Rama legalizon shtëpitë e Ruzhdijes, fshatit që i vodhi votat më 2009

February 13, 2016 16:26

Rama legalizon shtëpitë e Ruzhdijes, fshatit që i vodhi votat më 2009

Kryeministri Rama ishte sot në rrethin e Fierit dhe për të shpërndarë një sërë tapish për legalzimin e banesave.

Ndërsa mori fjalën para banorëve që prisnin tapitë e legalizimit, Rama tha se “ne e kemi treguar që ditën e parë dhe do të vazhdojmë ta tregojmë përditë se në procesin e legalizimit dhe në çdo proces tjetër, që drejtohet dhe është përgjegjësi e qeverisë shqiptare, ne nuk bëjmë dallime në tanët dhe të atyre. Të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe banojnë në këtë vend kanë të drejta të barabarta dhe duhet të shërbehen në mënyrë të barabartë.”

Ndërkohë që ata flasin për legalizimet që nuk po bëhen, janë 42 mijë familje që sot i kanë lejet e legalizimit në dorë dhe hap pas hapi po marrin tapitë në hipotekë. Janë dhjetëra mijëra të tjera që do të vazhdojnë t’i marrin gjatë këtij viti dhe këta janë njerëz që shohin dhe dëgjojnë”.

Më tej Rama theksoi se “jemi këtu në Zharrëz, një ish-komunë e rëndësishme dhe si në Zharrëz, si në Ruzhdie, – në Ruzhdien e famshme ku i kanë marrë votat sa herë kanë dashur dhe si kanë dashur, – nuk kanë dhënë asnjë leje legalizimi. Zero! Ruzhdies thjesht i merrnin votat, por shërbimet nuk ia bënin, njësoj si Bathores, njësoj si të gjitha zonave ku thoshin ne këta i kemi në xhep, por po t’u japim lejet e legalizimi, po t’u bëjmë rrugët, po t’u vëmë edhe drita, kushedi iu rritet mendja dhe nuk vijnë më pas nesh, ndaj më mirë i lëmë në derexhenë më të keqe dhe kështu i mbajmë në ajër, me dy gishta.

Faktikisht, ja kush janë tani rezultatet e një viti e gjysmë punë të ALUIZNI-t.

February 13, 2016 16:26
Komento

1 Koment

  1. A February 14, 08:08

    Akoma Kryeministri shperndan legalizime,nuk ka valle pune ky njeri ?
    Nuk kam degjuar qe nje shef qeverie te merret me keto letra, Mos do te ishte me mire te shperndante dhe librezat e pensionisteve?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim