Rama, luhatje tensioni gjatë takimit në Burrel, merr mjekim në spital

Redaksia Online February 13, 2013 13:44

Rama, luhatje tensioni gjatë takimit në Burrel, merr mjekim në spital

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shtrua në urgjencën e spitalit të Burrelit për të marrë serum. Burimet nga selia rozë bënë të ditur se Rama ka pasur luhatje tensioni gjatë një takimi të zhvilluar në Burrel ndaj menjëherë ka zgjedhur spitalin e Burrelit për të marrë nja serum.

Zyra e shtypit në selinë e Partisë Socialiste bëri të ditur se gjendja e Ramës është stabilizuar.
“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Burrelit. Gjatë kësaj vizite Kryetari Rama ka pasur luhatje tensioni. Mjeku i Spitalit të Burrelit z.Hasan Ceni konfirmon se pas një trajtimi të shkurtër me serum gjendja shëndetësore e Kryetarit të PS Edi Rama është stabilizuar.
Aktualisht Kryetari i Partisë Socialiste ka filluar takimin e planifikuar me mjekët e spitalit të Burrelit, në kuadër të javës së shëndetësisë. Më pas axhenda e tij do të vazhdojë me takime po në qytetin e Burrelit dhe në orët e pasdites në Tiranë”, thotë zyra e selisë rozë.

Redaksia Online February 13, 2013 13:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim