Rama letër pensionistëve: Nxisni të afërmit tuaj që të paguajnë sigurimet shoqërore

January 20, 2015 12:17

Rama  letër pensionistëve: Nxisni të afërmit tuaj që të paguajnë sigurimet shoqërore

Kryeministri Edi Rama iu ka shkruajtur një letër pensionistëve.

Këtë radhë jo për ndonjë shqetësimin e tyre, por që të nxisin të afërmit që të paguajnë sigurimet shoqërore.

Ju kërkoj sot ndihmë, me përulësi dhe mirënjohje, që të nxisni fëmijët, nipat, mbesat apo të afërmit tuaj, që të mos shohin vetëm sot për sot duke punuar në të zezë, por të paguajnë sigurimet shoqërore…

Le të bashkëpunojmë fort ne që duam shtetin modern që i shërben mirëqenies së shqiptarëve dhe Ju, me ndershmëri dhe punë, keni mësuar rrugën e drejtë të të jetuarit me dinjitet”, shkruan Rama.

Me anë të kësaj letre ai iu premton pensionistëve që duke nisur nga 1 janari i këtij viti e në vazhdim, për ta nis një etapë e re.

Sipas Ramës, skema e re e pensioneve do të ndryshojë dhe përmirësojë të ardhmen e çdokujt.

Në letrën e tij kryeministri ka siguruar pensionistët se kjo reformë është bërë për të mbrojtur të drejtat e pensionistëve dhe se kjo qeveri po punon që të rrisë pensionet.

Unë dua që ju të dini se kjo reformë themelore për një shoqëri me të drejtë dhe me të mbrojtur nuk prek asnjë nga të drejtat tuaja të fituara.

Ju do të vazhdoni të merrni të paprekur pensionin tuaj, njësoj si deri më sot dhe qeveria juaj do të punojë me mish e me shpirt që t’ju rrisë vijimësisht pensionin”, shkruan kryeministri.

January 20, 2015 12:17
Komento

12 Komente

  1. Kariz Matik January 20, 12:25

    Nese eshte i sigurte destinacioni, pse jo zoti kryeminister? 🙂

    Reply to this comment
    • feniks January 20, 17:43

      Zori kryeminister!
      Jetojme ne KAPITALIZEM dhe nuk pi uje me parimi socialist “INTERESI I PERGJITHSHEM NE PLAN TE PARE”!!!
      Ai pensionisti,qe po takohet me ty ne foto paska marre i pari me ligjin e ri ne fillim te janarit PENSION PLEQERIE 271 mije leke!!
      Na trego zoti Rama,CFARE DA BERE KY QE MORI SA DYFISHIN E PENSIONIT TIM SI USHTARAK???
      Pse nuk prononcohesh per KATRAHUREN qe ka bere dyshja kriminale Berisha -NANO kunder nesh ushtarakeve duke e bere corbe legjislacionin qe trajton pensionet tona??
      A e di zoteri se STATUSI I USHTARAKUT nuk eshte zbatuar ASNJEHERE qe nga viti 1991 e deri me sot??
      Po,po ta perseris:STATUSI I USHTARAKUT NUK ESHTE ZBATUAR ASNJEHERE QE NGA VITI 1991 E DERI ME SOT!!!
      A e dini ju zoti kryeminister i PS-se se KLIKAT FASHISTE BERISHA-NANO nuk na kane paguar per 3 vjet rresht asnje lek pension te parakohshem dhe sot gjykatat politike TALLEN me ne dhe juristewt tuaj bejne sikur nuk dine gje??
      A e dini ju zoteri,se ne ISSH eshte punuar ne menyren me te POSHTER TE MUNDESHME dhe drejtuesit e tij se bashku me juristet militante,qe na urrejne kaq shume ne ushtarakeve sa hahen me ne si KUCEDRA neper seancat gjyqesore duke e ditur se kane vepruar ne kundershtim me ligjet??
      A e dini ju zoti Rama se ndonese gjykatat e ndryshme,sidomos te Apelit dhe ajo e LARTE kane rrezuar vendimet kundra ushtarakeve,prap nuk u eshte dhene te gjitheve njelloj,per te njejtat kushte,por dikush ka marre 1000 leke(psh),dikush tjeter ka marre 1lek!!!
      Kjo ndodh se ligjet per pensionet tona interpretohen sipas qejfit,sipas udhezimeve nga lart,sipas ligjeve dhe VKM ne kundershtrim me KUSHTETUTEN sidomos nga armiku i ushtarakeve Sali Berisha!!
      A e dini ju zoti Rama se gjykatat pa perjashtim gjykojne vetem VIKTIMEN,pra ne ish ushtaraket e aspak SHTETIN KRIMINEL qe na ka trajtuar si KULAK!!
      Edhe ju SOCIALISTET KENI gati 2 VJET DHE NUK E KENI SHFUQIZUAR AKTIN NORMATIV NR.5/2010 ANTI KUSHTETUES E ANTI NJEREZOR te kriminelit Sali Berisha,qe jo vetem na uli pensionet 50%,por na shpalli edhe debitor ne shumen 2 milion leke secili qe po na e mbajne cdo muaj nga [email protected]!!!
      Mos bej propagande me ne,zoti Rama se jemi NGOPUR ME MASHTRIME,TALLJE DHE PERBUZJE qe nga viti 1992 e deri me sot!!!
      SHPORRI LIGJET DHE VKM kriminale ani KUSHTETUESE te Sali ARMIKUT!!
      Mos e fut veten ne radhet e ARMIQVE TE USHTARAKEVE si Sali Berisha dhe Fatos Nano!!
      Deri tani na ke ZHGENJYER TOTALISHT!!
      NUK DO TE TA FALIM KURRE!!

      Reply to this comment
  2. Sokol January 20, 12:27

    Bravo Rama per menyren e komunikimit europian qe ka zgjedhur. Poshte komunistat medioker qe e kan mberthyer PD dhe Shqiperine, ato qe e kane kthyer opoziten ne nje shtojce te ish-PPSH, krenar qe kan ne krye Salin, ish komunistin e devotshem, vozitesin e bllokut. Turp per ato simpatizante qe i shkojne prapa persekutoreve te atij regjimi te kamufluar ne partine e vazhdimsise te quajtur PDSH.
    Ec aty Rama, dhe bej shtet. Anarshistes dhe kamunistat nuk duan rregull dhe ligje ! Ec dhe beje Shqipen edhe per ato. Edukoji trimat e PD, qe kur shkojne ne perendim behen si pula te lagura

    Reply to this comment
    • Sokoleshi January 20, 13:03

      Ligjëro shoku Edvin, /
      Ligjëro bilbili ynë, /
      Ti Salinë e “dërrmove”, /
      Po na “rilind” Shqipërinë”.

      Bashk’ me Liken ti poshtë k’puce, /
      Korrupsionin po “kuron”, /
      S’ka ilaçë më të mirë /
      Se veç 700.000 kërkon…

      Reply to this comment
  3. Cœur January 20, 13:24

    Leter Pensionisteve
    Ju kokethinjurit ose pa lesh fare ne koke
    i late leshte hidrocentraleve ,arave ,uzinave ,veprave me forcat tona me pak fjale
    Ju ,qe kurre barkun me buk se ngopet
    Ju qe uje pite kanaleve ,po ne menyre poetike quhet ne gjurm te kalit
    Ju qe kurre 8 ore gjume si bet dot
    Ju qe jeten e kaluat radhave ,te vajgurit ,qumshtit , bukes se misrit dhe pse planin e grurit e tejkalonit ,keshilleve per burse ,per shtepi , per kafen e te vdekurit ,per te varur shatin ne depon e te gjallve te pakallur .
    Ju qe radhen e pate te pambarim te Shpella e Loteve , ku nata as yje nuk kishte
    Ju qe radhen respektuat ne Qaf Bari dhe su gjet me as varri ,
    Spac ku e vetmja fjale eshte kebac ,
    Burrel ku hyn e nuk del
    Ju qe kurre ,kurre nuk dinit se kishte dhe nje qiell tjeter ku yjet ndriconin , pervec yllit qe ju qepen ne kapele ,kur ende ishit femije …
    Ju qe sot ulni kokat para niperve e mbesave qe nuk kuptojne ,
    nuk e kuptojne dhe as vleresojne jeten ,punen ,uzinen ,hidrocentalin , bunkerin , komshine ,miqesine ,vellaun ,nderin ,respektin , gruan ,femren , vajzen ,
    Ju qe kur nuk u zemeruat ,ofenduat as kur degjonit mua qe i thoshja vajzes :Ata jane pisat proletare kur me pyeste per ate fare mozaiku qe kemi ende ne balle
    Jo moj bije jo , i tha nje gjysh anonim , jemi proletrare fshatare , ca kemi djersitur ,dhe jemi ber pis neper pune , po nga puna dhe mundi jone,nga pislleku jone
    doli mami jot kaq qytetare .

    Sot po ju shkruan nipi .Ah ,sa shpresa varet te ky nip .
    Nipi po ju shkruan qe duhen paguar tatimet ,taksat …jane ca fjale te veshtira keto per ju
    ca me e veshire eshte qe nuk morem vesh ku jane tatimet qe nuk gjenden ,
    hidrocentralet qe me nje flete blloku u …privatizuan …e di mor gjysh e di qe jane tuajat
    po sot quhet privatizim ….funksionon keshtu sot .sot nuk eshte turp vjedhja , nuk quhet me as vjedhje ,opo sa mbrapa jeni …quhet koncesion …quhet Shqiperia 1 euro
    punuat nje jete per Shqiperine ??? kaq vlen puna juaj 1 euro .
    Metalurgjiku ??? ahahahahah ,o gjysh quhet Kurum ,dhe ne na le vec plehrat ,pastaj ishte i vjeter ,teper i vjeter …punon ende po e ka turku ,jane te mire sot ata ,ti di vetem historine e Skenderbeut
    Nafta ??? oooooo gjysh se me lodhe ,paguaj ato tatime ,lere naften …bej naftin
    kemi Braqen qe na i del zot ,eshte deputet i asaj zone ,ku dalin 1300 fuci ne dite nafte e lehte , i di mire keto pune ai …ti e di qe partia i di te gjitha .
    si si ,cfare ???? prisje leter tjeter sot ???
    aha , doje leter per 21 janarin
    gjysh ec me kohen ,se neser eshte 21 janari ,neser do i qajme e qurravitemi
    jo jo ,nuk do i qajme ,do bejme marshim te heshtur …na trembet Saliu , na zemerohet haleati
    nuk do kuje ai…. nuk e ka fajin ai qe ti u ndjeve nostalgjik nga e djeshmja ,kur nen thirrjen “Para Partizane” merrnit plumbin ne balle …..
    dje ju vrau pushtuesi ?? s’ka gje gjysh , sot te vret shqiptari ,te vret deputeti , kryeministri ,gardisti dhe komandanti …te vrasin ata qe ti ju paguan tatimet .
    prandaj gjysh ,paguaj ,paguaj tatimet .
    harrova
    paguaj tatimet prekurorit ,gjyqtarit ….po sidomos ekspertit ,atij qe i nxjerr vidiot te pavlefshme , atij qe i nxjerr plumbat rikoshet .
    Paguaj Gjysh ,paguaj ….eduko niper e mbesa te paguajne !
    Sidomos, eduko , eduko ! se partia i ka rrenjet ne popull ,ja te edukimi fillon rrenja .

    Reply to this comment
  4. info analitike January 20, 14:14

    I lutem te afermeve te Rames. Nxiteni ate qe te mos kakarise me ne facebook e neper televizione se ka shume pune te tjera per te bere. Te jesh kryeminister nuk do te thote qe te mbulosh 100% marredheniet me mediat sidomos kur ke punesuar nje staff sorosianesh per ate pune.

    Reply to this comment
  5. "Horri i Bulevardit" January 20, 14:37

    Zoti kryeminister, te besh sot nje thirrje qytetare, eshte anakronike, se qytetin sot e kane zaptuar sejmenet e Saliut, ata qe ne pjesen e zbardhur nga fotografija e Enver Hoxhes, ne dhomen e pritjes e zevendesuan me fotografine e vucidolasit Sali.
    Sot ti ben nje thirrje, qe ska te beje aspak me politike, por qe eshte nje thirrje normale, per ti thene shqiptareve, qe paguani detyrimet, qe jane normale ne cdo shtet, dalin llapaqenet e Saliut si ky info rakitike dhe kujton se e ke bere te gajqsesh, se detyrimet per rracen e hajduteve berishiane, jane te panjohura.

    Reply to this comment
    • info analitike January 20, 16:36

      Po mjaft o Qyfyri i Bulevardit se u dehe me perrallat e Rames e nuk po merr vesh fare se si po tallet me ty.
      Te degjosh keto thirrje nga Rama nuk eshte anakronike por qesharake sepse eshte njesoj si moralin te ta beje i pamoralshmi.
      Po me ty eshte kot te debatohet se ti je militant ekstremist.

      Reply to this comment
  6. Kris 1 January 20, 17:57

    dakort nipce,
    Ne do bejme pune bindese vec ti na promovo sa me shume ekspozita.Ne Europe e me gjere.
    Ta besh shqiperine ku lame leshte nje burim arti ,Nje Hollivud ne zemer te ballkanit.
    Bashkepuno dhe me Saliun dhe Imamin.

    Reply to this comment
  7. erion January 20, 20:54

    Letra e kryeministrit me kujton Suden e fajdeve.
    Sillni njerez te rinj qe te vazhdoje loja i thoshte atyre qe shkonin te merrnin fitimet.
    Firme piramidale drejton apo shtet o Edi?
    Qe te paguajne sigurimet njerezve duhet tu dalin leket per te jetuar dhe duhet te kene besim tek shteti.Shumica luftojne per buken e gojes dhe sa per besim te Edi&Like.Company e veshtire duket.

    Reply to this comment
  8. rezart January 20, 20:55

    KOMENT I HAPUR PER ZOTIN RAMA!
    Jemi nje grup pensionistesh nga Laberia!Degjuam se po beni reforme per pensionet,por deri tani nuk na ka thene njeri se cfare do perfitojme ne qe jemi sot pensioniste!
    Nga te 9 shoket qe jemi e luajme domino cdo dite,KAFE pijme nje dite po nje dite jo!
    Pensionin me te madh nga ne e merr nje i PERSEKUTUAR,ndersa me i varfri eshte nje ish oficer,qe kur e liruan nga ushtria erdhi ne lagjen tone nga Kukesi dhe ngeli pa shtepi.I premtuan se do t’i jepnin kredi nga ushtria per te blere shtepi,por ai edhe sot me QIRA jeton,packa se ka 4 femije ne shkolle dhe 2 vajza per te martuar.Atij i japim ne nga nje kafe cdo jave se bashku me nje ish kooperativist,qe nuk e punonte token vete si pleqeri dhe ua la kushurinjve!
    Dy nga ne kane qene mesues ne fshat dhe thone se me mire ne fshat,se ktheheshim ne shtepi me ndonje traste me veze,qumesht,mish,fruta,zarzavate et,qe na i jepnin femijet,ndersa sot nuk i japim dot nipave e mbesave dot nje akullore se per me shume nuk kemi!!
    Degjuam se ke bere reforme dhe u gezuam ,qe nje pensionisti sefte u kishte dale pensioni 271 mije leke!!
    U habitem dhe kemi 4-5 dite qe hahemi me sho-shoqin se do jene leke te rinj apo te vjeter!
    Njeri nga mesuesit thoshte se kryeministri nuk flet me leke te vjetra se nuk eshte OSMAN GAZEPI,ndersa ish oficeri thoshte se duhet te jene me leke te vjetra,por kryeministri e thote keshtu perr te na kenaqur veshin,packa se xhepin nuk na e kenaq!!
    Po mire tha nje nga ne qe ka punuar ne komunale,ketij pensionistit i paska dale 271 mije leke pensioni,qe nuk ka filluar te derdhi kontribute me shume nga ne me ligjin e ri,po ne pse nuk na e rritin?
    A e di kryeministri se ne 10 pensioniste me kushte te njejta asnjeri nuk merr pension njelloj?
    Doemos kush ka miq apo paguan nen dore i del pensioni me i larte se ndryshe nuk ka se si te jete!
    Po mire,mo tha ish oficeri,A NUK KA NJERI QE T’I KONTROLLOJE KETA TE PENSIONEVE??
    Se na del qe as PROKURORET,AS GJYQTARET,AS KETA TE SIGURIMEVE SHOQERORE,AS MJEKET,AS MESUESIT ,AS POLICET,AS DOGANIERET,AS TATIMORET etj,etj NUK I KONTROLLON NJERI DHE BEJNE SI TU DOJE QEJFI?
    Dhe thone PSE KA KORRUPSION???
    Si te mos kete korrupsion kur keta palo shtetare nuk i kontrollon njeri???
    Gjyqtaret dhe prokuroret thone jemi te PAVARUR,JEMI PUSHTET ME VEHTE dhe vjen puna qe u rrezohen vewndimet atje lart,por gjyqtarin nuk e gjen gje!!!
    Kur ku palo gjyqtar shkel ligjet dhe i jep te drejte atij qe nuk i takon,o ka MARRE LEKE,O KA MARRE URDHER,o ESHTE NGA ATA TE PLEPAVE dhe ev ka vene PARTIA per te mbuluar PARTINE kur te kete HALL te madh!

    Po mire tha mesuesi tjeter,habitem se si mund te kete kaq kompetenca nje gjyqtar i vewtem ne gjykatat e shkalles se pare dhe vendos per PRONEN TENDE,PARATE E TUA APO TE DREJTEN TENDE???
    Cfare u be ky njeri i vetem:PERENDI???
    Zoti kryeminister,ke thene se do RILINDIM SHQIPERINE,por me kete VRULL qe ke marre BREZI YNE nuk do ta shohim gjalle ate!
    Sic duket,meqe po i qani me shume hallet e ish te PERNDJEKURVE POLITIKE,qe 90% e tyre jane denuar per vjedhje e rrahje,beni mire te nderroni emrin e PARTISE nga SOCIALISTE NE……………….. NACIONALISTE!!!
    KUJDES SE ILIR META PO TE FUT UJE NEN RROGOZ sic ia futi Sali Berishes!!!
    Ka mundesi qe ai te shkoje te FLEJE PRAP ME MULLIXHIUN!!!

    Reply to this comment
  9. askushi January 20, 21:09

    po merrja sales more kryelesh dhe derdh pak nga xhepi yt dhe i shokeve te ty ne parlament, pse duhet te paguajne niprit kur ska as pune dhe as te ardheme apo shprese per te gjetur!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*