh qese, as në aeroport, as në port, as në hyrjen kufitare me makinë se ndryshe penalizohesh. Të gjitha qeset dorëzohen para se të shkelësh në Shqipëri. Kjo është e vetmja mundësi që shoh unë për t’u ndarë nga kjo epokë”, vijoi Rama.

June 13, 2018 14:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*