Rama: Llogaridhënia publike, ndërveprim real me njerëzit e zakonshëm

July 5, 2018 09:21

Rama: Llogaridhënia publike, ndërveprim real me njerëzit e zakonshëm

Kryeministri Edi Rama ka sjellë ditën e sotme dëshmi të një tjetër qytetari, të cilës iu zgjidh problemi përmes fushatës së llogaridhënies.

Rama shprehet se llogaridhënia publike ishte takim real për hallet e popullit, dhe e dëshmon atë përmes historisë së një gruaje nga Cërriku.

Gruaja ngriti si problem të parë mos marrjen e tapisë së shtëpisë, duke thënë se pas regjistrimit në portalin ‘Shqiperiaqeduam.al’, mori zgjidhje.

Gjithashtu tha se i kanë humbur vitet e punës për pensionin, ku pas ankesës qytetarja shprehet se zgjidhja është në proces.

Ajo u ankua edhe për paketën e kontrollit shëndetësor chek up, duke shprehur si shqetësim se pap test dhe mamografia nuk janë të përfshira, por në këtë moment Rama iu përgjigj se çdo gjë është falas.

Në videon që gjeni më poshtë gruaja tregon se i bëri edhe kontrollet shëndetësore falas.

“Me këtë tjetër dëshmi nga plot si kjo që provojnë se fushata e llogaridhënies publike ishte një ndërveprim real me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm, në funksion të ndërtimit çdo ditë të koalicionit me ta për Shqipërinë që duam, përtej cinizmit, sharjeve e përqeshjeve të shumëkujt që e harron ku ishim dhe nuk do të shikojë se sa shumë kemi bërë e se sa shumë më tepër akoma duam e kemi mundësi të bëjmë së bashku, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


l.h/ dita

July 5, 2018 09:21
Komento

1 Koment

  1. info analitike July 5, 16:31

    Karagjozlleqet e nje krieministri ne nje dite mesvere!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*